Screening / Basir Mahmood / Harabel Contemporary Art / Thursday / 10th of January 2019 / Tirana
On January 10th 2019, Harabel hosted a talk with Basir Mahmood and his audience after the display of some of his art work which are videos that primarily deal with sensitive social topics. The way the topics are narrated is neither noisy nor sensibly. In the centre of them are the common people whom the artist has encountered along the path of life, always keeping in mind his origins, Pakistan. We assume that the main concern is not the fate of a group of people, but the fate of a nation.
To clarify this comes the creation of “In a move. To the better side”, inspired by a real life story where 21 illegal immigrants from Pakistan, on their way to Europe, are drowned on the boat they were being transported from one border to the other. Mahmood feels the excitement and hope of traveling to an international country in search of a better future. For many decades, countless Pakistani people have walked on the same path to ease their poverty or seek new opportunities. In his travel abroad and his first trip to Europe – in an effort to “improve” his experience and learning – commemorating, the artist compares his situation which is the contrary to the despair of those who use extreme measures.
However, for anyone, anywhere no development comes suddenly and unforeseen. Only preparation, effort in time and persistence can change a circumstance. To convey this idea, ironically in some way, all that happens is clarified in the video “Manmade”, which is about a man who wears an official suit for the first time. The suit does not belong to the man who wears it, and he must become someone he is not, changing into clothes that are not his own. The screen remains divided into two parts: one side shows the progress of transformation into something foreign for the human being, and the other shows the result.
Threading the needle: a simple task, but not for an elderly, who does not succeed in achieving his goal. All of this is featured in the video entitled “My Father”, which expresses in itself an inner, personal impression of the author’s relationship with his father, with whom he has a 45 year age gap. Repeated action constantly reinforces the thought of useless hope to attain the goal. The battles of everyday life, which we usually see as irrelevant, are worth the trouble when viewed within the meaning of time and mortality.
The artist shows curiosity and desire to know human kind and his interactive skills in society (“Thank You For Coming”), observing how people can be or become foreign to one another depending on the circumstances. Strange to man is also the sin of murder, beginning with the first one: Abel’s death from his brother Cain. The serves for the artist as the starting point to explore and build new meanings. Among them, he also studies the role of God in all this, such as: a witness, prosecutor, judge, and jury member in the video entitled “Practicing Procedures of Killing”.
Every step of man or mankind, right or wrong, useful or damaging is written in memory and memory is the rescue anchor of a nation, of humanity, and in the video “All voices are mine”, through collected memories, the author hopes to build a story that explores ideas of irresponsibility, imperfection, similarity, memory and forgetfulness in time, through the genre of cinematography (with all the possible ups and downs of this art in Pakistan) and not only.
***
Projektim / Basir Mahmood / Harabel Contemporary Art / E enjte / 10 janar 2019 / Tiranë
Basir Mahmood zhvilloi më 10 janar 2019 në hapësirën Harabel një bashkëbisedim me të pranishmit pas shfaqjes së disa prej krijimeve të tij artistike, të cilat janë video që shtjellojnë parësisht tema të ndjeshme shoqërore. Mënyra e shtjellimit të temave nuk është as e zhurmshme, as e bujshme. Në qendër të tyre janë njerëzit e thjeshtë të cilët artisti i ka ndeshur rrugës së jetës e duke mbajtur parasysh origjinën e tij, Pakistanin, paramendojmë që shqetësimi kryesor nuk mban në rrezen e vëzhgimit thjesht fatin e një tërësie individësh, por fatin e një populli.
Në sqarim të kësaj vjen drejtpërdrejt krijimi “In a move. To the better side” (“Në lëvizje. Në anën më të mirë”), frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë, ku 21 emigrantë të paligjshëm nga Pakistani, rrugës për në Europë, mbyten në pajisjen që po përcilleshin nga një kufi në tjetrin. Mahmood-i ndien ngazëllimin dhe shpresën që lidhen me udhëtimin në një vend ndërkombëtar në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Për shumë dhjetëvjeçarë, pakistanezë të panumërt kanë qenë duke ecur në të njëjtën rrugë për të lehtësuar varfërinë e tyre ose për të kërkuar mundësi të reja. Në udhëtimin e tij jashtë vendit dhe udhëtimin e tij të parë në Evropë – në një orvatje për të “përmirësuar” përvojën dhe të mësuarit e tij – artisti krahason përkujtimin e gjendjes së tij në kundërshti me dëshpërimin e atyre që përdorin masa të skajshme.
Sidoqoftë, asnjë zhvillim, për këdo, kudo dhe kurdoherë nuk mund të vijë papritur e papandehur. Vetëm parapërgatitja dhe përpjekja në kohë dhe me ngulm mund ta ndryshojnë një gjendje. Për të përcjellë këtë ide, ironikisht në njëfarë mënyre, na sqaron gjithë çka ndodh në videon “Manmade” (“Shndërrimi”), e cila përsillet rreth një njeriu i cili vesh një kostum zyrtar për herë të parë. Kostumi nuk i përket njeriut që po e vesh dhe ai duhet të bëhet dikush që nuk është, duke u futur në rroba që nuk janë të tijat. Ekrani mbetet i ndarë në dy pjesë: njëra anë tregon ecurinë e shndërrimit në diçka të huaj për qenien e njeriut dhe tjetra tregon përfundimin.
Të përshkosh fillin në një gjilpërë: detyrë e thjeshtë, por jo për një të moshuar, i cili nuk del me sukses në arritjen e qëllimit të tij. E gjithë kjo paraqitet në videon emërtuar “My father” (“Ati im”), e cila shpreh në vetvete një përshtypje të brendshme, vetjake, të marrëdhënies së autorit me babanë e vet, me të cilin e ndanin 45 vjet. Veprimi i përsëritur vazhdueshmërisht përforcon mendimin e shpresës së kotë për t’ia mbërritur qëllimit. Betejat e jetës së përditshme, të cilat zakonisht i shohim si të parëndësishme, janë vështirësi me vlerë kur shihen brenda kuptimit të kohës dhe vdekshmërisë.
Ngjall kërshëri tek artisti dëshira për të njohur njeriun dhe aftësitë ndërvepruese të tij në shoqëri (“Thank You For Coming” (“Faleminderit që erdhët”), duke vërejtur se si njerëzit mund të jenë apo të shndërrohen në të huaj për njëri-tjetrin në varësi të rrethanave. I çuditshëm te njeriu është po ashtu mëkati i vrasjes, duke u nisur nga vrasja e parë: ajo e Abelit prej vëllait të vet, Kainit. Artistit i shërben kjo pikënisje për të hulumtuar dhe ndërtuar kuptime të reja. Mes tyre, ai studion edhe rolin e Zotit në gjithë këtë, si: dëshmitar, prokuror, gjyqtar dhe anëtar jurie në videon emërtuar “Practicing procedures of Killing” (“Duke ushtruar veprimet e vrasjes”).
Çdo hap i njeriut apo njerëzimit, i drejtë apo i gabuar, i dobishëm apo dëmsjellës shkruhet në kujtesë dhe kujtesa është spiranca shpëtuese e një kombi, e njerëzimit mbarë dhe në videon “All voices are mine” (“Të gjithë zërat janë të mitë”), përmes kujtimeve të mbledhura, autori shpreson që të ndërtojë një tregim që hulumton idetë e papërmbajtjes, papërsosmërisë, ngjashmërisë, kujtesës dhe harresës në kohë përmes gjinisë së kinematografisë (me të gjitha ulje-ngritjet e mundshme të këtij arti në Pakistan) dhe jo vetëm.