PriFest by Harabel at Reja / July 26th, 2018 / 08:30 pm / Tirana
Harabel has the pleasure to continue its cooperation with film festivals in Kosovo and bring in Tirana pieces of their successful screenings. PriFest – Prishtina Film Festival, one of the most important film festivals in Kosovo will present on the 26th of July, at 08:30 pm, at Reja in Tirana, the winners of its 10th edition. 2 short movies will be screened: the winner film in the middle length competition “Éclair”, directed by Marko Gjokovik, (Macedonia, 30 min, 2016) and the winner film from the student program “Sun”, directed by Mjellma Istrefi, (Kosovo, Italy, 12 min, 2018). Afterwards we will have a talk with the founder and director of PriFest, Vjosa Berisha.
A reception for all participants will follow.
PriFest is a very big and important film industry event in Kosovo. It emerged as a need to bring back and build the cinema culture which was lost during many years of repression and war. PriFest is an opportunity to young filmmakers from Kosovo, who because of the visa regime are very limited to travel freely in Europe and elsewhere. PriFest helps them meet filmmakers and experts from the region and Europe and increases their chances to network and coproduce their films. PriFest film program offers the audience every year the newest films from Europe, the Balkans and the world, with addition special programs that promote human rights, tolerance and acceptance for marginalized groups of society. It is the only festival in the Balkans that has a special program of films with the LGBT theme which is done in partnership with Outfest in Los Angeles. Besides films, the festival has a very good regional development platform that offers training, lectures, inspirational masterclasses from distinguished guests and other opportunities for filmmakers from Kosovo and the neighboring countries.
The slogan of the festival is: Friendship. Forever.
The event is free.
Reja address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit 4, Tiranë, Albania
***
PriFest nga Harabel te Reja / 26 korrik 2018 / 20:30 / Tiranë
Harabel vijon bashkëpunimin me festivale të filmit në Kosovë, për të sjellë në Tiranë copëza prej programeve të tyre. PriFest – Festivali i Filmit Prishtinë, sot një ndër festivalet më të rëndësishëm të filmit në Kosovë, më 26 korrik, ora 20:30 te Reja do të sjellë filmat fitues të edicionit të dhjetë të tij.
Do të shfaqim 2 filma: filmin fitues të programit me metrazh të mesëm “Éclair”, me regji nga Marko Gjokovik (Maqedoni, 30 minuta, 2016) dhe filmin fitues me metrazh të shkurtër të programit studentor “Dielli”, me regji nga Mjellma Istrefi, (Kosovë, Itali, 12 minuta, 2018). Më pas do të jemi në një bashkëbisedim me themeluesen dhe drejtuesen e PriFest-it Vjosa Berisha.
PriFest është një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme në industrinë e filmit në Kosovë. Ky festival filmi u shfaq si një nevojë për të risjellë dhe për të ndërtuar kulturën e kinemasë që pati humbur përgjatë viteve të shtypjes dhe luftës. PriFest është një mundësi për regjisorët e rinj nga Kosova, të cilët për shkak të regjimit të vizave janë tepër të kufizuar për të udhëtuar lirisht në Europë dhe gjetkë. PriFest i ndihmon ata të takojnë regjisorët e filmave dhe ekspertët nga rajoni dhe Europa dhe rrit mundësitë për të bashkëpunuar dhe bashkëprodhuar filmat e tyre. Çdo vit, programi i festivalit të filmit PriFest u ofron shikuesve filmat më të rinj nga Europa, Ballkani dhe bota, me programe të veçanta shtesë që bëjnë të njohura të drejtat e njeriut, tolerancën dhe pranimin për grupet e margjinalizuara të shoqërisë. PriFest është festivali i vetëm në Ballkan që ka një program të veçantë me filma që trajtojnë tema mbi bashkësinë LGBT, program i cili është kryer në bashkëpunim me Outfest në Los Anxhelos. Përveç filmave, festivali ka një platformë shumë të mirë të zhvillimit rajonal që ofron trajnime, leksione, seminare frymëzuese nga të ftuarit e shquar dhe mundësi të tjera për regjisorët e filmave nga Kosova dhe vendet fqinje.
Slogani i festivalit është: Miqësia. Përgjithmonë.
Hyrja është e lirë.
Adresa e Resë: Bulevardi Dëshmorët e Kombit 4, Tiranë, Albania