Exhibition / Kristo Krisiko / “Prologue/Epilogue” / FAB / 19th of December 2018 – 9th of January 2019 / Tirana
The exhibition “Prologue/Epilogue” by Kristo Krisiko, opened at the FAB gallery from 19th of December 2018 to 9th of January 2019 in Tirana, has been curated by Ardian Isufi and Sadik Spahija. The art work presented in this exhibition covers the decades before and after the 90s, thus, the restriction from the regime and the socialist art first and foremost and the migration to the neighbouring country, Greece. However, there is a common subject throughout his artistic activity and this is the human manifestation, highlighting the feminine graces, the greediness for her curves, the attraction and the strength at the same time.
Although the artist has tried to escape the “trap” of reflecting the “brand new socialist man” by focusing more on the human world rather than on the social movement, you can feel the lack of artistic freedom in comparison to the art work of the post-90s. Despite the change in the choice of “expressive language”, it is not difficult to feel the same sensitivity throughout both time creations. In the post-90s, the expressive form is indirectly understood, but at the same time the sensuality with which the female figure appears is much more sensitive and visible.
Another distinctive feature of his two-time creativity is stability and motion. His creations within the socialist realism are pure, with no obligatory symbols of that time, yet they mainly tend to meditate, while latter creations lean around the abstract and are generally transformations of continuity thus these creations sail into permanent motion.
The feminine figure is not only present in the disorderly space of the gallery, which resembles the artist’s atelier, but also in the corner named “The Alphabet of Love”, to continue with the huge objects in the interior of FAB gallery, as well as the external one of the University of Arts. The interactive harmony between the sexes occurs especially in the central part of the gallery through the predestined sculptural relief of the Bank of Albania (1988-1990), which contains youthful, lively figures on the move. (Project planned for the Bank of Albania, but not institutionalized, due to the change of political systems.)
* Kristo Krisiko was born in Libohova, Gjirokastra, in 1938. He is an Albanian sculptor and worked as a painter at the Porcelain Factory in Tirana (1958-68), before studying at the Department of Applied Arts at the Higher Institute of Arts of Tirana (1969-73). After graduating, he focused on pottery including sculpture thus expanding his creative field. His work is known for the remarkable styling of the figures as well as for the complexity of geometric patterns.
***
Ekspozitë / Kristo Krisiko / “Prolog/Epilog” / FAB / 19 dhjetor 2018 – 9 janar 2019 / Tiranë
Ekspozita “Prolog/Epilog” e artistit Kristo Krisiko, hapur në galerinë FAB që prej 19 dhjetorit 2018 deri më 9 janar 2019, në Tiranë, vjen e kuruar nga Ardian Isufi dhe Sadik Spahija. Krijimtaria e paraqitur në këtë ekspozitë prek dhjetëvjeçarët para dhe pas viteve ’90, për pasojë, kufizimin prej regjimit dhe artit socialist së pari e së dyti, mërgatën në vendin fqinjë, Greqinë. Sidoqoftë, ka një fill përshkues në gjithë veprimtarinë e tij artistike dhe kjo është shpërfaqja e njerëzores, duke vënë më së shumti në pah hiret femërore, lakimet përkatëse të saj, joshjen dhe forcën njëherazi.
Ndonëse artisti është përpjekur t’i shpëtojë “kurthit” të pasqyrimit të “njeriut të ri socialist” duke u përqendruar në botën njerëzore më shumë sesa në lëvizjen shoqërore, ndihet mungesa e lirisë artistike në krahasim me krijimtarinë e viteve të pas ’90-s. Porse nuk është e vështirë të ndihet e njëjta ndjeshmëri në krijimet e dy kohëve, pavarësisht ndryshimit në zgjedhjen e “gjuhës” shprehëse. Në vitet pas ’90-s forma shprehëse bëhet më pak e kuptueshme drejtpërsëdrejti, por njëkohësisht sensualiteti me të cilën shfaqet tashmë figura femërore është shumë më i ndjeshëm e i dukshëm.
Një tjetër tipar dallues midis krijimtarisë së tij të dy kohëve është qëndrueshmëria dhe lëvizja. Krijimet e tij brenda realizmit socialist janë të pastra, pa shenjimet (simbolet) detyruese të kohës, megjithatë ato priren drejt meditimit kryesisht, ndërsa krijimet e mëvonshme përsillen rreth abstraktes dhe paraqesin shndërrime përvijimesh përgjithësisht, pra, këto krijime lundrojnë në lëvizje të përhershme.
Figura femërore është e pranishme si në hapësirën e çrregullt në galeri, e cila i përngjason ateliesë së artistit, po ashtu në këndin emërtuar “Alfabeti i dashurisë”, për të vijuar me objektet e stërmëdha në mjedisin e brendshëm të galerisë FAB, si dhe në atë të jashtëm të Universitetit të Arteve. Harmonia ndërvepruese mes gjinive shpërfaqet sidomos në pjesën qendrore të galerisë nëpërmjet basorelievit paracaktuar për Bankën e Shqipërisë (1988-1990), basoreliev i cili përmban figura rinore plot gjallëri, në lëvizje. (Projekt i paracaktuar për Bankën e Shqipërisë, por i parealizuar institucionalisht, për arsye të ndërrimit të sistemeve politike.)
* Kristo Krisiko ka lindur në Libohovë, Gjirokastër, në vitin 1938. Ai është skulptor shqiptar dhe ka punuar si piktor në fabrikën e porcelanit në Tiranë (1958-68), para se të studionte në Departamentin e Arteve të Aplikuara në Institutin e Lartë të Arteve të Tiranës (1969-73). Pas diplomimit, ai u përqendrua në qeramikë, përfshiu skulpturën, duke zgjeruar kështu fushën e tij krijuese. Puna e tij është e njohur për stilizimin e shquar të figurave, si dhe për ndërlikimin e modeleve gjeometrike.