Exhibition / “South by the Sea II – Where the Roads are paved with gold” / Galeria e Bregdetit / August 8th – September 10th 2021 / Radhimë, Vlora
The exhibition “Where the roads are paved with gold” was opened during August 2021 at Galeria e Bregdetit in Radhimë, Vlora, and will remain open until September 10th, 2021. This exhibition is the second session of South by the Sea, an annual exhibition of contemporary art through the voices of southern artists. Three of them participated in this second session dedicated to the social movement of Albanians 30 years ago and its invisible traces.
The event that inspired the artistic flow of the three artists Roland Runaj, Niku Alex Muçaj and Vangjush Vellahu, is the emigration of more than 20,000 Albanians to the shores of Italy on August 8, 1991. From Durrës to Bari, the ship named Vlora carried beyond its capacity passengers and the hope for better or minimally different living conditions, for roads paved in gold, according to the imagination of the post-communist Albania and Balkans. The shock of the Italian public of that time, during the television broadcast of the ship’s arrival, resembled the shock caused by fictional images, as the gap between what was transmitted on television and real life became palpable for many of them. The Vlora ship was followed by a very high number of smaller vehicles that crossed the Adriatic with illegal passengers, which can be summed up in about 700,000 Albanians who fled to Italy during the ‘90s.
The exhibition was built as a multifaceted narrative of the personal experiences of the three artists who have experienced emigration.
*Painter Roland Runaj, who works and lives in Vlora, has presented 7 pencil drawings to Galeria e Bregdetit. Among them, the largest shows around 300 portraits of the passengers of the Vlora ship, drawn by the artist over the course of a month. The other 6 drawings present images that are related to emigration and to departure from a more technical point of view. Some of the drawings show objects that are inextricably linked to sea voyage: a paper boat by the sea, a boy swinging on an anchor instead of a seesaw, and a cup floating in the sea, above the saucer. Other drawings deal with the act of leaving in a completely practical dimension: from the beach landscapes near the city of Vlora, the people who have emigrated have left nothing behind. The space they used to occupy has been erased, emptied from the materials, an inexistence which proves how absence can be the strongest presence.
*Niku Alex Muçaj, an Albanian artist based in Basel, is the author of “Lonely Tools”. His creations are diffused throughout the exhibition space of Galeria e Bregdetit and consist of agricultural tools (shovel, scythe, beak, etc.), positioned firmly and vertically on the ground, with the help of a concrete block. These tools were left without a role; they have been abandoned by the immigrants. The work they would accomplish will remain in abeyance in the absence of manpower. Their loneliness and immobility reminds the loss of human potential that follows emigration.
*Berlin-based visual artist Vangjush Vellahu has created the installation “A piece to remember” as a pile of objects scattered on the table. These items were collected by the artist during his travels, some of them belong to him and others have been found. Everything is on the table, starting from travel tickets to information books, glasses, identification documents, bank cards, etc. Secured inside plastic bags, the facilities carry stories that can be imagined by the visitors, but without being confirmed by anyone.
***
Ekspozitë / “South by the Sea II – Where the Roads are paved with gold” / Galeria e Bregdetit / 8 Gusht – 10 Shtator 2021/ Radhimë, Vlorë
Pranë Galerisë së Bregdetit në Radhimë, Vlorë, u çel gjatë gushtit 2021 ekspozita “Where the roads are paved with gold” (Ku rrugët janë shtruar me flori), e cila do të qëndrojë e hapur deri më 10 shtator, 2021. Ekspozita përbën seancën e dytë të South by the Sea (Jug pranë Detit), një shfaqje e përvitshme e artit bashkëkohor nëpërmjet zërave të artistëve jugorë. Tre syresh marrin pjesë në këtë radhë të dytë, të dedikuar ndaj lëvizjes shoqërore të shqiptarëve 30 vite më parë dhe gjurmëve të padukshme të saj.
Ngjarja që frymëzoi prurjet artistike të tre artistëve Roland Runaj, Niku Alex Muçaj dhe Vangjush Vellahu, është emigrimi i mëse 20,000 shqiptarëve drejt brigjeve të Italisë më 8 gusht, 1991. Nga Durrësi në Bari, anija e quajtur Vlora mbarti përtej kapaciteteve të saj pasagjerët dhe shpresën për kushte më të mira, ose minimalisht të ndryshme jetese, për rrugë të shtruara në flori, sipas imagjinatës së Shqipërisë dhe Ballkanit postkomunist. Tronditja e publikut italian të kohës, gjatë transmetimit televiziv të mbërritjes së anijes, ngjasonte me shokun e shkaktuar nga imazhe fiksioni, pasi hendeku mes asaj që përçohej në television dhe jetës së vërtetë u bë i ndjeshëm për shumë prej tyre. Çka pasoi anijen Vlora ishte një numër shumë i lartë i mjeteve më të vogla, të cilat përshkonin Adriatikun me pasagjerë ilegalë, që mund të përmblidhet në rreth 700, 000 shqiptarë të larguar drejt Italisë gjatë viteve ‘90.
Ekspozita është realizuar si një narrativë shumëfaqëshe e përvojave personale të tre artistëve që e kanë provuar emigrimin.
*Piktori Roland Runaj, i cili punon dhe jeton në Vlorë, ka paraqitur pranë Galerisë së Bregdetit 7 vizatime me laps. Ndër to, më e madhja paraqet rreth 300 portrete të pasagjerëve të anijes Vlora, vizatuar nga artisti përgjatë një muaji. 6 të tjera paraqesin pamje të cilat lidhen me emigrimin dhe në këndvështrim më teknik, me largimin. Disa nga vizatimet shfaqin objekte që lidhen pashmangshmërisht me udhëtimin detar: një varkë letre buzë detit, një djalë duke u lëkundur mbi një spirancë në vend të kolovajzës dhe një filxhan që noton në det, sipër pjatës shoqëruese. Vizatimet e tjera e trajtojnë aktin e largimit në dimension tërësisht praktik: nga peizazhet e plazhit pranë qytetit të Vlorës, njerëzit që kanë emigruar kanë lënë pas asgjënë. Hapësira që ata zinin më parë është fshirë, e boshatisur nga materia, një mosqenie e cila dëshmon se si mungesa, mund të jetë prania më e fortë.
*Niku Alex Muçaj, artisti shqiptar i bazuar në Basel, është autor i veprës “Lonely Tools” (Mjete të Vetmuara). Krijimet e tij qëndrojnë të shpërndara në të gjithë hapësirën ekspozuese të Galerisë së Bregdetit dhe konsistojnë në mjete pune bujqësore (lopatë, kosë, sqepar, etj), të pozicionuara ngultas dhe vertikalisht në tokë, me ndihmën e një blloku betoni. Këto janë mjete tashmë pa rol, janë braktisur nga emigrantët. Puna që do të realizonin, në mungesë të forcës njerëzore, do të mbetet pezull. Vetmia dhe palëvizshmëria e tyre përmend humbjen e potencialit njerëzor që pason emigrimin.
*Artisti vizual i bazuar në Berlin, Vangjush Vellahu, ka realizuar instalacionin “A piece to remember” (Një pjesë për t’u mbajtur mend) si një grumbull sendesh të hapërdara mbi tavolinë. Ato janë sende të mbledhura nga artisti gjatë udhëtimeve të tij, nga të cilat disa i përkasin dhe të tjera janë të gjetura. Gjithçka gjendet mbi tavolinë, nga biletat e udhëtimit, në libra informues, syze, dokumenta identifikues, karta bankare, etj. Të siguruara brenda qeskave plastike, objektet mbartin histori që vizitorët do të mund t’i imagjinojnë, por pa u konfirmuar nga askush.