Screening / DokuFest / from Harabel Contemporary Art Platform / July 26 at Tirana Open Air & July 27 at the Amphitheater of Durrës / 21:00
The DokuFest film festival, in collaboration with Harabel Contemporary Art Platform, held two film premiere nights this year at Tirana Open Air on July 26 and at the Amphitheater of Durrës on July 27. For the public of Tirana and Durrës, five of the films selected from this year’s program with the theme How to Survive were presented.
The Screening featured films of the short-length category where the respective authors came from different nationalities were shown. The films bear the titles: Von, Hana Ahmeti (Kosovo, 2022); Romance Burgu, Denisa Mici (Kosovo, 2022); The Art of Healing, Morea Pula and Lyra Ymeraga (Kosovo, 2022); Haulout, Eugenia Arbugaeva and Maxim Arbugaeu (Russia, 2022); The Game, Roman Hodel (Switzerland, 2020).
Von, shows urban plans as a girl’s voice becomes the narrator showing how small leaps in life can help one to know and accept oneself.
Romance Burgu tells the love story of a teenager during the Kosovo war in 1999-2000. This film shows handwritten letters and an audio where a boy and a girl read the corresponding letters staged in the form of a dialogue.
The Art of Healing consists of documenting the story of Fatos Pula, where he tells about his two passions, such as art and medicine, and how art served him to create some physiotherapeutic devices.
Haulout features scenes of a remote Russian Arctic coast and a lone man in a hut waiting to see an ancient gathering, but warming times bring an unexpected change and he is faced with a mass of seals in sea side.
The Game shows the behind-the-scenes of a football game, in the situations when the players protest on the field, the commentators follow the actions and between them is the referee, who is observed by an entire audience. Referee Fedayi San, makes you get involved in the ebb and flow of a football game.
DokuFest brought to the 21st edition an inviting atmosphere for the public in the two nights dedicated to cinema, paying special attention to the selection of films shown in Tirana and Durrës. Then DokuFest will take place on August 5-13, 2022, the annual festival in the historic city of Prizren. It will present a diverse program of documentaries and short and experimental films, brought by a large number of participants, including local authors and from different countries of the world.
***
Projektim / DokuFest / nga Platforma e Artit Bashkëkohor HARABEL / 26 korrik në Tirana Open Air & 27 korrik tek Amfiteatri i Durrësit / ora 21:00.
Festivali i filmit DokuFest në bashkëpunim me Platformën e Artit Bashkëkohor Harabel, zhvilluan këtë vit dy net premierë të filmit në ambientet e Tirana Open Air me datë 26 korrik dhe me 27 korrik në Amfiteatrin e Durrësit. Për publikun e Tiranës dhe të Durrësit u prezantuan pesë prej filmave të përzgjedhur nga programi i këtij viti me tematikën How to Survive (Si të mbijetosh).
Në projektim u shfaqën filma të kategorisë së metrazhit të shkurtër ku autorët përkatës vinin nga kombësi të ndryshme. Filmat mbajnë titujt: Von, Hana Ahmeti (Kosovë, 2022); Romancë Burgu, Denisa Mici (Kosovë, 2022); Arti i të Shëruarit, Morea Pula dhe Lyra Ymeraga (Kosovë, 2022); Haulout, Eugenia Arbugaeva dhe Maxim Arbugaeu (Rusi, 2022); The Game, Roman Hodel (Zvicër, 2020).
Von, shfaq plane urbanistike teksa një zë vajze bëhet rrëfimtar duke treguar se si kapërcimet e vogla në jetë mund të ndihmojnë dikë të njohë dhe të pranojë vetveten.
Romancë Burgu, rrëfen historinë e dashurisë së një adoleshenti gjatë luftës së Kosovës në vitet 1999-2000. Në këtë film shfaqen letra të shkruara me dorë dhe një audio ku një djalë dhe vajzë lexojnë letrat përkatëse të inskenuara në formën e një dialogu.
Arti i të Shëruarit, konsiston në dokumentimin e historisë së Fatos Pulës, ku ai tregon për dy pasionet e tij, siç ishte arti dhe mjeksia dhe se si arti i shërbeu atij për të krijuar disa pajisje fizioterapeutike.
Haulout, shfaq pamjet e një bregdeti të largët të Arktikut Rus dhe një burri të vetmuar të gjendur në një kasolle duke pritur për të parë një mbledhje të lashtë, por ngrohja e kohës sjell një ndryshim të papritur dhe ai përballet më një masivitet të fokave në bregdet.
The Game, shfaq prapaskenat e një loje futbolli, në situatat kur lojtarët protestojnë në fushë, komentatorët ndjekin aksionet dhe në mes tyre ndodhet gjyqtari, të cilin e vëzhgon një publik i tërë. Gjyqtari Fedayi San, bën të përfshihesh në baticat dhe zbaticat e lojës e një loje futbolli.
DokuFest-i solli në edicionin e 21-të një atmosferë ftuese për publikun në dy netët kushtuar kinemasë, duke i dhënë vëmendje të veçantë përzgjedhjes së filmave të shfaqur në Tiranë dhe Durrës. Më pas DokuFest do të zhvillojë në datat 5-13 gusht 2022, festivalin e përvitshëm në qytetin historik të Prizrenit. Në të do të prezantohet një program i larmishëm dokumentarësh dhe filmash me metrazh të shkurtër dhe eksperimental, të sjellë nga një numër i madh pjesëmarrësish, duke përfshirë autorë vendas dhe nga vende të ndryshme të botës.