Exhibition / Jora Vaso, Theo Napoloni / The(re is no) Mark on the Wall / TAL / September 29th – October 30th, 2018 / Tirana
Jora Vaso and Theo Napoloni arrive at Tirana Art Lab contemporary art centre with the exhibition “The(re is no) Mark on the Wall” during 29 September – 30 October 2018, curated by Romeo Kodra.
The exhibition is in itself is a photographic observation in time, seen in two interconnected, social and political perspectives. On the one hand, the grotesque presentation of the Albanian reality through digital imaging; on the other hand, the reflection of important social movements thanks to the combination of photography and drawing on the background of ordinary objects. It is about movements that have desperately aimed the U turn of the Albanian society from time to time.
Digital snapshots by artist Jora Vaso are placed in the shape of a spider-web reminding us of the trap the society has fallen in due to its internet addiction. Hostage of the social media, the society is overflowing with data (information) already at its service, but there is little civic counteraction. And perhaps even the allegory based on the spider-web weaving phenomenon aims precisely at this.
Jora Vaso uses the phone as a working tool (Smartphone). Quite naturally come the sights by her selected; indeed, behind these images is an attentive, analytical, critical and sarcastic eye. Dense and overwhelming views, suffocation and apathy reveal the unpleasant side of city and society, which many disregard. Jora, in fact, chooses to do the opposite.
If Jora chooses to reflect today’s society, Theo Napolon opts for essential moments that culminate in socio-political movements. The artist s sarcasm goes all the way. The well-known images already selected and drawn by him are those who exhibit violence, a struggle for victory, a sense of divisiveness for the past, but all of these images are filled with regret and irony from the perspective of the citizen and the artist who witnessed it event by event and not reaching the desired conclusion for 27 years, the Albanian society lost its dignity in the eyes of contemporaries.
* Jora Vaso is a Doctoral Student at the Pomeranian University in Slupsk and content editor of the tourism platform intoalbania.com. She has published on the topics of return, nostalgia, and language in local and international conferences and journals. She earned two Bachelor’s degrees in Comparative Literature and Advertising and a Master’s in International Business from University of Georgia and Georgia State University. After residing in the US for sixteen years, she returned to her homeland and is currently residing in Poland for the duration of her studies. Jora has had a photo exhibition in Gdansk Poland in May of 2018 entitled “Resilience: The City as Cure”.
* Theo Napoloni is a visual artists and a professional musician currently living and working between Durrësi and Tirana. In his artistic work, mostly paintings, the individual and collective memories – oscillating between indelible traumas symptomatic erasures – are reproduced in their precarious ephemerality. Regarding his formation, from 1995 to 1999 he studied at the high artistic school “Tefta Tashko Koço”, in Korça, and from 1999 to 2003 at the Academy of Fine Arts in Tirana, where he graduated in painting. Since 2003 Theo has had numerous exhibitions in Albania, USA, Netherlands, and Greece.
***
Ekspozitë / Jora Vaso, Theo Napoloni / (Nuk ka) Shenja në Mur / TAL / 29 shtator – 30tetor 2018 / Tiranë
Jora Vaso dhe Theo Napoloni vijnë në qendrën e artit bashkëkohor Tirana Art Lab me ekspozitën “(Nuk ka) Shenja në Mur” në hapësirën kohore 29 shtator – 30 tetor 2018, ekspozitë kuruar nga Romeo Kodra.
Ekspozita përbën në vetvete një vëzhgim fotografik në kohë, parë në dy këndvështrime ndërthurur, shoqëror dhe politik. Nga njëra anë, paraqitja e realitetit shqiptar në mënyrë groteske përmes stampimeve të pamjeve dixhitale; nga ana tjetër, pasqyrimi i lëvizjeve të rëndësishme shoqërore falë ndërthurjes së fotografisë dhe vizatimit në sfondin e sendeve të rëndomta. Bëhet fjalë për lëvizje të cilat kanë synuar dëshpërimisht kthesën e shoqërisë shqiptare kohë pas kohe.
Stampimet e pamjeve dixhitale vendosen nga artistja Jora Vaso në formën e një merimangëzimi, duke na risjellë në vëmendje kurthin në të cilin është zënë shoqëria prej gjithëpërfshirjes në internet. Kapur në ngërçin e rrjeteve, shoqëria ka shumë të dhëna (informacion) në shërbim tashmë, por ka pak kundërveprim qytetar. Dhe ndoshta edhe alegoria mbështetur në dukurinë e tjerrjes së merimangës synon pikërisht këtë.
Jora Vaso përdor si mjet pune telefonin (smartphone). Të natyrshme dhe si pa të keq vijnë pamjet e përzgjedhura prej saj; në të vërtetë, prapa këtyre pamjeve qëndron një sy i vëmendshëm, analitik, kritik dhe sarkastik. Dendësi dhe mbishtresim pamjesh deri në mbytje dhe apati për të shpërfaqur anën e pashkëlqyeshme të qytetit dhe shoqërisë, të cilën shumëkush e shpërfill. Jora, në të vërtetë, zgjedh të bëjë të kundërtën.
Nëse Jora zgjedh të pasqyrojë shoqërinë sot, Theo Napoloni përzgjedh çaste thelbësore që kulmojnë lëvizje socio-politike. Te ky artist sarkazma shkon deri në skaj. Nga pamjet e shumënjohura tashmë, janë përzgjedhur dhe vizatuar prej tij ato që shfaqin dhunë, përpjekje për fitore, shprehje vetëndikimi për ngadhnjim ndaj së shkuarës, porse të gjitha këto pamje i përshkon filli i keqardhjes dhe ironisë nga këndvështrimi i qytetarit dhe artistit i cili është dëshmitar i asaj se nga ngjarja në ngjarje, pa mbërritur dot në përfundimin e dëshiruar për 27 vjet, shoqëria shqiptare e ka humbur dinjitetin në sytë e bashkëkohësve.
* Jora Vaso është studente e doktoraturës në Universitetin Pomeranian në Slupsk dhe redaktore e platformës turistike intoalbania.com. Ajo ka botuar mbi temat e kthimit, nostalgjisë dhe gjuhës në konferenca e revista lokale dhe ndërkombëtare. Ajo është diplomuar si për Letërsi Krahasuese dhe Reklamim, ashtu edhe në Master për Biznes Ndërkombëtar nga Universiteti i Gjeorgjisë dhe Universiteti Shtetëror i Gjeorgjisë. Pas qëndrimit në SHBA për gjashtëmbëdhjetë vjet, ajo u kthye në atdhe dhe aktualisht banon në Poloni për kohëzgjatjen e studimeve të saj. Jora ka pasur një ekspozitë fotografike në Gdansk, Poloni, në maj të vitit 2018 me titull “Ripërtëritja: Qyteti si kurë”.
* Theo Napoloni është një artist pamor dhe një muzikant profesionist që aktualisht jeton dhe punon mes Durrësit dhe Tiranës. Punimet e tij, kryesisht piktura, kujtime vetjake dhe të përbashkëta – duke u luhatur midis tronditjeve të paharrueshme dhe asgjësimit simptomatik – riprodhohen në tranzicionin e tyre të pasigurt. Lidhur me formimin e tij, nga viti 1995 deri në vitin 1999 ka studiuar në shkollën e lartë artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë dhe prej vitit 1999 deri në 2003 në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku është diplomuar në pikturë. Që nga viti 2003 Theo ka pasur ekspozita të shumta në Shqipëri, SHBA, Holandë dhe Greqi.