Public Art / Bib Frrokaj / The Shelter / February 17, 2022 / Fishtë (Lezha)
On February 17 of this year, artist Bib Frrokaj inaugurated his installation “The Shelter” in Fishtë (Lezha). The work was conceived and created specifically for the location space within the history that it carries. This installation will remain in the aforementioned public space for a long time.
The Shelter, is an installation measuring 2 x 3 x 2, 45 m, which is built as a fragile structure with iron slabs, in the shape of a shelter (roof), on a white oval substructure that accentuates its silhouette. This installation has a direct relationship with the space where it is located and its history, and it symbolically transmits the idea of the refuge of thousands of Kosovo Albanians in the camps of Fishta and Krajn. The Shelter tends to remain a memorial of that temporary camp that was set up in the spring of 1999. Its subject relates to the events of those years and in honor of the hospitality shown towards the refugees, it aims to create a connective semiotics between the present and the undeniable facts of the past.
On the inside of the installation, there are some pictures that show several fragments of events that took place at that time. Those photos were taken from the archive of the “Rozalba House” (former Gjadër Youth Center), from the personal album of Don Antonio Sciarra. He was in charge of the Krajni camp and a large part of the photographs reflect the daily life and the environment where the residents were temporarily relocated. Among these pictures, Don Antonio Sciarra himself is seen with a little girl named Lavdia, whose story he has told during his travels in Italy.
A mulberry tree brought from Kosovo was planted in the base of this installation, as a sign of gratitude and appreciation for the human gesture that various foreign humanitarian associations and foundations in Fishta and throughout Albania made for Kosovo’s Albanians.
The Shelter installation was realized on the 14th anniversary of Kosovo’s Independence with the support of Altin Prenga, the owner of the agritourism complex “Mrizi i Zanave”.
*Bib Frrokaj was born in Lezhë in 1992. He lives and works in Lezhë as an art teacher since 2017. He studied at “Luigj Gurakuqi” University in Shkodër (2011-2014) and graduated in Painting at the University of Arts in Tirana (2014-2016). His works have been exhibited in several artistic spaces, mentioning: Days of Culture, Ferizaj (Kosovo, 2015); Retro Time, Art Gallery, Pogradec (Albania, 2015); World Biennial Exhibition of Student Photography / World Biennial Exhibition of Student Photography (Serbia, 2015); Drawing Biennial, Ferizaj (Kosovo, 2016, 2014); View on my Neighbor, Gallery of the French Institute, Belgrade (Serbia) and Pertovic Krusovci Palace, Podgorica (Montenegro, 2017); Gallery of Arts (finalist of the Idromeno award, 5th edition, 2017), Shkodër (Albania); FAB Gallery, Tirana (Albania, 2019); Marubi National Museum of Photography, Shkodër (Albania, 2019-2020). The artist was also a finalist in the 12th edition of the “Ardhje” award (2020).
***
Art Publik / Bib Frrokaj / Streha / 17 shkurt, 2022 / Fishtë (Lezhë)
Në 17 shkurt të këtij viti artisti Bib Frrokaj inauguroi në Fishtë (Lezhë) instalacionin Streha. Vepra është konceptuar dhe krijuar enkas për hapësirën e vendndodhjes në kuadër të historikut që vendi mbart. Ky instalacion do t’i mbetet hapësirës publike për një kohë të gjatë.
Streha, një instalacion me dimensione 2 x 3 x 2,45 m, është ngritur si një strukturë e brishtë me pllaka hekuri, në formën e një strehe (kulmi), mbi një bazament të bardhë në formë ovale që e bën më të evidentueshme siluetën e saj. Ky instalacion, ka një raport të drejtpërdrejtë me hapësirën ku është vendosur dhe lidhet ngushtë me historinë, e në mënyrë simbolike përcjell idenë e strehimit të mijëra shqiptarëve të Kosovës në kampin e Fishtës dhe Krajnit. Pra, Streha tenton të mbetet një përkujtimore e atij kampi të përkohshëm që u ngrit pranverën e vitit 1999. Subjekti i saj lidhet me ngjarjet e atyre viteve, e në nderim të mikpritjes së refugjatëve, ka si qëllim të krijojë një semiotikë lidhëse ndërmjet të tashmes dhe fakteve të pamohueshme të së shkuarës.
Në faqet e brendshme të instalacionit, janë të vendosura disa fotografi në të cilat shfaqen fragmente të shkëputura ngjarjesh të ndodhura asokohe. Këto fotografi janë marrë nga arkiva e “Shtëpisë Rozalba” (ish- Qendra Rinore Gjadër) prej albumit personal të Don Antonio Sciarra. Kampi i Krajnit ishte nën kujdesin e tij dhe një pjesë e madhe e fotografive pasqyrojnë jetën e përditshme dhe ambientin ku banorët ishin zhvendosur përkohësisht. E ndër të tjera vërehet vetë Don Antonio Sciarra me një vajzë të vogël që quhej Lavdia, historinë jetike të së cilës ai e ka rrëfyer gjatë udhëtimeve të tij në Itali.
Një hapësirë në anë të instalacionit i është dedikuar një peme mani të sjellë nga Kosova, e cila u mboll në bazamentin e kësaj vepre në shenjë mirënjohjeje e falënderimi të atij gjesti human që iu bë shqiptarëve të Kosovës nga shoqatat e fondacionet e ndryshme humanitare të huaja në Fishtë dhe në gjithë Shqipërinë.
Instalacioni Streha u realizua në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës me mbështetjen e sipërmarrësit të Mrizit të Zanave, Altin Prenga.
*Bib Frrokaj ka lindur në Lezhë më 1992. Jeton dhe punon në Lezhë si mësues arti që prej vitit 2017. Ka ndjekur studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër (2011-2014) dhe është diplomuar për Pikturë në Universitetin e Arteve në Tiranë (2014-2016). Veprat e tij janë ekspozuar në disa hapësira artistike, duke përmendur: Ditët e Kulturës, Ferizaj (Kosovë, 2015); Retro Time, Galeria e Arteve, Pogradec (Shqipëri, 2015); Ekspozita Botërore e Bienales së Fotografisë Studentore / World Biennial Exhibition of Student Photography (Serbi, 2015); Bienalja e Vizatimit, Ferizaj (Kosovë, 2016, 2014); View on my Neighbour, Galeria e Institutit Francez, Beograd (Serbi) dhe Pertovic Krusovci Palace, Podgoricë (Mal i Zi, 2017); Galeria e Arteve (finalist i çmimit Idromeno, edicioni i 5-të, 2017), Shkodër (Shqipëri); Galeria FAB, Tiranë (Shqipëri, 2019); Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, Shkodër (Shqipëri, 2019-2020). Artisti ishte gjithashtu finalist në edicionin e 12-të të çmimit “Ardhje” (2020).