Exhibition / Anna Ehrenstein / “Tales of Lipstick and Virtue” / Bazament Art Space / October 24th – December 20th, 2019 / Tirana
The German artist of Albanian descent, Anna Ehrenstein, will hold her personal exhibition “Tales of Lipstick and Virtue” at the “Bazament Art Space” from October 24th to December 20th, 2019. The exhibition is held in collaboration with the German Embassy in Tirana.
Because of her dual ethnicity, perhaps, in this exhibition the artist in question did not wish to elaborate on the meaning of national identity. Also, she does not prefer to focus on what has already been repeated, namely poverty, the consequences of communism, and so on. She decided to focus on a different Albania and the female class (Albanian women), which are exemplary everywhere. Portraits of women selected by the artist affirm their femininity especially through brightly coloured dresses. The women she selected for this exhibition have a “special relationship with the material culture”.
Anna uses photography, installation and video in the exhibition to artistically highlight contemporary issues related to authenticity, human gender, social class, self-representation, racial prejudice, etc., issues that affect the majority of the society. The photographic perspective contains mainly portraits of women in Albania; documentary, fashion and advertising photography; feminine ornaments; cheap goods or window display reflections of Tirana’s showing discounted prices.
In reflecting this extreme, hyper-feminine aesthetic, it seems that the artist, while drawing inspiration from everyday life and the mass, tries to show her own perspective, which bears opposition to the stereotypes surrounding Albanian women. Evidently, their hyper-feminism resembles an act of rebellion; where through clothing they oppose possession / rule / oppression from one sex to another and from political and social systems.
Also, the artist “forces” us to turn our attention to the false glitter and the reasons this culture rose in Albania. The explosion of late capitalism and at the same time the phenomenon of globalization in this country explains the so-called “luxury” trends in Albanian society. It is precisely this tendency to false glamour (pseudo-luxury) that can undermine Albanian culture, presenting it as backward and non-original.
In her artistic activity, Anna Ehrenstein prefers working with diverse social communities. She is attracted by popular culture and the means of mass interaction. And what may sound ordinary to everyone, to the artist in question, is simply different and no less valuable than anything else. Anna raises questions through her exhibit, by placing elite and popular culture face to face as well as truth versus falsehood.
* Anna Ehrenstein is of Albanian descent and was born in Germany in 1993. She graduated from Dortmund University with a degree in photography. Since then, her artistic approach combines photography, video, installation and live performances, through which she focuses on the concepts of gender, of class and power. Selected publications: “Tales of lipstick and virtue”, Edition Bessard, Paris, FR; “Authority can appear as a cosmic nebula”, self-published, DE; n*a*I*l*s, District Berlin & lothringer 13, Munich, DE. Selected solo shows: bazament Tirana, AL; bibliothekswohnung Berlin, DE; galerie lichtblick Cologne, DE; circulations museum centquatre Paris, FR; warte für kunst kassel, DE; landskrona fotofestival, SE; Galerie Sira, Zagreb, HR. Anna Ehrenstein has also participated in a number of joint exhibitions, workshops and art meetings.
***
Ekspozitë / Anna Ehrenstein / “Tregime me virtyt e buzëkuq” / Bazament Art Space / 24 tetor – 20 dhjetor 2019 / Tiranë
Artistja gjermane me origjinë shqiptare Anna Ehrenstein zhvillon ekspozitën vetjake “Tregime me virtyt e buzëkuq” në “Bazament Art Space” që prej 24 tetorit deri më 20 dhjetor 2019. Ekspozita zhvillohet në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Tiranë.
Për shkak të përkatësisë së dyfishtë etnike ndoshta, tek artistja në fjalë nuk lindi dëshira për të shtjelluar kuptimin e identitetit kombëtar në ekspozitën e saj. Gjithashtu, ajo nuk ka parapëlqyer të përqendrohet tek ajo çka është shumëpërsëritur tashmë, pra, te varfëria, pasojat e komunizmit etj. Ajo vendosi të përqendrohet tek ajo Shqipëri dhe tek ajo shtresë femërore (gra shqiptare), të cilat shembëllejnë të kudondodhshme. Portretet e grave të përzgjedhura nga artistja pohojnë feminitetin e tyre sidomos përmes veshjeve me ngjyra të ndezura. Ajo zgjodhi për këtë ekspozitë gra me një “marrëdhënie të veçantë me kulturën lëndore (materiale)”.
Anna përdor në ekspozitë fotografinë, instalacionin dhe videon, për të përvijëzuar artistikisht çështje bashkëkohore që lidhen me origjinalitetin, gjininë njerëzore, klasën shoqërore, vetëpërfaqësimin, paragjykimet racore, etj., pra, çështje që prekin pjesën mbizotëruese të shoqërisë. Këndvështrimi fotografik përmban kryesisht portrete të grave në Shqipëri; fotografi dokumentare, të modës dhe reklamave; mjete femërore zbukurimi; mallra të lirë apo pasqyrime ballinash (vitrinash) me ulje çmimesh nga dyqanet e Tiranës.
Në pasqyrimin e kësaj estetike të skajshme, hiperfemërore, duket se artistja, ndërsa merr frymëzim nga jeta e përditshme dhe masivja, përpiqet të tregojë këndvështrimin vetjak, i cili mbart kundërshtimin ndaj stereotipeve që rrethojnë gratë shqiptare. Dukshëm, hiperfeminiteti i tyre shembëllen si një akt rebelimi; ku përmes veshjes kundërshtohet zotërimi/sundimi/shtypja që nga njëra gjini kundrejt tjetrës e deri tek ato nga sistemet politiko-shoqërore.
Po ashtu, artistja na “detyron” të kthejmë vëmendjen te shkëlqimi i rremë dhe arsyet që e lindën atë në Shqipëri. Shpërthimi i kapitalizmit të vonë e njëkohshësisht edhe i dukurisë së globalizimit në këtë vend shpjegon prirjet e ashtuquajtura “luksoze” në shoqërinë shqiptare. Pikërisht kjo, prirja ndaj shkëlqimit të rremë (pseudo-luksi), mund të cenojë kulturën shqiptare, duke e paraqitur atë si të prapambetur dhe jozanafillore (joorigjinale).
Në veprimtarinë e saj artistike, Anna Ehrenstein i jep përparësi punës me bashkësi të ndryshme shoqërore. Atë e tërheq kultura popullore dhe mjetet e ndërveprimit masiv. Dhe ajo që mund të tingëllojë a shembëllejë e rëndomtë për gjithkënd, për artisten në fjalë është thjesht e ndryshme dhe jo me më pak vlerë se diçka tjetër. Anna ngre plot pyetje nëpërmjet ekspozitës së saj, duke vënë përballë njëra-tjetrës kulturën elitare me atë popullore, si dhe të vërtetën kundrejt së pavërtetës.
* Anna Ehrenstein është me origjinë shqiptare, por ka lindur në Gjermani në vitin 1993. Ajo është diplomuar për studime në fushën e fotografisë në Universitetin Dortmund. Ndër botimet e saj të përzgjedhura, përmenden: “Tales of lipstick and virtue”- “Tregime me virtyt e buzëkuq” (botimet “Bessard”, Paris, Francë); “Authority can appear as a cosmic nebula” – “Autoriteti mund të paraqitet si një mjegullnajë kozmike” (vetëbotim, Gjermani); n*a*I*l*s (District Berlin & Lothringer 13, Mynih, Gjermani). Ekspozitat e saj vetjake janë zhvilluar në: Bazament Art Space, Tiranë (Shqipëri); Bibliothekswohnung Berlin (Gjermani); Galerie Lichtblick, Cologne (Gjermani); Circulations Museum Centquatre, Paris (Francë); Warte für kunst, Kassel (Gjermani); Landskrona Fotofestival (Suedi); Galerie Sira, Zagreb (Kroaci). Anna Ehrenstein ka marrë pjesë edhe në një sërë ekspozitash të përbashkëta, punëtorìsh dhe takimesh artistike.