Exhibition / Altin Krasniqi, Blerta Hoçia, Donika Ҫina / “Spring Airlab Exhibition” / T.I.C.A; ZETA / 4th – 17th of September, 2019 / Tirana
“Spring Airlab Exhibition 2019” is the closing exhibition of the artist’s residency program for the spring term, it comes as a collaboration between the Institute of Contemporary Art in Tirana (TICA) and Zeta Centre, with the support of the Albanian Ministry of Culture. The exhibition will be open to public from 4th – 17 th September 2019. Participating artists: Altin Krasniqi, Blerta Hoçia and Donika Ҫina have conducted their research over a two-month period. The exhibition presents the progress of the research, as well as the conclusions the artists have reached regarding the city, the individual’s psychological world, or the memorable experiences of what surrounds us.
Altin Krasniqi is presented with a video installation called “Still Untitled”, through which he tries to examine times of violence, deportation and peace. What is gained from this creation is the thought of fragility, the fragility of the boundary between what is tangible and what is imaginative: a teenager confesses the ordeal of his military journey. It involves the unexpected, the dangers, the eliminations, until you finally realize that this is but a tale of a non-existent event that was nothing more than a technological “war” game. A dog toy, gift to the author at age 5, a time when his family and many Kosovo families left their homes to survive, ironically links the controversy within the video installation as an attempt to understand the human psyche, who in times of war painfully seeks peace and, irresponsibly, in times of peace, entertains himself with the idea of war.
Sequentially follows another creation, Blerta Hoçia’s “Manifest of Survival,” where she combines the image and the word to bring to the exhibition miserable urban suburbs or corners. Departure from the glittering centre resembles the departure of the Buddha from life’s splendour, coupled with the persistent curiosity to know the other side of human life. Such passing brings the cognitive experience gained through life; self-acceptance (including descent); rejection of social organization; the serenity gained after every ordeal. Memory (personal and social) is important in her creative work; it helps her to interact with the past in order to understand the present.
In this interaction the spiritual and emotional trait is essential. We say the same truths, but not necessarily with the same heart, and this affects the desired outcome. Donika Çina presents this at the exhibition by shaping it through a television recording of a show she has been invited to. The show is transmitted by two screens and a transcription device: they are the same speakers, the same subject matter, the same studio and more or less the same content, except without the same emotional excitement from the first recording to the second. Her installation work (“Pepper’s ghost”), released through the media, leaves viewers free to maintain their own stand as they face a new perspective.
* Altin Krasniqi (1994, Kosovo) is an artist living and working in Prishtina, Kosovo. He works mainly with the media of painting, drawing, and installation. He graduated for visual arts and painting at the AAB College, Prishtina (2017). He is the finalist of “The Artists of Tomorrow” Award (2018), Stacion – Center for Contemporary Art, Prishtina; the winner of the second prize and participant at the “Urgjencat delikate” workshop, “Cittadellearte”, Italy and Art House, Shkodër (2017).
* Blerta Hoçia (1984 Tirana) is an artist and curator from Albania, living between Tirana and Pristina. She completed her degree in Painting Techniques at the Academy of Florence, Italy. Previously she was curator at Miza Gallery, an artist-running space in Tirana and the Head of the Archive at “Marubi National Museum of Photography”. She is an artist with several personal and collective exhibitions. Her solo exhibitions include “The Demiurge”, Sala Rosa, Siena Italy (2012); “In the absence of external forces do not possess my own form” Magma Florence, Italy (2013) and “I thought of you so hard” Zeta Galeri, Tirana (2016). She participated in several collective exhibitions and art fairs, among them “Emergenz”, Berlin (2013); “Supermarket” Stockholm (2015); “Parallel Vienna” (2017); “Ardhje” Award Tirana (2014) and “Muslim Mulliqi” Prize, Prishtina (2018).
* Donika Çina is from Albania. She usually works in the medium of video art, video installation and short movies. She graduated from the Faculty of Visual Art – Multimedia, at the Academy of Arts in Tirana and continued to study photography and video at the University of Arts and Design in Cluj-Napoca, Romania and further in the class of Candice Breitz at the University of Art in Braunschweig, Germany. She has been part of numerous national and international exhibitions and projects like: “Abania is not Cuba” curated by Amy Zion, Havana, Cuba; “Dejeuner avec Marubi”, curated by Annmarie Turk, Belvedere 21, Vienna, Austri; “Ylli me pesë cepa”, Zeta Gallery, Tirana Albania; “In-Between”, Zeta Gallery, Tirana, Albania; “Ardhje” Award 2016, Zeta Gallery, Tirana Albania etc.
***
Ekspozitë / Altin Krasniqi, Blerta Hoçia, Donika Çina / “Spring Airlab Exhibition” / T.I.C.A; Galeria Zeta / 4 – 17 shtator 2019 / Tiranë
“Spring Airlab Exhibition 2019” është ekspozita përmbyllëse e programit të rezidencave të artistëve për periudhën e pranverës, e cila vjen si bashkëpunim midis Institutit të Artit Bashkëkohor në Tiranë (T.I.C.A) dhe Qendrës Zeta, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, hapur për publikun në datat 4 – 17 shtator 2019.
Artistët pjesëmarrës: Altin Krasniqi, Blerta Hoçia dhe Donika Çina kanë kryer hulumtimet e tyre përgjatë një kohe dymujore. Ekspozita paraqet si ecurinë e hulumtimeve, si përfundimet në të cilat artistët kanë mbërritur në lidhje me qytetin, botën psikologjike të individit, apo përjetimet kujtesore të asaj çka na rrethon.
Altin Krasniqi paraqitet me një video-instalacion emërtuar “Ende e patitulluar” përmes të cilit përpiqet të shqyrtojë kohën gjatë dhunës, dëbimit dhe paqes. Ajo çka përftohet prej këtij krijimi është mendimi mbi brishtësinë e fijes kufitare që qëndron midis së prekshmes dhe përfytyrueses: një adoleshent rrëfen peripecitë e rrugëtimit të tij luftarak. Përfshihen në të të papritura, rreziqe, eliminime, derisa në fund ti kupton se ky s’është veçse rrëfimi i një ngjarjeje të paqenë, që s’pati qenë tjetër veçse një lojë teknologjike “luftash”. Qeni-lodër, dhuratë për autorin në moshën 5-vjeçare, kohë kur familja e tij dhe shumë familje të Kosovës u larguan nga shtëpitë e tyre për të mbijetuar, lidh ironikisht kundërshtinë brenda video-instalacionit, si një përpjekje për të kuptuar psikikën njerëzore, e cila në kohë lufte kërkon dhimbshëm paqen dhe, me papërgjegjshmëri, në kohë paqeje, argëtohet me idenë e luftës.
Në vijimësi logjike vjen krijimi tjetër, “Manifesti i mbijetesës”, i artistes Blerta Hoçia, e cila ndërthur pamjen dhe fjalën për të sjellë në ekspozitë rrethina ose kënde të mjerueshme qytetëse. Largimi prej qendrës vezulluese përngjet me largimin e Budës nga shkëlqimi jetësor, shoqëruar kjo me kureshtjen këmbëngulëse për njohjen e anës tjetër të jetës njerëzore. Kalim ky që sjell domosdoshmërisht përvojën njohëse përgjatë jetës; pranimin e vetvetes (përfshi këtu prejardhjen); mospranimin ndaj organizimit shoqëror; qetësinë e fituar pas çdo peripecie. Kujtesa (vetjake dhe shoqërore) është e rëndësishme në punën e saj krijuese; ajo e ndihmon të ndërveprojë me të kaluarën për të kuptuar të tashmen.
Në këtë ndërveprim është thelbësor tipari shpirtëror, emocional. Ne themi të njëjtat të vërteta, por jo domosdoshmërisht me të njëjtën zemër dhe kjo ndikon në përfundimin e dëshiruar. Donika Çina e paraqet këtë në ekspozitë duke i dhënë formë nëpërmjet një regjistrimi televiziv të një emisioni ku ajo vetë ka qenë e ftuar. Emisioni përcillet njëherazi nga 2 ekrane dhe një pajisjeje transkriptuese: janë të njëjtët folës, e njëjta tematikë, e njëjta studio dhe pak a shumë e njëjta përmbajtje, veçse pa të njëjtin ngacmim emotiv nga regjistrimi i parë në të dytin. Vepra e saj instalative (“Pepper’s ghost), ardhur përmes formës mediatike, i lë të lirë shikuesit në mbajtjen e qëndrimit vetjak teksa përballen me një këndvështrim të ri.
* Altin Krasniqi (1994, Kosovë) është artist që jeton e punon në Prishtinë, Kosovë. Krijimet e tij lidhen kryesisht me pikturën, vizatimin, videon dhe instalacionin. Ka marrë mësime për arte pamore dhe pikturë në Kolegjin AAB, Prishtinë (2017). Ai është finalist i çmimit “Artistët e së nesërmes” (2018), Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor, Prishtinë; është fitues i çmimit të dytë dhe pjesëmarrës në workshop-in “Urgjencat delikate”, Cittadellearte, Itali dhe Art House, Shkodër (2017).
* Blerta Hoçia (1984, Tiranë) është artiste dhe kuratore, që jeton midis Tiranës dhe Prishtinës. Ajo mbaroi studimet e saj për teknikat e pikturës në Akademinë e Firences, Itali. Ka punuar si kuratore në galerinë Miza dhe shefe e arkivit në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Ekspozitat e saj vetjake përfshijnë “The demiurge”, Sala Rosa, Siena, Itali (2012); “In the absence of external forces do not possess my own form”, Magma Florence, Itali (2013) dhe “I thought of you so hard”, galeria Zeta, Tiranë (2016). Ajo ka marrë pjesë në disa ekspozita të përbashkëta dhe panaire arti, ndër të cilat përmendim: “Emergenz”, Berlin (2013); “Supermarket”, Stokholm (2015); “Parallel Vienna” (2017); “Ardhje”, Tiranë (2014) dhe çmimi “Muslim Mulliqi”, Prishtinë (2018).
* Donika Çina (1988, Korçë) zakonisht punon në mediumin e video-artit dhe video-instalacionit. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Arteve Pamore, Atelieri i Multimedias, në Akademinë e Arteve, në Tiranë; më pas vazhdoi të studiojë fotografi dhe video pranë Universitetit të Arteve dhe Dizajnit në Cluj-Napoca të Rumanisë, si dhe në klasën e Candice Breitz në Universitetin e Artit në Braunschweig, Gjermani. Ajo ka qenë pjesë e ekspozitave dhe projekteve të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare si: “Albania is not Cuba”, kuruar nga Amy Zion, Havanë, Kubë (2019); “Dejeuner avec Marubi”, kuruar nga Annmarie Turk, Belvedere 21, Vjenë, Austri; “Ylli me pesë cepa”, galeria Zeta, Tiranë, Shqipëri; “In-Between”, galeria Zeta, Tiranë, Shqipëri; Çmimi “Ardhje” 2016, galeria Zeta, Tiranë, Shqipëri.