Exhibition / Future Ecologies – The Isle of Thorns / Galeria e Bregdetit / July 7th – August 3rd 2021 / Radhimë, Vlorë
During the period of July 7th – August 3rd, 2021, the exhibition The Isle of Thorns, part of FUTURE ECOLOGIES, will be open near Galeria e Bregdetit in Radhima. FUTURE ECOLOGIES is a program that belongs to “WE ARE HERE”, sponsored by the British Embassy and LUX organization in support of artists. The program speculates on a dialogue between five artists from the UK and five others from Albania and Kosovo. The program takes on the role of a manifesto on the symbolic transformation of the island of Sazan in Vlora, a space almost untouched by people until recent years.
The exhibition pamphlet introduces the visitors to a paragraph from a diary, from an unknown author and date that describes an island called Thorn Island. The name derives from the hostile nature of the island and the legend according to which those who approached it would suffer fatalities by the ruthless inhabitants of the island, or by the sharp rocks.
The exhibition was conceived by placing the island of Sazan in a parallel and dystopian reality, as one of the last remaining fortresses on planet Earth. The exhibited works will be considered as relics from the planet destroyed for unknown reasons. However, given the military nature of the island itself, the exhibition slightly suggests that the destruction came as a result of a totalitarian regime and the paranoia of the tyrant. Visitors should see the exhibition with the idea that they are looking at the remains of what planet Earth used to be.
9 artists who have participated in the exhibition have brought works realized recently or earlier in their career. Briefly, the works of each of the artists are summarized below.
Driant Zeneli – “When dreams become necessity” is a video trilogy created during the period of 2009 – 2014, which plays with the ideas of failure, utopia and dreams. Each of the films where the artist participates in extreme sports to fulfill impossible achievements is shown on three screens. “The dream of Icarus was to make a Cloud” shows the artist attempting to create a cloud through paragliding. The second one, “Some Say the Moon is Easy to Touch” shows how the artist does bungee jumping to catch the moon on the day it is closest to Earth. The third video “Don’t Look at the Sun While You’re Expecting to Cross It” shows the artist as he crosses the Sun after the Lovejoy comet went into perihelion in 2011.
Bedwyr Williams – “The Starry Messenger” is a fast paced film that explores stargazing, the cosmos and the place of people in it. The viewers are expected to imagine themselves as a piece of stone caught in the trap of a complex system.
Driton Selmani – “Milk of Dreams” consists of a mosaic depicting a jumping dolphin, like a jump of humanity on planet Earth, precisely before the great destruction. The work comments the human nature and the human behavior in the face of the existential danger posed by contemporary science and the fall of myths.
Anna Ehrenstein – ‘Tools for Conviviality’ is a two-part installation: the first part is a piece of clothing that hangs from the ceiling and the second part consists of its pieces spread out on the ground. The work is inspired by the book of the same title by the Austro-American philosopher Ivan Illich, who in 1973 criticized Western ideas on progress, which made human life more difficult, rather than simpler. Anna Ehrenstein along with her African collaborators uses the documentary as a speculation on existence in a post-digital and post-colonial environment, by focusing on fashion, design, writing, translation and spiritual healing.
Niku Alex Muçaj – “Kaba by Et’hem Qerimi” presents a video of the famous violinist playing the Kaba piece on the violin, standing on top of the converscene – a concrete structure located near the former train station, in the premises of the Tirana Express cultural center. The cultural center along with the converscene no longer exist, after being declared as illegal buildings they were both turned into victims of urban transition. The work comments on this post-communist transition in Albania.
Abi Shehu – “Barren” is a diptych created in 2019 as an ode to isolated lives on the island of Sazan. The shapes realized thanks to the reflection of light in the mirror focus on human nature and decompose the subject in different spaces and times.
Abi Shehu – “The Beauty of Demise” shows some pictures of jellyfish inserted in plastic bags. As an example of the danger of life on Earth, the artist plays with the idea that the danger of destruction comes not only directly from the environment, but also from the interest in cryptocurrencies and the collection of rare living things.
Uriel Orlow – “Muthi”, the title of the work is the African word for traditional medicine and in this short film of 2016 the artist documents the chain of trade of medicinal plants, from their collectors to the consumer. Traditional indigenous knowledge is endangered by modernity in becoming a means of consumption of post-colonial societies.
Louis Henderson – “All That is Solid” is a 2014 film that shows activities in illegal gold mines in Ghana, as well as electronics waste in Agbogbloshie. Visitors will see that cloud technology is not really immaterial, but closely related to its terrestrial origin.
Charlotte Prodger – “LHB” was filmed in 2017 and encouraged the artist’s research on the idea of queer rurality, based on the question of how are the lives of the LGBTQI + community members who live far from urban areas. The artist combines images stored on her phone, mainly of wild and uninhabited areas, with the flag of Northumberland and through the story she changes the destination of the flag, which symbolizes the turbulent and extremely patriarchal history of the territory it represents.
Ben Rivers – “Urth” looks like a glance into the future that will be created by ambitious scientific experiments. Narrated by a girl in the role of a scientist and filmed in 2016 near the premises of Biosphere 2 in Arizona, the film considers what such initiatives can bring in the near future and how they can affect the relationship between man and the natural world.
***
Ekspozitë / Future Ecologies – The Isle of Thorns / Galeria e Bregdetit / 7 korrik – 3 gusht 2021 / Radhimë, Vlorë
Përgjatë periudhës 7 korrik – 3 gusht, 2021, pranë Galerisë së Bregdetit në Radhimë do të jetë e hapur ekspozita The Isle of Thorns, pjesë e FUTURE ECOLOGIES. Ky i fundit është një program, pjesë e WE ARE HERE, i sponsorizuar nga Ambasada Britanike dhe organizata në mbështetje të artistëve LUX. Programi spekulon mbi dialogun mes pesë artistëve nga Britania e Madhe dhe pesë të tjerëve nga Shqipëria dhe Kosova. Programi merr rolin e një manifesti mbi transformimin simbolik të ishullit të Sazanit në Vlorë, një hapësirë e paprekur së afërmi nga njerëzit deri vitet e fundit.
Pamfleti informues prezanton vizitorët me një paragraf të shkëputur nga një ditar, me autor dhe datë të panjohur, ku përshkruhet një ishull i quajtur “Ishulli i Gjembave”. Ky emër buron nga natyra armiqësore e ishullit dhe legjendës se ata që do t’i afroheshin, do të pësonin fatalitet nga banorët e pamëshirshëm të ishullit, apo nga vetë shkëmbinjtë e mprehtë.
Ekspozita është ideuar duke e vendosur ishullin e Sazanit në një realitet paralel dhe distopik, si një ndër fortesat e fundit të mbetura në planetin Tokë. Veprat e ekspozuara do të nënkuptohen si relike nga planeti i shkatërruar prej arsyeve të panjohura. Megjithatë, duke marrë shkas nga natyra ushtarake e vetë ishullit, ekspozita sugjeron lehtazi se shkatërrimi ka ardhur si pasojë e një regjimi totalitar dhe paranojave të tiranit. Vizitorët duhet ta shohin ekspozitën me idenë se po shohin mbetje të atij që ishte planeti Tokë.
9 artistët që kanë marrë pjesë në ekspozitë kanë sjellë vepra të realizuara së fundmi ose më herët në karrierën e tyre. Shkurtimisht, veprat e secilit prej artistëve përmblidhen në vijim.
Driant Zeneli – ‘When dreams become necessity’ (Kur ëndrrat kthehen në nevojë) është një trilogji videosh të krijuara gjatë periudhës 2009 – 2014, që luan me idetë e dështimit, utopisë dhe ëndrrat. Në tre ekrane shfaqet secili nga filmat ku artisti merr pjesë në sporte ekstreme, për të përmbushur arritje të pamundura. ‘The dream of Icarus was to Make a Cloud’ (Ëndrra e Ikarusit Ishte të Krijonte një Re) tregon artistin duke tentuar të krijojë një re nëpërmjet fluturimit me paraglider. E dyta, ‘Some Say the Moon is Easy to Touch’ (Disa thonë se Hëna mund të preket lehtë) tregon se si artisti hidhet në bungee jumping për të kapur Hënën, në ditën kur ajo është më pranë Tokës. Videoja e tretë ‘Don’t Look at the Sun While You’re Expecting to Cross It’ (Mos e shih Diellin teksa pret ta kapërcesh) shfaq artistin teksa kapërcen Diellin pasi kometa Lovejoy kaloi në perihelion më 2011.
Bedwyr Williams – ‘The Starry Messenger’ (Lajmëtari i Yjëzuar) është një film i rrëfyer shpejt që eksploron shikimin e yjeve, kozmosin dhe vendin e njerëzve në të. Shikuesit pritet ta imagjinojnë veten si një copëz guri të zënë në grackën e një sistemi kompleks.
Driton Selmani – ‘Milk of Dreams’ (Qumështi i Endrrave) konsiston në një mozaik që paraqet një delfin në hedhje, si një kërcim i njerëzimit në planetin Tokë, fiks para shkatërrimit të madh. Vepra komenton natyrën njerëzore dhe sjelljen e njeriut kundrejt rrezikut ekzistencial që i kanoset nga shkenca bashkëkohore dhe rënia e miteve.
Anna Ehrenstein – ‘Tools for Conviviality’ (Mjete për bashkëjetesë) paraqet një instalacion me dy pjesë: pjesa e parë është një copë veshjeje që varet nga tavani dhe pjesa e dytë përbëhet nga copëza të saj të përdhe. Vepra frymëzohet nga libri me të njëjtin emër nga filozofi Austro – Amerikan Ivan Illich, i cili më 1973 kritikonte idetë perëndimore mbi progresin, të cilat e vështirësojnë jetën e njeriut, në vend që ta bëjnë më të thjeshtë. Anna Ehrenstein së bashku me bashkëpunëtorët e saj kryesisht afrikanë, të fokusuar në modë, dizajn, shkrim, përkthim dhe shërim shpirtëror, përdorin dokumentarin si spekulim mbi ekzistencën në një ambient post-digjital dhe post-kolonial.
Niku Alex Muçaj – ‘Kaba by Et’hem Qerimi’ (Kaba nga Ethem Qerimi) paraqet një video të violonistit të famshëm duke luajtur në violinë pjesën Kaba, mbi të mbiquajturën Konverskenë – një strukturë betoni e vendosur pranë ish-stacionit të trenit, në ambientet e qendrës kulturore Tirana Express. Qendra kulturore së bashku me konverskenën nuk ekzistojnë më, pas shpalljes së tyre si ndërtesa pa leje, u kthyen të dyja në viktima të tranzicionit urban. Vepra komenton mbi këtë tranzicion post-komunist në Shqipëri.
Abi Shehu – ‘Barren’ (Shterpë) është një diptik i krijuar më 2019-ën si një odë ndaj jetëve të izoluara në ishullin e Sazanit. Format e realizuara falë reflektimit të dritës në pasqyrë fokusohen mbi natyrën njerëzore dhe e dekompozojnë subjektin në hapësira dhe kohë të ndryshme.
Abi Shehu – ‘The Beauty of Demise’ (Bukuria e Shkatërrimit) shfaq disa fotografi të kandilave të detit, futur në qeska plastike. Si një shembull mbi rrezikun e jetës në Tokë, artistja luan me idenë se rreziku i shkatërrimit vjen jo vetëm drejtpërsëdrejti nga ambienti, por edhe nga interesi në kriptomonedha dhe në koleksionimin e gjallesave të rralla.
Uriel Orlow – ‘Muthi’, titulli i veprës, është fjala Afrikane për mjekësinë tradicionale dhe në këtë film të shkurtër të vitit 2016, artisti dokumenton zinxhirin e tregtisë së bimëve mjekësore, nga mbledhësit e tyre deri tek konsumatori. Njohuritë tradicionale indigjene rrezikohen nga moderniteti, për t’u kthyer në mjet konsumi të shoqërive post-kolonialiste.
Louis Henderson – ‘All That is Solid’ (Gjithçka që është e ngurtë) është një film i vitit 2014 që shpërfaq aktivitetet në minierat e paligjshme të floririt në Ghana, si dhe mbetjet e pajisjeve elektronike në Agbogbloshie. Vizitorët do të shohin se si teknologjia e cloud-it nuk është vërtet jomateriale, po ngushtësisht e lidhur me origjinën e saj tokësore.
Charlotte Prodger – ‘LHB’ u filmua në 2017-ën dhe nxiti kërkimin nga ana e artistes mbi idenë e queer rurality, mbi pyetjen se si janë jetët e pjesëtarëve të komunitetit LGBTQI+ që banojnë larg zonave urbane. Artistja bashkon pamje të ruajtura në telefonin e saj, kryesisht të zonave të egra dhe të pabanuara, me flamurin e Northumberland dhe nëpërmjet rrëfimit i ndryshon destinacionin flamurit, që simbolizon historinë e turbullt dhe tejet patriarkale të territorit që përfaqëson.
Ben Rivers –‘Urth’ ngjan si një vështrim në të ardhmen që do të krijohet nga eksperimente ambicioze shkencore. Rrëfyer nga një vajzë në rolin e një shkencëtareje dhe filmuar në vitin 2016 pranë ambienteve të Biosphere 2 në Arizona, filmi konsideron se çfarë mund të sjellin nisma të tilla në të ardhmen e afërt dhe si mund të ndikojnë në marrëdhënien mes njeriut dhe botës natyrale.