Exhibition / Veronika Eberhart / “9 is 1 and 10 is none” / Bazament Art Space / September 5th – 28th, 2018 / Tirana
The personal exhibition of Austrian artist Veronika Eberhart is presented by Bazament Art Space on September 5th – 28th, 2018.
There are four stops inside the exhibition and the focal point is the video film “9 is 1 and 10 is none”. From the content point of view the video in itself intertwines issues related to different phenomena (social, political, economic) and from the artistic point of view they are treated in a very special way. The video is a summary of ideas by Italian-American philosopher Silvia Federici, in the book “Caliban and the Witch”.
An abandoned wood-workshop where visitors with strange costumes, even for the surroundings, interact with each other but also with the environment, conveying certain voices through interplay between them, through choreographic steps as well as through bodily performances.
The sound in the video is a feature that interacts with the plans; they change according to its tempo.
Performances between performing groups place man face to face and side by side with one another, thus interrelating and consequently facing different standpoints. Nature, man and what man tries to build within nature are the focal points through which the video shifts. The arrangements move by reflecting the sky, the earth and the sky again, they move back outside and within the built environment. The impression created is that of the present human elements (witches) coming from a distant world, just like the work noises inside the workshop even though no work is carried out.
The other three works belong to different techniques: an abstract space sculpture with the basic colours of the film; a triangular, triple in number and colouring; as well as a set of 7 transforming shapes of a drawing by artist Hans Baldung Grien. In seven paper surfaces, Hans’s drawing is severed into triangles, always irregular and occasionally blurry.
* Veronika Eberhart is a visual artist and musician in Vienna (Austria). She has attended Sociology and Gender Studies at the University of Vienna and Copenhagen as well as the Visual Arts at the Vienna Academy of Fine Arts aiming at performing arts. Veronika Eberhart was honoured with the “Theodor Korner for Art” (2018) prize and received a “Visual Arts O1-Austrian Talent” scholarship (2016).
***
Ekspozitë / Veronika Eberhart / “9 është 1 dhe 10 është asgjë” / Bazament Art Space / 05 – 28 shtator 2018 / Tiranë
Ekspozita personale e artistes austriake Veronika Eberhart paraqitet nga Bazament Art Space në datat 05 – 28 shtator 2018.
Katër janë ndalesat në brendësi të ekspozitës dhe kryeqendra është pikërisht materiali filmik emërtuar “9 është 1 dhe 10 është asgjë”.
Nga pikëpamja përmbajtësore krijimi ndërthur në vetvete problematika që kanë lidhje me dukuri të ndryshme (sociale, politike, ekonomike) dhe që nga pikëpamja artistike trajtohen në një mënyrë krejt të veçantë. Ai është një përmbledhje e ideve të filozofes italo-amerikane Silvia Federici në librin “Kalibani dhe shtriga”. Një mjedis i braktisur punishteje druri ku vizitorë me kostumografi të çuditshme për vendin përkatës ndërveprojnë me njëri-tjetrin, por edhe me mjedisin, duke përcjellë kumte të caktuara përmes bashkëveprimit midis tyre, nëpërmjet hapash koreografikë, me anë performancash trupore po ashtu.
Tingulli në video është tipar i cili bashkëvepron me planet; ato ndryshojnë sipas ritmit të tij.
Performancat ndërmjet grupimeve performuese e vënë njeriun përballë dhe përbri tjetrit, pra, në marrëdhënie dhe për pasojë në qëndrime të ndryshme.
Natyra, njeriu dhe ajo çka njeriu përpiqet të ndërtojë brenda natyrës janë pika nëpër të cilat lëviz filmimi. Planet kalojnë duke pasqyruar qiellin, tokën e sërish qiellin. Lëvizin sërish duke shkuar jashtë dhe brenda mjedisit të ndërtuar. Krijohet përshtypja se elementët e pranishëm njerëzorë (shtrigat) vijnë nga një botë e largët, ashtu si zhurmat e punës brenda në punishte teksa nuk punohet aspak.
Tri punimet e tjera u përkasin teknikave të ndryshme: një skulpturë abstrakte hapësinore me ngjyrat bazë të filmit; një trekëndor i trefishtë në numër dhe ngjyrim; si edhe një tërësi prej 7 formësimesh shndërruese të një vizatimi të artistit Hans Baldung Grien. Në të shtata sipërfaqet e letrës, vizatimi i Hansit vjen copëtuar në trekëndorë, përherë çrregulltazi, herë pas here turbull.
* Veronika Eberhart është artiste pamore dhe muzikante në Vjenë (Austri). Ajo ka ndjekur studimet mbi Sociologjinë dhe Studimet Gjinore në Universitetin e Vjenës dhe të Kopenhagenit, si dhe Artet Pamore në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë me synim artin e performancës. Veronika Eberhart është nderuar me çmimin “Theodor Korner për Art” (2018) dhe ka marrë bursë për “Visual Arts O1-Austrian Talent” (2016).