Public Art / Anri Sala / by Harabel at Reja / Wednesday / May 30th, 2018 / 08:30 pm / Reja / Tirana
HARABEL Contemporary Art Platform, invited by REJA, is pleased to present two works of
Anri Sala: Take Over (2017) and Mixed Behaviour Reloaded (2018). In between the presentation of the two artworks, all participants are welcome to join an open talk with the artist.

Video projection, Duration 7:56 min
Take Over – a video and sound installation comprising two films – addresses central themes in Anri Sala’s oeuvre, exploring the relationships between music and narrative, architecture and film and interleaving qualities of different media in both complex and intuitive ways to produce works in which one medium takes on the qualities of another.
A conceptual point of departure are two well-known musical works, affiliated by an entangled political and cultural history, the Marseillaise and the Internationale. Written in 1792, the Marseillaise was closely tied to the French Revolution but also quickly spread to other countries where it became a symbol for the overthrow of oppressive regimes. Thus the 1871 lyrics of the Internationale were initially also set to the tune of the Marseillaise, until 1888 when its original music was composed and the song became the standard anthem of the socialist movement. Both anthems have undergone major changes in their political connotations: from revolution, restoration, socialism, resistance and patriotism, to additional associations with colonization and oppression in the second half of the twentieth century (as national anthems of France and the Soviet Union, respectively). Yet to this day their meaning remains in flux, as the two songs continue to be appropriated. Take Over makes audible the close relationship of these two political anthems and mines the musical kinship for traces of this changing symbolic significance. Sound literally determines the films, whose changing focus is tied to musical tones and the movement of the keys producing them – even if the underlying system remains elusive.
Both films have been originally conceived to run simultaneously with their respective soundtracks playing in tandem. For this presentation, the films will be screened one after the other.
Take Over features pianist Clemens Hund-Göschel.
Mixed Behaviour Reloaded, 2018
Performance
Duration approx. 30 min
Mixed Behaviour Reloaded (2018), a performance that will be presented for the first time, is a sequel to the artist’s work Mixed Behaviour (2003). This piece embodies the most important themes and strategies of this srtist’s oeuvre, including a play between foreground and background, light and dark, sound and picture. At the original Mixed Behaviour (2003), a lone disc jockey, DJ Minimim, filmed squarely from behind spins records on a Tirana rooftop. It is a rainy New Year’s Eve, and the man bends to his task covered by a plastic tarp while fireworks explode all around him, briefly illuminating the darkness; their clamor overlaps with the sound of gunfire, a local holiday tradition. Gradually, we realize that the video’s soundtrack plays in manipulated synchrony with the fireworks, the DJ appears to control a scene that stretches across the background like a movie screen or canvas. However, while the music proceeds in a predictable, linear fashion, seeming to conjure the fireworks in the distance, we realize that the images are periodically moving backward; almost undetectably, the fireworks are reversing, seeming to implode. This action suggests the practice of “scratching” – rapidly and repeatedly reversing the direction of a record on a turntable. As Mixed Behaviour shows us, Sala exploits the medium of digital video so comfortably and completely that his arrangement of digital image and accompanying sound offers an astonishingly new use of filmic art. For Mixed Behaviour Reloaded, Sala works again with DJ Minimim, inviting him to play in tandem with instances of himself from 15 years ago. The performance will bring back the echo of Tirana sounds of 2003 represented in Mixed Behaviour, now in a completely new sound constellation, as it will resonate the night of May 30th 2018, at REJA, nearby the central Boulevard of Tirana, now manipulating sound synchrony with the city’s vibrant noises.
Anri Sala
Born in Tirana, Albania, 1974. Postgraduate Studies in film directing, Le Fresnoy, Studio National des Arts Contemporains, Tourcoing, France, 1998 – 2000 Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs (video), Paris, France 1996 – 1998 National Academy of Arts (BA Painting), Tirana, Albania, 1992 – 1996 Lives and works in Berlin, Germany.Reja – adress: Bulevardi Dëshmorët e Kombit 4, Tiranë, Albania
***
Art Publik / Anri Sala nga Harabel te Reja / E mërkurë / 30 maj 2018 / 20:30 / Tirana
Më 30 maj 2018, e ftuar nga REJA dhe duke filluar prej orës 20:30, Platforma e Artit Bashkëkohor HARABEL do të prezantojë dy vepra të artistit Anri Sala: Take Over (2017) dhe Mixed Behaviour Reloaded (2018). Ndërmjet kohës së prezantimit të dy veprave, të gjithë pjesëmarrësit janë të mirëpritur të bashkohen në një bashkëbisedim të hapur me artistin.
Take Over (Marseillaise), 2017
Video-projeksion
Kohëzgjatja 7:56 min
Take Over (Internationale), 2017
Video-projeksion
Kohëzgjatja 7:56 min
Take Over(2017) është një instalacion-video dhe zë i përbërë nga dy filma.
Trajton tematikat kryesore në veprën e Anri Salës, duke eksploruar marrëdhëniet midis muzikës dhe rrëfimit, arkitekturës e filmit dhe cilësitë e ndërsjella të mediumeve të ndryshme, duke shkrirë kufijtë e tyre përkatës. Pikënisja konceptuale e Take Over janë dy vepra muzikore të njohura, të lidhura me kompleksitetin e historisë politike dhe kulturore, La Marseillaise dhe Internationale. Kompozuar në vitin 1792, Marseillaise ishte e lidhur ngushtë me Revolucionin Francez, por shpejt u përhap në vende të tjera ku u bë simbol i përmbysjes së regjimeve shtypëse. Kështu, teksti i shkruar në 1871-in për Internationale fillimisht u përcaktua në vijën melodike të Marseillaise-s, deri në vitin 1888 kur muzika e saj origjinale u kompozua dhe kënga u bë himni standard i lëvizjes socialiste. Të dyja himnet kanë pësuar ndryshime të mëdha në kuptimet e tyre politike: nga revolucioni, restaurimi, socializmi, rezistenca dhe patriotizmi, në shoqatat lidhur me kolonizimin dhe shtypjen në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë (si himne kombëtare përkatësisht të Francës dhe Bashkimit Sovjetik). Take Over e bën të dëgjueshme marrëdhënien e ngushtë të këtyre dy himneve dhe gërmon lidhjen muzikore në gjurmët e këtij ndryshimi simbolik. Është vetë tingulli ai që e përcakton filmin: ndryshimi i fokusit në film është i lidhur me tonalitetet muzikore dhe lëvizjen e çelësave që e prodhojnë muzikën – edhe nëse sfondi i këtij sistemi mbetet i pakapshëm. Të dy filmat janë konceptuar fillimisht për t’u shfaqur njëkohësisht, me qëllim konkurrimin e njëkohshëm të tingujve të tyre përkatëse. Për këtë prezantim, filmat do të shfaqen njëri pas tjetrit.
Për Take Over ka luajtur në piano Clemens Hund-Göschel
Mixed Behaviour Reloaded, 2018
Performancë
Kohëzgjatja përafërsisht 30 min
Mixed Behaviour Reloaded (2018) është një vepër arti në formën e performancës, e cila paraqitet për herë të parë për publikun, vazhdim i veprës së famshme të artistit Mixed Behavior (2003). Kjo punë mishëron tematikat dhe strategjitë më të rëndësishme të veprës së artistit,duke vendosur në të njëjtin koncept vizual planin e parë dhe prapaskenën, dritën dhe errësirën, tingullin dhe figurën.
Në veprën origjinale Mixed Behaviour të vitit 2003, një DJ i vetmuar, performuar nga DJ shqiptar Minimim, rrotullon diskun dhe luan muzikë në një tarracë të një pallati në Tiranë. Bie shi dhe është prag vigjiljeje e Vitit të Ri. DJ, përkulur mbi mjetet e tij për të luajtur muzikë, është i mbuluar nga një qese e gomuar, ndërsa në sfond fishekzjarret shpërthejnë rreth tij, duke i dhënë dritë errësirës; zhurma e tyre përplaset njëkohësisht me zhurmën e shkrepjeve të armëve të zjarrit, një traditë festive vendase shqiptare e kohës. Gradualisht kuptojmë se kolona zanore e videos, pra DJ, luan në sinkronizim të manipuluar me fishekzjarret . DJ duket se kontrollon një skenë që shtrihet në sfond si një ekran filmi ose kanavace.
Ndërkohë që muzika vazhdon të luhet në mënyrë të parashikueshme dhe lineare, duke u munduar të pasqyrojë zhurmën e fishekzjarreve në distancë, ne kuptojmë se imazhet po lëvizin në reversë, pothuajse pa u ndier. Fishekzjarret duken sikur nga shpërthimi lëvizin mbrapsht për t’u rikthyer në ambalazhin e tyre. Ky veprim sugjeron praktikën e “gërvishtjes” nga DJ mbi disqet muzikore, shpejt dhe në mënyrë të përsëritur, duke e kthyer tingullin herë pas here mbrapsht.
Për Mixed Behaviour Reloaded, Sala punon përsëri me DJ Minimim, duke e ftuar atë të luajë ndërkohë që në një ekran shfaqet po ai, 15 vite më parë. Përmes Mixed Behaviour, performanca do të sjellë jehonën e tingujve të Tiranës së vitit 2003, tani nën një konstelacion krejtësisht të ri, ashtu siç do të jehojë natën e 30 majit 2018 te Reja, pranë Bulevardit të Tiranës, duke krijuar një lojë mes tingullit dhe zhurmave të gjalla të qytetit në sfond.
Anri Sala
Lindur në Tiranë, Shqipëri, 1974. Studime pasuniversitare në regji filmi, në Le Fresnoy, Studio National des Arts Contemporains, Francë, 1998-2000 Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs (video), Paris, Francë 1996 – 1998 Akademia e Arteve, Tiranë, Shqipëri, 1992-1996. Jeton dhe punon në Berlin, Gjermani.Reja – adress: Bulevardi Dëshmorët e Kombit 4, Tiranë, Albania