Screening / DokuFest / by Harabel Contemporary Art Platform at Tirana Open Air / 26th of July 2019 / 9:00 pm
Harabel Contemporary Art Platform and DokuFest are pleased to invite you for a movie screening on the evening of July 26th 2019, at 9:00 pm, at Tirana Open Air.
The DokuFest festival team, composed by artistic director Vetion Nurkollari, festival director Nita Deda, executive director of the organization Linda Llulla and the short film programmer Samir Karahoda will focus on this year’s festival program and will also talk with the participants about the selected films which will be screened this evening in Tirana.
As a comprehensive event for each age group, the 18th edition of DokuFest comes with a program featuring 280 films that will be screened in open-air cinemas in Prizren. Out of all, the selected films for the public of Tirana are: Crannog (Isa Rao, United Kingdom, 2018); Skin (Guy Nattiv – United States, 2018); Story (Jola Bańkowska – Poland, 2019); Last year when the train passed by (Pang-Chuan HUANG – France/Taiwan, 2018)
***
Projektim / DokuFest / nga Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel tek Tirana Open Air / 26 korrik 2019 / ora 21:00
Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel dhe DokuFest kanë kënaqësinë t’ju ftojnë për disa projektime filmike mbrëmjen e 26 korrikut 2019, ora 21:00, në Tirana Open Air.
Ekipi i festivalit DokuFest, përbërë nga drejtori artistik Vetion Nurkollari, drejtoresha e festivalit Nita Deda, drejtoresha ekzekutive e organizatës Linda Llulla dhe programuesi Samir Karahoda, do të përqendrohen gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit te programi i sivjetëm i festivalit, si dhe do të diskutohet gjithashtu rreth filmave të përzgjedhur për t’u paraqitur këtë mbrëmje në Tiranë.
Si një ngjarje gjithëpërfshirëse për çdo grupmoshë, edicioni i 18-të i DokuFest-it vjen sivjet me një program që përmban 280 filma, të cilët do të shfaqen në kinematë e hapura në Prizren. Nga kjo tërësi, filmat e përzgjedhur për publikun e Tiranës janë: Crannog (Isa Rao, Mbretëri e Bashkuar, 2018); Skin (Guy Nattiv, SHBA, 2018); Story (Jola Bańkowska, Poloni, 2019); Last year when the train passed by (Pang-Chuan HUANG, Francë/Tajvan, 2018).