Exhibition / Pleasures / Bazament Art Space / October 12 – December 4, 2022 / Tirana
Pleasures is the latest exhibition opened at Bazament Art Space, including the creations of a group of artists, such as: Shpëtim Kërçova, Idlir Koka, Vangjush Vëllahu, Iva Lulashi, Greta Pllana, Valdrin Thaqi, Brilant Milazimi and Irgin Sena. The exhibition is curated by Domenico de Chirico and will be open to the visitors from October 12 to December 4th, 2022.
The creations of the artists consist mainly in paintings, photographs and installations and are exhibited through all of Bazament’s space. The works touch on the entirety of the word pleasure, including situations that belong to its wide meaning, either in the inclusion of pleasure as possession/power, leaving an open path for some kind of mysticism in the treating, whether in situations included in the physical pleasure or those in the form of the image technique. Their concept is treated as an expressive language through image, as an opposition to the restrictive morality by expanding its interpretation into an all-embracing worldview.
The first space of the exhibition presents an installation of Irgin Sena, and then continues with a diptych made in oil on canvas by Shpëtim Kërçova, followed by a triptych made with photographs by Vangjush Vëllahu.
More paintings are exhibited in the connecting space between the two rooms, starting with Valdrin Thaqi’s work, then four paintings in the shape of a diptych by Greta Pllana. On the end wall there’s a woman’s portrait by Idlir Koka, and two more of his paintings are shown on the second room, accompanied by the diptych of Iva Lulashi and concluding with a painting by Brilant Milazimi.
Shpëtim Kërçova (born in 1968) studied painting and textiles at the Academy of Fine Arts in Tirana, where he graduated in 1991. His works usually analyze the human condition in the urban space, their relationship with nature and the themes of globalization. Kërçova’s most recent solo exhibition was Garden of Muscle Queens.
Idlir Koka (born in Tirana in 1979) lives and works in Tirana, Albania. His work explores the relationship between the show and its spectators, framing it as a contemporary regime and a new ideology of conformity. The public is the show and vice versa. The viewers become a show, often hypnotic and dependant of a new relationship/reproduction.
Vangjush Vëllahu (born in Pogradec 1987) lives and works between Pogradec and Berlin. Vëllahu graduated in the National University of Arts in Bucharest (Romania) and got his master’s degree at the Muthesius University of Arts in Germany (2016). Vëllahu counts several personal exhibitions in the country and abroad.
Iva Lulashi (was born in 1988 in Tirana) lives and works in Milan. In 2016 she graduated at the Academy of Fine Arts in Venice. Her work starts from found traces, scene photos or frames that reflect the visual language of an Albanian story which was never lived consciously, where she begins to incorporate erotic films, mixing the border between communist propaganda in movies and healthy activity in nature. Iva exposed her creations in various spaces, such as: National Gallery of Arts (Tirana), Villa Brandolini (Treviso), Giovanni Fattori Museum (Livorno), Sincresis Arte Gallery (Empoli), Villa Rondinelli, Porcinai Archive (Fiesole), Miza Gallery (Tirana), Ca’ dei Carraresi (Treviso).
Greta Pllana (born in 1992) is an Albanian artist working between Treviso and Milano. She approaches various forms of art such as painting and drawing as tools for searching memories, origins and lost loves. Painting for Greta is an important tool for gaining knowledge and awareness of what used to be her country of origin. The anonymous memories of everyday life are often interwoven with traditions and symbols that draw her attention for the recreation of the universal moments of collective memory and beyond.
Valdrin Thaqi is a visual artist based in Prishtina. While studying in the Academy of Arts in Pristina, he initially focused on painting and later he worked in a more conceptual approach. His practice moves between experimental painting, sculpture, installation and intervention. He likes to deal with absurdity, existentialism and social stereotypes in his artwork. His work is closely related to analysis, whether biological or metaphysical.
Brilant Milazimi (born in 1994, Gjilan, Kosovo) lives and works in Pristina. His works deal with the function of personal and collective memory and its expression in paintings that seem familiar and strange. The ideas about trauma, hope, confrontation and freedom are transmitted implicitly and poetically in his works, showing his interest in the psychological underground of Kosovo.
Irgin Sena was born in Albania and lives and works in New York. In 2007 he received the “Ardhje” award for Contemporary Art and in 2012 he got the “Marian Netter” award. Sena participated in Multiplicity (New York); International Biennale of Moscow for New Arts and at the Biennale of Tirana in collaboration with Andrea Kuluncic.
***
Ekspozitë / Kënaqësitë / Bazament Art Space / 12 tetor – 4 dhjetor, 2022 / Tiranë
Kënaqësitë emërohet ekspozita e çelur së fundmi në ambientet e Bazament Art Space duke përfshirë krijimtarinë e një grupi artistësh, si: Shpëtim Kërçova, Idlir Koka, Vangjush Vëllahu, Iva Lulashi, Greta Pllana, Valdrin Thaqi, Brilant Milazimi dhe Irgin Sena. E kuruar nga Domenico de Chirico, ekspozita do të mbahet e hapur për vizitorët nga data 12 tetor deri në datën 4 dhjetor, 2022.
Në të gjithë hapësirën e Bazament ekspozohen krijimet e artistëve të realizuara kryesisht në pikturë, fotografi dhe instalacion. Veprat cekin tërësinë e fjalës kënaqësi duke përfshirë situata që i përkasin kuptimësisë së gjerë të saj, qoftë në përfshirjen e kënaqësisë si posedim/pushtet, duke i lënë shteg një lloj misticiteti në trajtim, qoftë situatave të përfshira në kënaqësinë fizike apo atyre në trajtën e teknikës së imazhit. Koncepti i tyre trajtohet si një gjuhë shprehëse nëpërmjet imazhit, si një kundërvënie kundrejt moralit kufizues duke e zgjeruar interpretimin e saj në një botëkuptim gjithëpërfshirës.
Hapësira e parë e ekspozitës na fton me një instalacion të Irgin Senës, duke vijuar me diptikun e realizuar në vaj në kanavacë nga Shpëtim Kërçova, e duke pasuar me triptikun e realizuar në fotografi të Vangjush Vëllahut.
Ndërsa në hapësirën lidhëse ndërmjet dy dhomave ekspozohen piktura, duke filluar nga krijimi i Valdrin Thaqit, më pas katër tablo të realizuara në formë diptiku nga Greta Pllana. Ndërsa në murin fundor ekspozohet një portret gruaje, realizuar nga Idlir Koka. Gjithashtu, dhoma e dytë vijon me dy piktura të tjera të krijuara nga Idlir Koka, dhe vijon më diptikun e Iva Lulashit dhe përmbyllet me pikturën e realizuar nga Brilant Milazimi.
Shpëtim Kërçova (lindur më 1968) studioi pikturë dhe tekstil në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku më pas u diplomua në vitin 1991. Punimet e tij zakonisht analizojnë gjendjen njerëzore në hapësirën urbane, marrëdhëniet e tyre me natyrën dhe temat e globalizimit. Ekspozita vetjake e Kërçovës e realizuar së fundmi ishte Garden of Muscle Queens.
Idlir Koka (lindur në Tiranë më 1979) jeton e punon në Tiranë, Shqipëri. Puna e tij heton marrëdhënien midis shfaqjes dhe ndjekësve të saj, duke e përshtatur atë si një regjim bashkëkohor dhe një ideologji të re të konformitetit. Publiku është shfaqja dhe anasjelltas. Shikuesit bëhen shfaqje, shpesh hipnotike dhe vartëse ndaj një marrëdhënieje/riprodhimi të ri.
Vangjush Vëllahu (lindur në Pogradec më 1987) jeton e punon midis Pogradecit dhe Berlinit. Vëllahu është diplomuar në Universitetin Kombëtar të Arteve në Bukuresht (Rumani), si dhe ka studiuar në nivelin master në Universitetin e Arteve “Muthesius” (Gjermani, 2016). Vëllahu numëron disa ekspozita vetjake të ekspozuara si brenda dhe jashtë vendit.
Iva Lulashi (ka lindur më 1988 në Tiranë) jeton dhe punon në Milano. Në vitin 2016 ajo u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia. Puna e saj nis nga gjurmët e gjetura, foto skene apo korniza që pasqyrojnë gjuhën vizuale të një historie shqiptare e cila nuk është jetuar kurrë me vetëdije, ku fillon të inkorporojë filma erotikë, duke ngatërruar kufirin mes fotove të propagandës komuniste në filma dhe aktivitete të shëndetshme në natyrë. Iva ka ekspozuar krijimet e saj në hapësira të ndryshme si: Galeria Kombëtare e arteve (Tirana), Villa Brandolini (Treviso), Giovanni Fattori Museum (Livorno), Sincresis Arte Gallery (Empoli), Villa Rondinelli, Porcinai Archive (Fiesole), Miza Gallery (Tirana), Ca’ dei Carraresi (Treviso).
Greta Pllana (lindur më 1992) është një artiste shqiptare që punon midis Trevisos dhe Milanos. Ajo u qaset formave të ndryshme të artit si piktura dhe vizatimi, si mjete për kërkimin e kujtimeve, origjinës dhe dashurive të humbura. Piktura për Gretën është një instrument i rëndësishëm për të fituar njohuri dhe vetëdije për atë që dikur ishte vendi i saj i origjinës. Kujtimet anonime të jetës së përditshme shpesh ndërthuren me tradita dhe simbole që tërheqin vëmendjen e saj, për rikrijimin e momenteve universale të kujtesës kolektive dhe më gjerë.
Valdrin Thaqi është një artist pamor me bazë në Prishtinë. Duke studiuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë, fillimisht është fokusuar në pikturë dhe më vonë ka punuar në një qasje më konceptuale. Praktika e tij kalon mes pikturës eksperimentale, skulpturës, instalimit dhe ndërhyrjes. Atij i pëlqen të trajtojë absurditetin në veprat e tij artistike, ekzistencializmin dhe stereotipet sociale. Analiza është e lidhur ngushtë me punën e tij qoftë biologjike apo metafizike.
Brilant Milazimi (lindur më 1994, Gjilan) jeton dhe punon në Prishtinë. Veprat e tij ndeshen me funksionin e kujtesës, si personale ashtu edhe kolektive, dhe shprehjen e saj në piktura që duken të njohura dhe të çuditshme. Idetë rreth traumës, shpresës, përballjes dhe lirisë janë përcjellë në mënyrë implicite dhe poetike në veprat e tij, duke shfaqur interesimin e tij për nëntokën psikologjike të Kosovës.
Irgin Sena ka lindur në Shqipëri dhe jeton e punon në New York. Në vitin 2007 ka marrë çmimin “Ardhje” për Artin Bashkëkohor dhe në vitin 2012 ka marrë çmimin “Marian Netter”. Sena ka marrë pjesë në Multiplicity (New York); Bienalen Ndërkombëtare të Moskës për Artin e Ri në dhe në Bienalen e Tiranës në bashkëpunim me Andrea Kuluncic.