Exhibition / Hasan Nallbani / “The lives of others” / by Harabel Contemporary Art Platform, FAB Gallery / 22nd of January – 4th of February 2020 / Tirana
Harabel Contemporary Art Platform is pleased to invite you, on Wednesday, January 22nd 2020, to the opening of the personal exhibition of the renowned artist Hasan Nallbani, titled “The Lives of Others”, at the FAB Gallery, University of the Arts. The exhibition is curated by Ajola Xoxa and will remain open from January 22nd – February 4th, 2020.
About the artist:
Hasan Nallbani was born in 1934, in the city of Berat (Albania), where he completed his elementary education. In 1949 he attended the Jordan Misja art school in Tirana and has been a student of the painter Nexhmedin Zajmi until 1954, the year he started working as a scenographer at the National Theater in Tirana. He studied painting at the Higher Institute of Arts in Tirana (1959-1964), at the atelier of the painter Guri Madhi.
Among the first paintings presented by him are “Refugees”, as well as a variety of landscapes from Tirana. Hasan Nallbani won the third prize at the national art competition with a tableau titled “Letër nga shtabi” (“Letter from Headquarters”) (1968); his personal exhibition was presented at the National Gallery of Art (1984); in the same year he participated in the Alexandria Biennale (Egypt);he has also exhibited his works at the Ankara Biennale (Turkey) (1986-1988); after the 1990s he continued with a series of exhibitions in Tirana (GKA), Berat, Vlora, Shkodra etc .; he has also had exhibitions in France (1993), in “Magazine” and in “Mediterranea” in Bari (Italy), (1998); he was named Best Visual Artist of the Year (2008) and was recently awarded the prize of the international competition “Onufri” (2010).
Hasan Nallbani is the designer of the iconography museum “Onufri” situated in the auxiliary facilities of St. Mary’s Cathedral in Berat Castle.
***
Ekspozitë / Hasan Nallbani / “Jetët e të tjerëve” / nga Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel, galeria FAB / 22 janar – 4 shkurt 2020 / Tiranë
Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës vetjake të artistit të mirënjohur Hasan Nallbani, emërtuar “Jetët e të tjerëve”, ditën e mërkurë 22 janar 2020, në Galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve. Ekspozita është kuruar nga Ajola Xoxa. Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë datave 22 janar – 4 shkurt 2020.
Rreth artistit:
Hasan Nallbani ka lindur në vitin 1934, në qytetin e Beratit (Shqipëri), ku kreu edhe arsimin tetëvjeçar. Filloi të ndjekë liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë në vitin 1949 dhe që prej atij viti ka qenë student i piktorit Nexhmedin Zajmi deri në vitin 1954, vit në të cilin punoi si skenograf në Teatrin Popullor në Tiranë.
Studimet e larta i kreu për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, (1959-1964), në atelienë e piktorit Guri Madhi. Ndër tablot e para të paraqitura prej tij renditen “Refugjatët”, si dhe një sërë peizazhesh nga Tirana.
Hasan Nallbani ka fituar çmimin e tretë në konkursin kombëtar të artit me tablonë “Letër nga shtabi” (1968); është paraqitur me ekspozitë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve (1984); po në të njëjtin vit ka marrë pjesë në Bienalen e Aleksandrisë (Egjipt); ka ekspozuar në Bienalen e Ankarasë (Turqi) (1986-1988); pas viteve ’90 ka vijuar me një sërë ekspozitash në Tiranë (GKA), Berat, Vlorë, Shkodër etj.; ka ekspozuar në Francë (1993), në “Magazin” dhe në “Mediterranea” në Bari (Itali), (1998); është cilësuar Artisti Pamor më i Mirë i Vitit (2008) dhe është vlerësuar së fundmi me çmimin e konkursit ndërkombëtar “Onufri” (2010).
Hasan Nallbani është projektuesi i muzeut ikonografik “Onufri” në mjediset ndihmëse të katedrales së “Shën Marisë” në kalanë e Beratit.