Exhibition / Sead Kazanxhiu / “Next to my Chimney” / Zeta Gallery / October 30th – November 12th, 2018/ Tirana
Zeta Gallery presents Sead Kazanxhiu with his personal exhibitionat “Next to my Chimney” from October 30th – November 12th 2018, an exhibition curated by Marko Stamenkovic. The entire space contains a visual history in respect of ancestral souls and how they constantly remain in the memory of a home that no longer exists.
The entire exhibition is comprised of six works, among which “Next to my Chimney” takes center stage, a video showing moments when a fireplace in a old house is being demolished, a house inherited by grandparents, where in its place a new stronger house will be built. All of this is carried out by the heir, the brother who inherited the house, a moment which simply can not pass by without being experienced and documented by the other brother, artist Sead Kazanxhiu. The whole exhibition has an autobiographical character and a lot of it revolves around the predecessor’s figure (in this case the grandparents) and mostly about the grandmother’s figure, which comes through the artist’s memory and perception as a very strong character who has played an important role in family decision making, by giving priority to the chimney, according to the Albanian way, the sustainability of the family.
The photo called “Badushe and Nebi Kazanxhiu” takes center starge in the film project about the fireplace destruction, Mean while, diagonally connected with the film material lies the work “Mao Ce Dun”, which in itself is a kind of oposition to the fragmented knowledge that the society has of the Roma community, but also to the filmmakers, Sead Kazanxhiu sees them as the main source of this ignorance. This creation by Kazanxhiu, “Mao Ce Duni”, is also a tease for the public about a search that the artist intends to deepen, therefore, the treatment of the Roma community in Albanian cinematography.
“My grandparents” is a work of mixed techniques: their personal belongings are placed on a wooden surface located on a wall corner, objects that represent their enthusiasm as human beings, being part of society, but most importantly part of the family, playing an important role in its welfare as well as being a strong link of the social chain. The Fireplace, as a sign of consonance in the Albanian society, represents the house, family, kinsfolk.
“Two-Chimney House”, (drawing on paper) a picture forever in the memory of the artist, once a child, together with the “Soul” installation (installation on the floor – installation that testifies the age of the house through pieces obtained from the demolition of the fireplace and the house) shows the inseparable connection of memories with items and buildings. By observing the age of the house through the wall painted layers the visitors can t help but notice the deeply human drive of the artist who aims to extend the range of his personal experience and give it other dimensions.
* Sead Kazanxhiu was born in 1987 in Fier; he is part to the Roma community; and setteled in Tirana since 2012. He graduated from the University of Arts in Tirana (2006 – 2010). After his studies, Kazanxhiu continued to work mainly on paintings, but in time his works expanded into sculptures, instalations, video, and public space interference. Since 2012 he opened eight personal exhibitions in Tirana, Budapest and Brussels. He has also participated in numerous joint exhibitions in Tirana, Prague, Brno, Gotenburg, Berlin, Dresden, Krakow, Bucharest and New Orleans, including “(Re) conceptualizing Roma Resistance” organized in the summer of 2016 at the Goethe Institute in Prague, within the framework of the International Roma Festival Khamoro.
***
Ekspozitë / Sead Kazanxhiu / “Në oxhakun tim” / Zeta / 30 tetor – 12 nëntor / Tiranë
Galeria Zeta sjell artistin Sead Kazanxhiu me ekspozitën vetjake “Në oxhakun tim” në datat 30 tetor – 12 nëntor 2018, ekspozitë kuruar nga Marko Stamenkovic. E gjithë hapësira përmban një histori pamore për nderimin e shpirtrave stërgjyshorë dhe qenien e tyre të vazhdueshme në kujtesën e një shtëpie që nuk është më.
Gjashtë punime e përbëjnë krejt ekspozitën ndër të cilat vendin qendror e zë vepra “Në oxhakun tim”, një video e cila paraqet çastet e shkatërrimit të oxhakut të shtëpisë së vjetër, shtëpi e trashëguar nga gjyshërit, në vend të së cilës do të ndërtohet një e re dhe më e qëndrueshme tashmë. I gjithë ky veprim, kryer prej vëllait trashëgues të shtëpisë, nuk mund të kalojë pa u përjetuar dhe pa u dokumentuar prej vëllait tjetër, artistit Sead Kazanxhiu. E gjithë ekspozita ka karakter autobiografik dhe shumëçka vërtitet rreth figurës së paraardhësve (në këtë rast gjyshërit) e më së shumti rreth figurës së gjyshes e cila vjen përmes kujtimit dhe përkuptimit të artistit si personazhi i një burrneshe, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në vendimmarrjet familjare, duke i dhënë përparësi oxhakut, pra, në kuptimin shqiptar, qëndrueshmërisë së familjes.
Fotografia emërtuar “Badushe dhe Nebi Kazanxhiu” është vendosur në zemër të projektimit filmik mbi shkatërrimin e oxhakut, kurse në njëfarë lidhjeje diagonale me materialin filmik qëndron vepra “Mao Ce Duni”, e cila është në vetvete një lloj kundërvënieje ndaj njohjes së paplotë që jo vetëm shoqëria ka ndaj bashkësisë rome, por madje edhe kineastët, të cilët Sead Kazanxhiu i sheh si burim kryesor të kësaj mosnjohjeje. Ky krijim i Kazanxhiut, “Mao Ce Duni”, është gjithashtu edhe një ngacmim për publikun në lidhje me një kërkim të cilin artisti synon ta thellojë, pra, trajtimi i bashkësisë rome në kinematografinë shqiptare.
“Gjyshërit e mi” është një vepër ku përzihen teknika: në sipërfaqe druri, vendosur në kënd muri, janë vënë sendet personale të tyre, sende të cilat paraqesin dyjëzimin e tyre si qenie njerëzore, të qenët pjesë e shoqërisë, por së pari pjesë e familjes, duke luajtur një rol të rëndësishëm si në mbarëvajtjen e njërës, si në të tjetrës, duke qenë hallka të shëndetshme të zinxhirit shoqëror.
Oxhaku, si shenjim marrëveshjësor në shoqërinë shqiptare, përfaqëson shtëpinë, familjen, farefisin. “Shtëpia me dy oxhaqe” (vizatim në letër), pamja e pashkëputur nga kujtesa e artistit, dikur fëmijë, së bashku me instalacionin “Shpirtrat” (instalacion në dysheme – instalacion që dëshmon moshën e shtëpisë përmes copëzave të përftuara nga shkatërrimi i oxhakut dhe shtëpisë) tregojnë lidhjen e pashkëputshme të kujtimeve me sendet dhe ndërtesat. Kundrimi i moshës së shtëpisë nëpërmjet shtresave të murit pas çdo lyerjeje nuk mund ta lërë vizitorin shpërfillës ndaj shtytjes thellësisht njerëzore të artistit i cili synon ta zgjatë rrezen e përjetimit personal dhe t’i japë të tjera përmasa.
* Sead Kazanxhiu ka lindur më 1987 në Fier; i përket bashkësisë rome; dhe është vendosur në Tiranë që prej 2012-s. Ai është diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë (2006 – 2010). Pas studimeve, Kazanxhiu vazhdoi të punonte kryesisht në pikturë, porse me kohë praktika e tij u zgjerua në skulptura, instalime, video, si dhe ndërhyrje në hapësirën publike. Ai ka hapur tetë ekspozita vetjake që prej 2012-s në Tiranë, Budapest dhe Bruksel (Brussels). Po ashtu, ka marrë pjesë në ekspozita të shumta të përbashkëta në Tiranë, Pragë (Prague), Brno, Gotenburg, Berlin, Drezden, Krakov (Krakow), Bukuresht (Bucharest) dhe Nju-Orlins (New Orleans), përfshirë këtu edhe “(Re)conceptualizing Roma Resistance”, organizuar në verën e vitit 2016 në institutin “Gëte” në Pragë, në kuadër të “International Roma Festival Khamoro”.