Talk / Noit Banai / “Being A Border: Strategies of Narrativity and Body representations in Contemporary Art” / Harabel Contemporary Art, Austrian Embassy Tirana / March 15th 2019 / Tirana
Harabel Contemporary Art Platform invites historian and art critic Noit Banai in its premises for a talk on March 15th 2019, at 6:30 pm. This activity is supported by the Austrian Embassy in Tirana. In this talk, Noit Banai suggests that the experience of “being a border” is crucial to our current historical moment and explores diverse contemporary practices which give shape to it. Starting from the precondition that being a border is simultaneously an extensive epistemological and ontological field, Banai examines a whole set of actions that use strategies of narrativity and body presentations to determine, distract and politicize this meaning and the state of being.
Some artists who are examined in this context, include the Irish photographer Richard Mosse, the German collective Zentrum für Politische Schönheit (Center for Political Beauty), the Italian duo Vedovamazzei (Simeone Crispino and Stella Scala), and the Portuguese multidisciplinary artist Grada Kilomba. While the experience of ‘being a border’ has been exploited as a widespread ‘pathology’ of the marginalized by contemporary politicians, it can also be creative, hopeful, and transformative. The intention is not to romanticize oppression, but to considerer the multivalent, self-constituted forms of resistance that can emerge from thinking, speaking, and being a border.
About the author
Noit Banai, a historian and art critic, is a professor of contemporary art at the Department of Art History at the University of Vienna. Her book on “Yves Klein” was published in the series of “Critical Lives” (London, “Reaktion Books”, 2014) and now she is working on a book titled “Beteeen Nation State and Border State: Modernism From Universal to the Global Subject: which examines the aesthetic mediation of ‘Europe’ from post-war years to the present.
She received her Ph.D. in Art History at Columbia University (2007) and taught contemporary and contemporary art subjects at the Tufts / Boston Museum of Fine Arts in Boston (2007- 2014). She has been visiting professor at the Maumaus school in Lisbon and the university “Singidunum” in Belgrade; a teaching lecturer at the Museum of Modern Art in New York; and a curator assistant at the International Photography Center. Her research goals focus on post-war and contemporary activities in world circumstances. Relocating between modern and contemporary art, her knowledge seeks to open critical “skills” and historical “yellow spots” of aesthetic proposals in an intercultural perspective to challenge traditional disciplinary boundaries and geographical limitations.
She worked as a deputy editor for RES: “Anthropology and Aesthetics” newspaper (2002-2005) and is a regular writer at “Artforum International and Texte zur Kunst”. Banai articles have been published in magazines such as “Third Text”, RES, “Public Culture and Performance Art Journal”; she has written essays in catalogs for: “Museum of Modern Kunst – Ludwig Stiftung” in Vienna, Schirn Kunsthalle in Frankfurt, Center Georges Pompidou and Musée d’Art Moderne in Paris, Barbican Art Gallery “In London (London), “Artists Space”, “The Bronx Museum for the Arts”, “The Americas Society ” in New York City, and “Documenta” in Kassel.
***
Bashkëbisedim / Noit Banai / “Të jesh një kufi: Strategjitë e rrëfimit dhe përfaqësimet trupore në artin bashkëkohor” / Harabel Contemporary Art, Ambasada Austriake Tiranë / 15 mars 2019 / Tiranë
Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel fton në mjedisin e saj për bashkëbisedim historianen dhe kritiken e artit Noit Banai më 15 mars 2019, ora 18:30. Kjo veprimtari mbështetet nga Ambasada Austriake në Tiranë. Në këtë bashkëbisedim, Noit Banai hedh mendimin se përvoja e “të qenit një kufi” është thelbësore për çastin e tanishëm historik dhe hulumton veprimtaritë e ndryshme bashkëkohore që e përvijojnë (formësojnë) atë. Duke u nisur nga parakushti se të qenit një kufi është njëkohësisht një fushë e gjerë epistemologjike dhe ontologjike, Banai shqyrton një tërësi veprimesh që përdorin strategjitë e rrëfimit dhe përfaqësimet trupore për të përcaktuar, shpërqendruar dhe politizuar këtë kuptim dhe gjendjen e të qenit.
Disa artistë që merren parasysh në këtë kontekst, përfshijnë: fotografin irlandez Richard Mosse, kolektivin gjerman Zentrum für Politische Schönheit (Qendra për Bukurinë Politike), duetin italian Vedovamazzei (Simeone Crispino dhe Stella Scala) dhe artistin shumëdisiplinar portugez Grada Kilomba. Ndërsa përvoja e “të qenit kufi” është shfrytëzuar si një “patologji” e përhapur e margjinalizuar nga politikanët bashkëkohorë; gjithashtu, ajo mund të jetë krijuese, shpresëdhënëse dhe shndërruese. Qëllimi i artistes nuk është të romantizojë shtypjen, por të marrë parasysh format shumëkuptimëshe të vetëpërbëra të rezistencës, të cilat mund të dalin nga mendësimet, të shprehurit dhe të qenit një kufi.
Rreth autores
Noit Banai, historiane dhe kritike arti, është profesoreshë e artit bashkëkohor në Departamentin e Historisë së Artit në Universitetin e Vjenës. Libri i saj mbi “Yves Klein” u botua në vargun e librave “Critical Lives” (Londër, “Reaktion Books”, 2014) dhe tani ajo është duke punuar për librin “Between Nation State and Border State: Modernism From Universality to the Global Subject” (“Midis shtetit kombëtar dhe shtetit kufitar: Modernizmi nga gjithshmëria te çështja botërore”), i cili shqyrton ndërmjetësimin estetik të ‘Europës’ nga vitet e pasluftës deri në të tashmen.
Ajo e ka marrë titullin e doktoraturës në fushën e historisë së artit në Universitetin e Kolumbias (2007) dhe ka dhënë mësim lëndën e artit modern dhe bashkëkohor në universitetin “Tufts”/“Shkollën e Muzeut të Arteve të Bukura” në Boston (2007-2014). Ajo ka qenë një profesoreshë-vizitore në shkollën “Maumaus” në Lisbonë dhe universitetin “Singidunum” në Beograd; një ligjëruese edukimi në Muzeun e Artit Modern në Nju-Jork (New York); dhe një ndihmëskuratore në Qendrën Ndërkombëtare të Fotografisë. Synimet e saj kërkimore përqendrohen në veprimtaritë e pasluftës dhe ato bashkëkohore në rrethana botërore. Duke u zhvendosur ndërmjet artit modern dhe atij bashkëkohor, njohuria e saj orvatet të hapë “aftësitë” kritike dhe “njollat e verdha” historike të propozimeve estetike në një fushëpamje ndërkulturore, për të sfiduar kufijtë tradicionalë disiplinorë dhe kufizimet gjeografike.
Ajo ka punuar si zëvendësredaktore në gazetën RES: “Antropologjia dhe Estetika” (2002-2005) dhe është një shkruese e rregullt në “Artforum International dhe Texte zur Kunst”. Shkrimet e Banai-t janë bërë pjesë e revistave të tilla si “Third Text”, RES, “Public Culture and Performance Art Journal”; ajo ka shkruar ese në katalogë për: “Museum der moderne kunst – Ludwig Stiftung” në Vjenë (Vienna), “Schirn Kunsthalle” në Frankfurt, “Centre Georges Pompidou” dhe “Musée d’art Moderne” në Paris, “Barbican Art Gallery” në Londër (London), “Artists Space”, “Bronx Museum for the Arts”, “The Americas Society” në Nju-Jork (New York City) dhe “Documenta” në Kassel.