Exhibition / Ann Iren Buan / “Retracing Postures” / Bazament Art Space / November 2nd – December 10th, 2018 / Tirana
“Retracing Postures” is the personal exhibition of Norwegian artist Ann Iren Buan at Bazament Art Space, curated by Curate It Yourself, on display from November 2nd to December 10th 2018. Ann Iren Buan works stand out due to the way she transforms the objects – architectural and decorative objects that serve as the starting point for her work – questioning the artistic tradition.
Ann Iren Buan performs pastel drawings on paper, which is also the essence of her creations. The paper is subject to a change in substance, colours and relationships to the exhibition space. The physical brittleness of these jobs speaks perhaps of the weight of time and times, through which change floats, leaving unavoidable traces, but also consequences.
Objects appear diagonal and at times invading space, at first glance they seem accidentally irregular, from edge to edge; at times suspended, some other times with variable-substructure; they come as a body of building objects with a fragile, uncertain appearance, just as uncertain as the fading colour of creations; objects that remind you of construction spaces composed of nets and metal pipes, chains, plaster, paper and paint, where symmetry is combined with asymmetry, crushing the idea of uniformity.
Each one comes as a single or as a set of lines and bends in interaction with space; with the same traits but with different qualities; where balance is provided in one way or another; where objects cause some kind of stumbling block, as well as they may remain unwittingly outside the viewer’s attention. The exhibition resembles a visual transformation of a long conversation with oneself where overlapping thoughts, their pressure is so present. At the entrance or at the end of the exhibition, there is a sack containing irregular and solid pieces, in remembrance of the legend of the “handful of earth” that everyone takes with them when parting, leaving.
* Ann Iren Buan was born in 1984, in Stjørdal, Norway. She lives and works in Oslo. She studied at the Academy of Fine Arts at the Oslo National Academy of Arts. Thanks to the student exchange system within this institution, the artist has been part of the interim studies at the China Academy of Art, in Hangzhou, as well as the Royal Institute of Art, Stockholm, Sweden. Since 2008 she has accomplished a series of personal exhibitions mainly in Norway, but also in Sweden, Italy and Albania. The joint exhibitions in which she participated were held in Barcelona (Spain), Vienna (Austria), Stockholm (Sweden), London (England), Oslo (Norway), Berlin (Germany), Hangzhou (China), Toulouse ( France), Copenhagen (Denmark), Turin, Milan, Brescia (Italy), San Francisco (USA), Moscow (Russia). Since 2010, Ann Iren Buan has won a number of scholarships and prizes in her country of origin.
* Curate It Yourself is a curatorial community based in Paris, directed by Claudia Buizza, Pietro Della Giustina and Jacques Heinrich Toussaint. CIY aims to support emerging artists through performing an art program and creating a collection. Encouraging intercultural exchanges, the circulation of international artistic creation and conversation with artists, are at the core of its work methodology.
***
Ekspozitë / Ann Iren Buan / “Pozicione të Rishkruara” / Bazament Art Space / 2 nëntor – 10 dhjetor 2018 / Tiranë
“Pozicione të Rishkruara” emërtohet ekspozita vetjake e artistes norvegjeze Ann Iren Buan në Bazament Art Space, kuruar nga Curate It Yourself, hapur prej 2 nëntorit deri më 10 dhjetor 2018. Veprat e artistes Ann Iren Buan përveçohen nga ndryshueshmëria që ajo u shkakton objekteve – objekte arkitektonike dhe dekorative të cilat shërbejnë si pikënisje të zhvillimit të punës të saj – duke vënë në pikëpyetje traditën artistike.
Ann Iren Buan kryen vizatime pastel në letër, çka përbën edhe thelbin e krijimeve të saj. Letra i nënshtrohet një ndryshimi të lëndëve, ngjyrave dhe marrëdhënieve me hapësirën ekspozuese. Brishtësia fizike e këtyre punëve flet ndoshta për peshën e kohës dhe kohët nëpër të cilat lëviz ndryshimi, duke lënë gjurmë pashmangshmërisht, por edhe pasoja gjithashtu.
Objektet paraqiten herë në shtrirje diagonale dhe duke zaptuar hapësirën, në pamje të parë në mënyrë të parregullt dhe të rastësishme, prej skajit në skaj; herë pezull, herë me bazë të ndryshueshme; ato vijnë si një tërësi objektesh ndërtimi me pamje të brishtë, të pasigurt, po aq të pasigurt sa ngjyra në zbehje e sipër e krijimeve; objekte që të ndërmendin hapësira ndërtimi përbërë prej rrjetash dhe tuba metali, zinxhirë, allçi, letër dhe bojë, ku ndërthuren simetria me asimetrinë, duke thyer idenë e njëtrajtshmërisë.
Secila syresh vjen si një e vetme ose si një përbashkësi drejtëzash e lakimesh në ndërveprim me hapësirën; me të njëjtat tipare, porse me qenësi të ndryshme; ku drejtpeshimi sigurohet në një formë ose në një tjetër; ku objektet shkaktojnë njëfarë pengese, ashtu si edhe mund të ngelen, krejt pa dashur, jashtë vëmendjes së shikuesit. Ekspozita i përngjan një shndërrimi pamor të një bisede të gjatë me veten ku mbivendosja e mendimeve, shtytja e tyre është kaq e pranishme. Në hyrje, apo në mbyllje, të ekspozitës qëndron trasta e cila përmban copëza të çrregullta e të ngurta, një formë përkujtimi e legjendës së grushtit të dheut të cilin çdokush e merr, në rast largimi.
* Ann Iren Buan ka lindur në vitin 1984, në Stjørdal, Norvegji. Jeton dhe punon në Oslo. Ajo ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Akademinë Kombëtare të Arteve në Oslo. Falë sistemit të shkëmbimeve studentore brenda këtij institucioni, artistja është bërë pjesë e studimeve të përkohshme edhe në Akademinë e Kinës për Artin, në Hangzhou, si dhe në Institutin Mbretëror të Artit, Stokholm, Suedi. Ajo ka kryer një sërë ekspozitash personale që prej vitit 2008, kryesisht në Norvegji, por edhe në Suedi, Itali e Shqipëri. Ekspozitat e përbashkëta në të cilat ajo ka marrë pjesë janë zhvilluar në Barcelonë (Spanjë), Vienë (Austri), Stokholm (Suedi), Londër (Angli), Oslo (Norvegji), Berlin (Gjermani), Hangzhou (Kinë), Tuluzë (Toulouse / Francë), Kopenhagen (Danimarkë), Torino, Milano, Bresha (Brescia / Itali), San Francisko (SHBA), Moskë (Rusi). Që prej vitit 2010 artistja Ann Iren Buan është fituese e një sërë bursash dhe çmimesh në vendin e saj të origjinës.
* Curate It Yourself është një bashkësi kuratoriale me bazë në Paris, drejtuar nga Claudia Buizza (Klaudia Buica), Pietro Della Giustina (Pjetro Dela Xhustina) dhe Jacques Heinrich Toussaint (Zhak Hajnërih Tuse). CIY ka për qëllim të mbështesë artistët në zhvillim përmes kryerjes së një programi artistik dhe krijimit të një koleksioni. Nxitja e shkëmbimit ndërkulturor, qarkullimi i krijimit artistik ndërkombëtar dhe bisedat me artistët janë në thelbin e metodologjisë së tij të punës.