Talk / Thomas Delamarre / Monday / June 11th / 7:00 pm / Harabel Contemporary Art Platform / Tirana
Fondation Cartier pour l’art contemporain, 1984 – 2018 : An Exploration in Exhibition Making
Thomas Delamarre will present the Fondation Cartier pour l’art contemporain, its history and current activity. He will introduce the audience to its unique approach of exhibition making, multi-disciplinary in nature and characterized by a spirit of curiosity and inquiry, using particular examples among the exhibition program of the recent years. Thomas will also share a work from the Fondation Cartier collection, EXIT (2008-2015): a video piece on the subject of human migration based on an original installation created by American architects Liz Diller and Ricardo Scofidio in collaboration with French philosopher Paul Virilio.
About the curator
*Thomas Delamarre is a curator at the Fondation Cartier pour l’art contemporain in Paris where, in the recent years, he curated The great Animal Orchestra(2016), Bruce Nauman (2015), Diller Scofidio + Renfro – Musings on a glass box (2014) and Guillermo Kuitca – The Inhabitants (2014). In 2017, he was also the curator in charge of the exhibition Les Visitants – Una Mirada de Guillermo Kuitca a la colleción de la Fondation Cartier at the CCK in Buenos Aires, Argentina. Previously at Fondation Cartier, he curated and coordinated such projects as the exhibitions Mathematics, A Beautiful Elsewhere (2011), Born in the Streets – Graffiti (2009) and Agnès Varda – L’Île et elle (2006), as well as Patti Smith’s series of concerts and performances in conjunction with her exhibition Patti Smith, Land 250 (2008).
He also organized several performing arts projects, such as Danse élargie contest with choreographer Boris Charmatz at the Théâtre de la Ville in Paris (2010 and 2012), and We Want Rock’n’roll, a festival focusing on the influence of rock culture on contemporary dance, music and poetry, held at various locations in Paris (2007). In 2012 and 2013, he was the Program Officer for visual arts, architecture and design at the Cultural Services of the French Embassy in the United States (New York).
***
Bashkëbisedim / Thomas Delamarre / E hënë / 11 qershor / 7:00 pm / Harabel Contemporary Art Platform / Tiranë
Fondacioni Cartier për artin bashkëkohor, 1984-2018: Një eksplorim në realizimin e ekspozitës
Thomas Delamarre do të paraqesë Fondacionin Cartier për artin bashkëkohor, historinë dhe veprimtarinë e tij të sotme. Ai do të njohë publikun me qasjen e papërsëritshme të ekspozitës e cila është shumëdisiplinore në natyrë dhe e karakterizuar nga një frymë kureshtjeje dhe kërkimi, duke përdorur shembuj të posaçëm të programit ekspozues të viteve të fundit.
Thomas do të ndajë gjithashtu me ne një vepër nga koleksioni i Fondacionit Cartier, “EXIT” (2008-2015): një filmim mbi temën e migrimit njerëzor bazuar në një instalacion origjinal të krijuar nga arkitektët amerikanë Liz Diller dhe Ricardo Scofidio në bashkëpunim me filozofin francez Paul Virilio.
Rreth kuratorit
*Thomas Delamarreështë kurator në Fondacionin Cartier për artin bashkëkohor në Paris, ku gjatë viteve të fundit ka kuruar “Orkestrën e Madhe të Kafshëve”(2016), “Bruce Nauman” (2015), “Diller Scofidio + Renfro – Mendime në një kuti prej xhami” (2014) dhe “Guillermo Kuitca – Banorët” (2014). Në vitin 2017 ai ishte gjithashtu kuratori përgjegjës për ekspozitën “Vizitorët – Një vështrim nga Guillermo Kuitca në koleksionin e Fondacionit Cartier” në CCK në Buenos Aires, Argjentinë. Më herët, po në Fondacionin Cartier, ai u kujdes dhe bashkërendoi projekte të tilla si ekspozita “Matematikë”, “Një e Bukur Tjetërkund”(2011), “I Lindur nëpër Rrugë – Graffiti” (2009) dhe Agnès Varda – “Ishulli dhe Ajo” (2006), si dhe seri koncertesh dhe shfaqjesh të Patti Smith-it në ndërthurje me ekspozitën e saj “Patti Smith, Land 250” (2008).
Ai gjithashtu ka organizuar disa projekte artistike të arteve performuese, të tilla si konkursi “Kërcimi i Madh” me koreografin Boris Charmatz në Theatre de la Ville në Paris (2010 dhe 2012) dhe “Ne Duam Rokenroll”, një festival i cili përqendrohet në ndikimin e kulturës “rock” në kërcimet bashkëkohore, muzikë dhe poezi, të mbajtur në vende të ndryshme në Paris (2007). Në vitin 2012 dhe 2013 ai ishte Mbikëqyrësi për artet pamore, arkitekturën dhe dizajnin në zyrën e Shërbimeve Kulturore të Ambasadës Franceze në Shtetet e Bashkuara (Nju-Jork).