Exhibition / “Balkan Girls Power” / COD / 11th – 28th of February 2019 / Tirana
The Centre for Openness and Dialogue (COD) will be hosting the exhibition “Balkan Girls Power” from 11 to 28 of February 2019, this exhibition is the result of an initiative involving five civil society organizations from Albania, Kosovo, Macedonia, Montenegro and Serbia, led by the Institute for Social Contract (SCI). The girls from the five Balkan countries have been supported by the “Western Balkans Fund” and have documented their lives, their dreams and their perspective on their future through 57 photographs. From the very name the exhibition, aims to highlight femininity in all its glory, as well as all the darkest corners of its existence.
The motifs these pictures revolve around freedom; loneliness; high sensitivity in a world of savagery; opposing this savagery; alienation (in gender attitudes) as a way of protection and survival, seduction as survival or testimony of despair; the power to love life, all things new and beauty, exceptionally that of frustration and oppression. And finally, the greatest sympathy goes to what is missing in the exhibition and not only, lyricism. The variety in participation as far as the origin of authors is concerned, is accompanied by a variety of sensations followed by the respective creations, which are mostly in demand, created, but not driven by real circumstances, at least, they are witness to violence exerted by the opposite sex.
In an exhibition where there are colours, feminine figures are mainly represented through red (as a sign of life) on black and white. Strong, yet fragile; important, yet disregarding efforts towards her are not lacking; she makes the world go around, yet she is not alone in carrying life s weight on her shoulders. And all these thoughts are accomplished through the snaps of the “Balkan Girl Power “. The exhibition in astonishment ridicules the fact that in thousands of years of development, the happiness of women is rare and the man who himself was conceived in her body violates her forcefully; while she, along the path of life, needs to take on a masculine form to be seen with appreciation and be broadly accepted by society.
And her rebellion continues to be voiceless as a whole. In the presentation of the female generations along this exhibition, the continuous evanescence her smile, is quite evident, from the first to the last steps she takes in life; it is obvious how femininity disappears, leaving room for savagery; or under the umbrella of religious beliefs, submission is twice as much: towards the Creator of the Heavens and towards its creation, the male. The “Balkan Girl Power” exhibition, which culturally unites different Balkan countries, is curated by British-Albanian artist Lala Meredith-Vula.
***
Ekspozitë / “Vajzat e fuqishme të Ballkanit” / COD / 11 – 28 shkurt 2019 / Tiranë
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) zhvillon prej datës 11 deri më 28 shkurt 2019 ekspozitën “Vajzat e fuqishme të Ballkanit”, e cila është rrjedhojë e një nisme që përfshin pesë organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, udhëhequr nga Instituti për Kontratën Shoqërore (SCI). Vajzat nga pesë vendet e Ballkanit janë mbështetur nga “Western Balkans Fund” dhe kanë dokumentuar përmes 57 fotografive jetën, ëndrrat dhe këndvështrimin mbi ardhmërinë e tyre. Nga vetë emërtesa e ekspozitës, del se synimi i saj është shpërfaqja e qenësisë femërore në të gjithë rrezatimin, ashtu si dhe në të gjitha skutat e qenies së vet.
Temat rreth të cilave vërtiten fotografitë janë ato të lirisë; vetmisë; ndjeshmërisë së lartë në një botë plot egërsi; kundërshtimit të kësaj egërsie; tjetërsimit (në qëndrime gjinore) si mënyrë mbrojtjeje dhe mbijetese, joshjes si mënyrë mbijetese ose dëshmie dëshpërimi; forcës për të dashur jetën, të renë dhe të bukurën, përjashtimisht zhgënjimit dhe shtypjes. Dhe së fundmi, keqardhja më e madhe shkon për atë çka është e munguar në ekspozitë dhe jo vetëm, lirizmin. Larminë përfshirëse, për sa i përket prejardhjes së autoreve, e shoqëron larmia e ndjesive që përcillet prej krijimeve përkatëse, të cilat, në të shumtën e kohës, janë të kërkuara, të krijuara, por jo të qëmtuara nga rrethana të vërteta, së paku, ato që dëshmojnë dhunë, ushtruar prej gjinisë tjetër.
Në një ekspozitë ku nuk mungojnë ngjyrat, figura femërore përfaqësohet kryesisht përmes së kuqes (si shenjim i jetës) në bardhezi. E fortë, anipse e brishtë; e rëndësishme, paçka se përpjekjet shpërfillëse ndaj saj nuk mungojnë; ajo që vë në lëvizje botën, pavarësisht se peshën e jetës nuk e mban e vetme. Dhe të gjitha këto mendime sendërtohen përmes shkrepjeve të “vajzave të fuqishme të Ballkanit”. Ekspozita ngacmon gjithashtu habinë se si në mijëra vjet zhvillim lumturia e gruas është e rrallë dhe mashkulli, i cili ngjizet në trupin e saj, e dhunon deri edhe forcërisht atë; kurse ajo vetë, përgjatë rrugëtimit jetësor, ka nevojë të marrë formë mashkullore për t’u parë me vlerësim e për t’u pranuar gjerësisht nga shoqëria.
Dhe rebelimi i saj vijon të ngelet i pazëshëm përgjithësisht. Në paraqitjen e brezave femërorë në ekspozitë, krejt qartë përvijëzohet shuarja e buzëqeshjes së saj nga hapat e parë në ata të fundit në jetë; ndihet dukshëm se si zhduket feminiliteti, për t’i lënë vend egërsisë; ose-ose nën petkun e besimit fetar krijohet nënshtrimi i dyfishtë: ndaj Krijuesit të Qiellit dhe ndaj të krijuarit të saj, mashkullit. Ekspozita “Vajzat e fuqishme të Ballkanit”, e cila bashkon kulturalisht vende të ndryshme ballkanike, është kuruar nga artistja anglo-shqiptare Lala Meredith-Vula.