Screening / DokuFest / from Harabel Contemporary Art Platform at “Tirana Open Air” / July 26th, 2019 / Tirana
The collaboration of Harabel Contemporary Art Platform and DokuFest brought four film screenings to the premises of “Tirana Open Air” on July 26th 2019. Namely, the films selected for the Tirana public were: “Crannog” (Isa Rao, United Kingdom, 2018); “Skin” (Guy Nattiv, USA, 2018); “The Story” (Jola Bańkowska, Poland, 2019); “Last year when the train passed by” (Pang-Chuan HUANG, France /Taiwan, 2018).
The film “Crannog” is a contemplation of life and death, but above all a contemplation of kindness, which must accompany the human being along his life journey from one end to the other. At the centre of the film is Alexis, a young woman who spends her time in Northern Scotland, taking care of 48 endangered and sick animals and staying with them until they die, emphasizing the idea that no one should to die alone.
The idea of clashes between races is at the heart of the movie “Skin”. It reflects the contempt, hatred, and violence emanating from the self-perpetuating superiority of a particular human divide. A single moment of misunderstanding in the film will suffice to highlight that the skin (depending on race) still constitutes a cause for outrage within the human being. All this will lead to a relentless confrontation between the two categories, leading to a shocking conclusion.
The reflection of contemporary man in the age of comprehensive technology is made possible by the film “Story”; the reflection of the lonely, lost man, already oblivious to the reality surrounding him, often immersed in many social media platforms. The action takes place within a day and features short ironic scenes where the virtual world eclipses the real one.
At last, the movie “Last year when the train passed by”. A photo taken from the train a year ago. At the same place, a year later, questions are asked to those who appear in it. Throughout the year things have changed, but time it-self, at a certain point in time, was captured on film and memories were sealed in it. In a way, the film proves how certain moments can die and others not, due to the memory and technological capabilities.
DokuFest is an all-inclusive event for every age group and on its 18th anniversary it carries 280 films, which will be screened in open air cinemas in Prizren.
***
Projektim / DokuFest / nga Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel te “Tirana Open Air” /
26 korrik 2019 / Tiranë
Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel dhe DokuFest bashkëpunuan për të sjellë mbrëmjen e 26 korrikut 2019 katër projektime filmike në mjedisin “Tirana Open Air”. Përkatësisht, filmat e përzgjedhur për publikun e Tiranës ishin: “Crannog” (Isa Rao, Mbretëri e Bashkuar, 2018); “Skin” (Guy Nattiv, SHBA, 2018); “Story” (Jola Bańkowska, Poloni, 2019); “Last year when the train passed by” (Pang-Chuan HUANG, Francë/Tajvan, 2018).
Filmi “Crannog” është një soditje mbi jetën dhe vdekjen, por mbi të gjitha një soditje mbi mirësinë, e cila duhet ta shoqërojë qenien njerëzore përgjatë rrugëtimit jetësor nga njëri skaj në tjetrin. Në qendër të filmit qëndron Aleksis, një grua e re, e cila e kalon kohën në Skocinë Veriore, duke u kujdesur për 48 kafshë të rrezikuara e të sëmura e duke qëndruar me to derisa ato vdesin, duke iu vënë theksi mendimit se askush nuk duhet të vdesë vetëm.
Ideja e përplasjes midis racave mbartet në thelb të filmit “Skin”. Ai pasqyron përçmimin, urrejtjen dhe dhunën që buron prej epërsisë së vetëndjerë të një ndarjeje të caktuar njerëzore. Do të mjaftojë një çast i vetëm keqkuptimi në film, për të nxjerrë në pah se lëkura (në varësi të racës) përbëka ende shkak për egërsim brenda qenies njerëzore. E gjithë kjo do të çojë në një përballje të pamëshirshme midis dy kategorive, për të shkuar drejt një përfundimi tronditës.
Pasqyrimi i njeriut bashkëkohor në epokën e teknologjisë gjithëpërfshirëse bëhet i mundur nga filmi “Story”; pasqyrimi i njeriut të vetmuar, të humbur, tashmë shpërfillës ndaj realitetit që e rrethon, rëndom të zhytur në shumë platforma mediash shoqërore. Veprimi zhvillohet gjatë një dite dhe përmban skena ironike të shkurtra, ku bota virtuale eklipson atë reale.
Së fundmi, filmi “Last year when the train passed by”. Një foto e shkrepur nga treni një vit më parë. Në të njëjtin vend, një vit më vonë, u bëhen pyetje atyre që u shfaqën në të. Përgjatë një viti gjërat kanë ndryshuar, por koha, në një çast të caktuar të saj, u kap në film dhe kujtimet u vulosën në të. Në njëfarë mënyre, filmi dëshmon se si disa çaste mund të vdesin e disa të tjera jo, pikërisht falë aftësisë së kujtesës dhe mundësive teknologjike.
DokuFest është një ngjarje gjithëpërfshirëse për çdo grupmoshë dhe në ardhjen e 18-të të tij ai mbart 280 filma, të cilët do të shfaqen në kinematë e hapura në Prizren.