Talk / Eliza Hoxha / “The city is everywhere” / Thursday / September 27th / 7:00 pm / Harabel / Tirana
HARABEL Contemporary Art Platform will organize an open public Talk with artist Eliza Hoxha. During this meeting she will reveal her curatorial concept for the Pavilion of the Republic of Kosovo at the 2018 Venice Architecture Biennale, where the house is presented as a substitute for the city. In curating the Pavilion, Hoxha revisits the 90s, a time during which Albanians of Kosovo were expelled from all state run institutions and removed from public life. As Yugoslavia began to collapse, Milosevic’s regime revoked Kosovo’s autonomy. In response, Albanians of Kosovo created a parallel system of public institutions in their private homes on the outskirts of the city.
The Pavilion of the Republic of Kosovo titled “The city is Everywhere”, is a house always in the making; unfinished because it always acquires new public functions. Public and private become one and the same. Now and again Hoxha reveals the experiences that Albanians of Kosovo went through in the 90s, a time when the entire Albanian community shrank into private homes. The house became a public space, a school, a restaurant, a promotional activity space, an office, an art gallery, a hospital and a home at the same time.
Hoxha’s experimentation goes beyond the dual relationship between open and closed, public and private, personal and social space. Her curatorial approach reflects on how these spaces became a single unit offering free space on the outskirts of the invaded city.
About artist
Eliza Hoxha was born in Mitrovica (Kosovo) on 05.03.1974 and works at the University of Prishtina / Faculty of Civil Engineering and Architecture / Department or Urbanism and Spatial Planning since 2013. She was awarded by the Association of Kosovo Architects in April 2011. Another award was given to her as an Ambassador for Environment in Kosovo from BELLS (Balkan Environmental Local Leadership Standards) Movement in September 2010, whereas from Kosovo Women Network in 2013 she was awarded for promoting women right in Kosovo. At the same year she was awarded from NAAC/USAID as volunteer of the year. In 2015 he was praised by the President of Kosovo, Atifete Hahjaga, for breaking her silence on the issue of sexually abused women during the late war in Kosovo. During 2011-2015 Eliza Hoxha was President of the Executive Board of the Kosovo National Gallery in Prishtina. She is a member of the European Culture Parliament. Hoxha is currently attending doctoral studies in Tugraz, Austria.
Eliza Hoxha has appeared in a series of personal and joint exhibitions in her country of origin in Kosovo, but also in Albania and beyond as Belgrade (Serbia), Skopje (Macedonia), Piran (Slovenia), Berlin (Germany) etc., addressing deep social problems such as the vital and social damages caused to Kosovo from the recent war.
This year, Eliza Hoxha presents The Pavilion of Kosovo at the 16th Venice Architecture Biennale in the role of curator.
***
Bashkëbisedim / Eliza Hoxha / “Qyteti është kudo” / E enjte / 27 shtator / 19:00 / Harabel / Tiranë
Platforma e Artit Bashkëkohor HARABEL do të organizojë një bashkëbisedim të hapur për publikun me artisten Eliza Hoxha, e cila do t’i përmbahet gjatë këtij takimi konceptit kuratorial të saj në pavijonin e Republikës së Kosovës në Bienalen e Arkitekturës së Venecias 2018, ku shtëpia paraqitet si zëvendësim i qytetit. Në mënyrën e kurimit Hoxha na bën të rishohim vitet ’90, një kohë gjatë së cilës shqiptarët e Kosovës u dëbuan nga të gjitha institucionet shtetërore dhe për rrjedhojë u larguan nga jeta publike. Ndërsa Jugosllavia filloi të binte, regjimi i Millosheviçit e hoqi autonominë e Kosovës. Si përgjigje, shqiptarët e Kosovës krijuan një sistem paralel të institucioneve publike në shtëpitë e tyre private në rrethinat e qytetit.
Pavijoni i Republikës së Kosovës me titull “Qyteti është kudo” është një shtëpi gjithmonë në krijim; e papërfunduar, për shkak se gjithmonë fiton funksione të reja publike. Privatja dhe publikja bëhen një dhe të njëjta. Hoxha, herë pas here, shpalos përvoja që shqiptarët e Kosovës përjetuan në vitet ’90, një kohë kur e gjithë bashkësia shqiptare u tkurr në shtëpitë private. Shtëpia u bë një hapësirë publike: një shkollë, një restorant, një hapësirë veprimtarie njohëse, një zyrë, një galeri arti, një spital dhe një shtëpi në të njëjtën kohë.
Hulumtimet e Hoxhës shkojnë përtej marrëdhënies së dyfishtë mes hapësirës së hapur dhe të mbyllur, hapësirës publike dhe private, personale dhe shoqërore. Qëndrimi i saj kuratorial pasqyron se si këto hapësira u bënë një njësi e vetme që ofron hapësirë të lirë në rrethinat e qytetit të pushtuar.
Rreth artistes
Eliza Hoxha ka lindur më 05. 03. 1974 në Mitrovicë (Kosovë) dhe punon në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Departamenti i Urbanistikës dhe Planifikimit të Hapësirës, që prej vitit 2013. Eliza është nderuar nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës në prill të vitit 2011. Një tjetër vlerësim për të, si ambasadore e mjedisit, ka ardhur nga BELLS (Balkan Environmental Local Leadership Standards) Movement në shtator 2010, ndërsa nga Lidhja e Grave të Kosovës (Kosovar Women Network) ka ardhur vlerësimi për përhapje të të drejtave të grave në Kosovë. Në të njëjtin vit, Hoxha është vlerësuar me çmimin “Vullnetari i vitit” nga NAAC/USAID. Më 2015 u vlerësua nga Presidentja e Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga, për thyerjen e heshtjes lidhur me çështjen e grave të dhunuara seksualisht përgjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjatë viteve 2011-2015 Eliza Hoxha ka qenë Presidente e Bordit Ekzekutiv në Galerinë Kombëtare të Prishtinës. Ajo është anëtare e Parlamentit të Kulturës Europiane. Aktualisht Hoxha është duke ndjekur studimet doktorale në Tugraz, Austri.
Eliza Hoxha është paraqitur në një sërë ekspozitash vetjake dhe të përbashkëta, në vendin e saj të origjinës në Kosovë, por edhe në Shqipëri e më gjerë si në Beograd (Serbi), Shkup (Maqedoni), Piran (Slloveni), Berlin (Gjermani) etj., duke trajtuar problematika të thella shoqërore siç janë për shembull dëmet jetësore dhe shoqërore që Kosovës i janë shkaktuar përgjatë luftës.
Eliza Hoxha paraqet sivjet pavijonin e Kosovës në Bienalen e 16-të të Arkitekturës në Venecia në rolin e kuratores.