Exhibition / Shpëtim Kërçova / “Dogs / Roses / Swimmers and Painters / Amongst the Foliage’’ / FAB Gallery / May 10th – 25th, 2021 / Tirana
During May 10th – 25th, 2021, FAB Gallery displayed the artwork created by painter Shpëtim Kërçova between 2018 and 2020. The exhibition held a large number of works grouped in 4 series by curator Genti Gjikola: Dogs / Roses / Swimmers and Painters / Amongst the Foliage. The exhibition was rich in oil paintings for the most part, then a few sketches, and it expanded on all three spaces of the FAB Gallery premises.
Shpëtim Kërçova’s paintings, while being individually distinguishable in terms of subjects and themes, they often share certain elements that make his art identifiable among others. Among these characteristics you can notice the repetition of a subject or space, identically or similarly, thus they can easily become confounded between them. A second distinctive characteristic are the colors that Shpëtim Kërçova uses. Visitors would see how the pink, the green, the blue and the purple are the same in several paintings, covered by a neon hue, as if they’re being lighted by cold lamps.
Dogs.
A repeated motif in Kërçova’s paintings, either standalone or in the company of the girls with their ponytails and colorful clothing, the wandering dogs appear with clearly defined characters. This series of paintings is titled “Street Story” and they’re displayed for a second time in Tirana during this year, following “The Project” exhibition, near Gallery70.
Roses.
Small white and pink roses appear amongst leaves in two small canvases that compose this cycle. They are displayed next to one another and they impart a calm, soft aesthetic that distinguishes them from the other paintings in the exhibition.
Swimmers and Painters.
Twelve oil paintings on canvas show some male swimmers, who swim in the seas and pools, sometimes individually and other times in groups. The concept of these paintings is focused on the interrelation between swimming and breathing. All the pieces are called “Breathe in” and the swimmers are shown in green and blue waters, swimming freestyle, without respecting each other’s lanes. Their faces display frenzy, they are distorted in the effort to coordinate swimming and breathing. This cycle transmits a feeling of movement in a way that resembles “Street Story”, but bears the extra element of chaos, a certain entanglement that offers the swimmer’s experience to the viewer. The subjects swim in different rhythms, some seem to face nearly fatal difficulties and swim dangerously close to others. In one of the paintings, a subject seems to be lost underwater.
The left corner of the gallery displays 8 paintings within paintings, where the subjects paint other subjects, individually or in groups. They are all titled “Painting”. The painters carry bright color clothing and some are often portrayed in diptychs, in positions that vary slightly, showing some movement (like in Painting 6 – After Goya). The subjects of different ages and characters could be students or professionals. The canvases scattered in the working rooms give the idea that the spaces are studios or study rooms, dedicated to painting.
A single painting is found in the wall nearby, showing a painter during his work process, and under his feet some canvases turned on their back, hiding the painting from the viewers, but free to be turned around if a viewer pleases.
In front of the painters there are six pencil sketches titled “Drawing” and again they show subjects engaged in painting, this time without clear details.
Amongst the Foliage.
The group that is last mentioned in the title contains some of the largest paintings of the exhibition, which greet the visitors as soon as they enter the FAB Gallery. Two of the paintings are brought in the form of a diptych, as one unique painting stretched in two canvases. The first one shows a rainy day in a city that resembles Tirana, or maybe it is only confounded with Tirana due to the typical colours used by the artist that coincide with those of the capital city. People carrying multicolored clothes and umbrellas wander the streets that intertwine amongst them and get interrupted by pieces of green spaces, gardens and casual trees. The same landscape is repeated in a second painting, only that this time the people are missing. The empty streets entwine only with the greens and there are less colors.
“Amongst the Foliage” continues with three other oil on canvas paintings that show different trees and plants, mainly coniferous ones. The last wall that is seen upon exiting the FAB Gallery contains another two paintings, thus ending the cycle of the visit in Shpëtim Kërçova’s exhibition on a green tone, same as it began.
*Shpëtim Kërçova (Albanian, born in 1968) studied painting and textile in the Academy of fine Arts in Tirana, graduating in 1991. Very active in many exhibitions in and outside the country, Kërçova at his beginnings experimented in different mediums such as installation and mixed media, but soon he concentrated in oil pantings, usually in series. From the 2000 he is one of the well-known contemporary artists of the country and a lecturer at the University of Arts in Tirana. His works usually analyze the human condition in the urban space, their relationship with nature and globalization topics. Some of his selected exhibitions are: “A landscape without horizon”, personal exhibition, Zeta Gallery, Tirana (2015); “Zeta Art Center & Gallery at SUPERMARKET 2014”, Stockholm Independent Art Fair (2014); Personal exhibition, Zeta Gallery, Tirana (2010); “Cosi vicina cosi lontana”, Villa Croce Genova, Italy (2009); “My space”, Hause am Lutzoplawtz, Berlin, Germany (2008); “Virtualbania”, Pavel Haus, Austria (2007); ’03-’11 “Onufri” International Competition, National Gallery of Arts, Tirana (2002).
***
Ekspozitë / Shpëtim Kërçova / “Dogs / Roses / Swimmers and Painters / Amongst the Foliage’’ / Galeria FAB / 10 – 25 maj, 2021 / Tiranë
Gjatë periudhës 10 – 25 maj 2021, muret e Galerisë FAB u veshën nga veprat që piktori Shpëtim Kërçova ka realizuar gjatë viteve 2018 – 2020. Ekspozita përmbante një numër të madh punimesh, të grupuara nga kuratori Genti Gjikola në katër kategori: Qen / Trëndafila / Notarë dhe Piktorë / Mes Gjethnajës. Ekspozita është e pasur dhe shtrihet përgjatë tre ambienteve të galerisë, e përbërë kryesisht prej veprash të realizuara me vaj në kanavacë për pjesën më të madhe dhe një pjesë e vogël me laps.
Pikturat e Shpëtim Kërçovës, të veçueshme individualisht në subjekte dhe tematika, shpesh përkojnë në disa elementë që e bëjnë artin e tij të identifikohet mes të tjerëve falë karakteristikave. Të tilla janë përsëritja e një subjekti ose hapësire, në mënyrë identike ose shumë të ngjashme, aq sa mund të ngatërrohet. Ngjyrat që Shpëtim Kërçova përdor janë një tipar i dytë dallues, pasi vizitorët do të mund të shihnin se si roza, e gjelbërta, bluja dhe lejlaja e autorit përkojnë në piktura të ndryshme të tij, marrin një ngjyrim neoni, sikur të jenë ndriçuar nga llampa të ftohta.
Qen.
Një motiv i përsëritur në pikturat e Shpëtim Kërçovës, si element i vetëm, ashtu edhe në shoqëri të vajzave flokëkapur dhe me rroba shumëngjyrëshe, qentë që enden rrugëve të qytetit sillen me karaktere të ravijëzuar qartë. Pikturat e kësaj serie quhen “Street Story” (Histori Rrugësh) dhe vijnë për së dyti brenda këtij viti në Tiranë, në vijim të ekspozitës The Project, pranë Gallery70.
Trëndafila.
Trëndafila të vegjël, rozë dhe të bardhë, shfaqen mes gjetheve në dy telajo katrore që përbëjnë këtë cikël. Ato janë vendosur pranë dhe mbartin një qetësi, butësi estetike që i veçon nga pikturat e tjera.
Notarë dhe Piktorë.
Dymbëdhjetë piktura vaji paraqesin notarë meshkuj, të cilët në grup ose të vetëm notojnë në det dhe në pishinë. Koncepti i pikturave fokusohet në marrëdhënien mes notit dhe frymëmarrjes. Të gjitha bartin titullin “Breathe In” (Merr Frymë) dhe notarët paraqiten mes ujërash blu e të gjelbërta, teksa notojnë në stil të lirë, pa respektuar korsitë individuale. Fytyrat e tyre dëshmojnë frenezi, shfaqen të përçudnuara prej tentativës që të bashkërendojnë frymën me notin. Ky cikël tejçon një lëvizje që ngjason me “Street Story”, por mbart elementin e shtuar të kaosit, njëfarë ngatërrese që e sjell të gjallë përvojën e notarëve. Ritmet e tyre janë të ndryshëm, disa duken në vështirësi pothuajse fatale dhe rrezikshëm pranë njëri – tjetrit. Madje në një pikturë, subjekti ka humbur nën ujë.
Në ekstremin e majtë të galerisë paraqiten 8 piktura brenda pikturave, ku subjektet pikturojnë të tjerë, në grup apo të vetëm. Të gjitha pikturat titullohen “Painting” (Pikturë apo Duke Pikturuar). Piktorët mbajnë veshje me ngjyra të forta dhe shpesh disa prej tyre shfaqen në diptikë, me pozicione që ndryshojnë lehtas, duke paraqitur lëvizje (si tek Piktura 6 – sipas Goyas). Subjektet e moshave dhe karaktereve të ndryshme, mund të jenë studentë ose profesionistë. Telajot e shpërndara në dhomën ku secili punon krijon përshtypjen se hapësira është një studio ose një sallë studimi, e dedikuar ndaj pikturës.
Një tablo e vetme që paraqet një piktor gjatë punës, gjendet në faqen e murit ngjitur, dhe nën këmbët e tij një sërë telajosh të kthyera nga ana e pasme, duke e fshehur veprën nga vizitorët, por të lira për t’u parë nga ata.
Përballë piktorëve gjenden 5 vizatime me laps, të titulluar “Drawing” (Vizatim apo Duke Vizatuar) dhe paraqesin përsëri subjekte të angazhuar në pikturë, kësaj radhe pa detaje.
Mes Gjethnajës.
Cikli që emërtohet i fundit në titull përmban disa ndër tablotë më të mëdha të ekspozitës, me të cilat vizitorët prezantohen menjëherë pasi hyjnë në Galerinë FAB. Dy prej tyre janë relizuar si diptikë, si piktura unike të shtrira në dy telajo. Në të parën paraqitet një ditë me shi në një qytet që nga ngjyrat i përngjet Tiranës, por mbase edhe vetëm ngatërrohet me të, pasi ngjyrat tipike të autorit përkojnë me ato të kryeqytetit. Njerëz të mbathur me veshje dhe çadra shumëngjyrëshe qarkullojnë në rrugët që ndërthuren mes tyre dhe ndërpriten nga copëza gjelbërimi, kopshte dhe pemë rastësore. I njëjti peizash përsëritet në një vepër të dytë, këtë radhë pa njerëz. Rrugët boshe ndërthuren veç me gjelbërimin dhe ngjyrat janë më të pakëta.
Cikli “Gjethnaja” vijon me tre piktura të tjera vaji, që paraqesin pemë dhe bimë të ndryshme, kryesisht halore. Pranë murit në dalje të Galerisë FAB, në krah të djathtë janë pozicionuar dy të fundit prej tyre, duke bërë që cikli i vizitës në ekspozitën e Shpëtim Kërçovës të fillojë dhe të mbyllet me gjelbërim.
*Shpëtim Kërçova (lindur më 1968) studioi pikturë dhe tekstil në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku më pas u diplomua në 1991. Shumë aktiv në shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit, Kërçova në fillimet e tij eksperimentoi në mediume të ndryshme si instalimi dhe mixed media, por më pas ai u përqendrua në pikturat në vaj, zakonisht në seri. Nga viti 2000 ai është një nga artistët e njohur bashkëkohorë të vendit dhe pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë. Punimet e tij zakonisht analizojnë gjendjen njerëzore në hapësirën urbane, marrëdhëniet e tyre me natyrën dhe temat e globalizimit. Disa nga ekspozitat e tij të zgjedhura janë: “A landscape without horizon”, ekspozitë personale, Zeta Gallery, Tirana (2015); “Zeta Art Center & Gallery at SUPERMARKET 2014”, Stockholm Independent Art Fair (2014); Ekspozitë -personale, Zeta Gallery, Tirana (2010); “Cosi vicina cosi lontana”, Villa Croce Genova, Italy (2009); “My space”, Hause am Lutzoplawtz, Berlin, Germany (2008); “Virtualbania”, Pavel Haus, Austria (2007); ’03-’11 “Onufri” International Competition, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë (2002).