Exhibition / Emiliano Perino; Luca Vele / “Western Promises” / COD (Center for Openness and Dialog) / September 19th – October 31st / Tirana
“Western Promises” is the name of the first solo exhibition of Italian sculptors Emiliano Perino and Luca Vele, opened at the COD (Center for Openness and Dialogue, Tirana) on September 19th until October 31st, 2019. The exhibition is a selection of some of their most significant works (sculptures, drawings, installations; a documentary on the technique these artists work with, by Antonello Matarazzo). The exhibition is curated by Gaetano Centrone and Genti Gjikola.
The central work, “Pelle d’elefante”, (Elephant’s skin) is a huge installation sculpture occupying almost the entire floor of the space in which it is located. It is the skin of a large animal (created by the “papier-mâché” technique), transformed into a carpet, where the two iron armchairs standing on it invite you to sit. This is the artistic irony of the welfare that today’s modern man provides for himself, by exhibiting superiority over one another, thus not treading on just a skin but on human and social principles.
The hope for change, inside the exhibition, is immersed in amphorae which form an ensemble named “Elpis” (“Hope”). The amphorae themselves (as a representation of archaeological sites) externally are partially coated with layers made by the “papier-mâché” technique, layers that carry (through newspapers as a component of the subject matter) contemporary attitudes, thus approximating the coexistence of time and different mind-sets.
This ensemble of installation amphorae relates to their drawings (amphorae) at the entrance of the exhibition. Each of them (drawings) is respectively related to a philosophical expression of hope as a feeling, expressed by different renowned personalities across the world.
The closing work of the exhibition is “Luoghi comuni” (“Common Places”, 2011). The work itself is an installation made of galvanized iron poles, where adhered are layers made with the “papier-mâché” technique. This installation presents various social-political events that have shocked today’s Italian society. Consequently, the creativity of the artists in question serves as a call for attention to disturbing social phenomena, as a spiritual awakening, so indispensable in times of moral turmoil.
Undoubtedly, the moral deterioration of human society is not partial. Regardless of the type of flaw, its depth, it does not affect only one nationality, one administrative space. More than ever, thanks to geographical interaction, and not only internal-ethical interaction, the signs that human society suffers are increasingly similar and widespread. For this reason the creativity of the artists in question even though driven by contemporary Italian issues, don’t only address that. “Western promises” are an accusation of unfulfilled commitments by the “West”.
* Emiliano Perino was born in New York in 1973, and Luca Vele was born in Rotondi in 1975. Their professional journey begins in the late 1990s. They have a style of their own and well defined in the field of contemporary art. Their artistic language captures urban spaces living with cultural traditions, not only Italian traditions but with Mediterranean traditions as well. Among the most notable features of their work is the ability to recognize, select and process the material from which artwork is then acquired. Papier-mâché technique creates artistic objects that represent not only forms and objects of common aesthetics, but also social events and phenomena. Emiliano Perino and Luca Vele participated for the Onufri Award (2017-2018) during its 23rd year running in Albania.
***
Ekspozitë / Emiliano Perino; Luca Vele / “Premtime perëndimore” / COD (Qendra për Hapje dhe Dialog) / 19 shtator – 31 tetor 2019 / Tiranë
“Premtime perëndimore” (“Western Promises”) emërtohet ekspozita e parë vetjake e skulptorëve italianë Emiliano Perino dhe Luca Vele (Luka Vele), hapur në COD (Qendra për Hapje dhe Dialog, Tiranë) më 19 shtator deri më 31 tetor 2019. Ekspozita përmbledh një përzgjedhje të disa prej veprave më domethënëse të tyre (skulptura, vizatime, instalacione të artistëve; një dokumentar mbi teknikën me të cilën punojnë artistët, nga Antonello Matarazzo – Antonelo Mataraco). Ekspozita është kuruar nga Gaetano Centrone (Gaetano Çentrone) dhe Genti Gjikola.
Vepra qendrore, “Pelle d’elefante” (“Lëkura e elefantit”), është një skulpturë instalative e stërmadhe, e cila zë pothuajse krejt dyshemenë e hapësirës në të cilën ndodhet. Ajo është lëkura e një kafshe të madhe (krijuar prej teknikës “papier-mâché”), shndërruar në tapet, mbi të cilin dy kolltukët prej hekuri ftojnë për t’u ulur. Kjo është ironia artistike mbi mirëqenien që njeriu i sotëm i mundëson vetvetes, duke shfaqur epërsi kundrejt të përngjashmit të vet e duke shkelur kështu jo thjesht mbi një lëkurë, por mbi parimet njerëzore dhe ato shoqërore.
Shpresa për ndryshim, në brendësi të ekspozitës, është e zhytur në amforat të cilat përbëjnë një tërësi, të emërtuar prej autorit “Elpis” (“Shpresa”). Vetë amforat (si përfaqësim të objekteve arkeologjike) janë të veshura pjesërisht së jashtmi me shtresa të përgatitura nëpërmjet teknikës “papier-mâché”, shtresa të cilat mbartin (përmes gazetave si element përbërës të lëndës) qëndrimet bashkëkohore, duke përafruar kështu në bashkëjetesë kohë e mendësi të ndryshme.
Kjo tërësi amforash instalative lidhet me tërësinë e vizatimeve të tyre (amforave) në pjesën hyrëse të ekspozitës. Secili prej tyre (vizatimeve), është i lidhur përkatësisht me një shprehje filozofike mbi shpresën si ndjesi, shprehur nga personalitete të ndryshme botërore.
Vepra përmbyllëse e ekspozitës është “Luoghi comuni” (“Vendet e zakonshme”, 2011). Ajo është në vetvete një instalacion i krijuar nga shtylla hekuri të galvanizuara te të cilat janë ngjitur shtresa të përgatitura po me teknikën “papier-mâché” dhe që paraqesin ngjarje të ndryshme politiko-shoqërore të cilat e kanë tronditur jo pak shoqërinë e sotme italiane. Për rrjedhojë, krijimtaria e artistëve në fjalë shërben si një thirrje për vëmendje ndaj dukurive shqetësuese shoqërore, si një zgjim shpirtëror, kaq shumë i domosdoshëm në kohë bjerrjesh morale.
Pa dyshim, zvetënimi moral i shoqërisë njerëzore nuk është i pjesshëm. Pavarësisht llojit të krisjes, thellësisë së saj, ai nuk prek vetëm një kombësi, një hapësirë administrative. Më shumë se kurrë, falë ndërveprimit gjeografik dhe jo vetëm, ndërveprimit internetik po ashtu, shenjat prej të cilave vuan shoqëria njerëzore janë përherë e më tepër të ngjashme dhe të përhapura. Po për këtë arsye edhe krijimtaria e artistëve në fjalë, ndonëse nxitet prej problematikës bashkëkohore italiane, nuk i drejtohet vetëm asaj. “Premtimet perëndimore” janë një akuzë për zotimet e pambajtura të “Perëndimit”.
* Emiliano Perino ka lindur në Nju-Jork (New York), në vitin 1973, kurse Luca Vele ka lindur në Rotondi në vitin 1975. Rrugëtimi i tyre profesional nis rreth fundit të viteve ’90. Ata kanë një stil tërësisht të vetin dhe të mirëpërcaktuar në fushën e artit bashkëkohor. Gjuha e tyre artistike ngërthen hapësirat qytetëse të kohës në të cilën jetojnë me traditën kulturore jo vetëm italiane, por edhe më gjerë, me atë mesdhetare. Ndër tiparet më përveçuese të punës së tyre është aftësia për të njohur, përzgjedhur dhe përpunuar lëndën nga e cila përftohet më pas, në mënyrë artizanale, vepra artistike. Përmes teknikës së “Papier-mâché”-së (papiemashe) krijohen objekte artistike që paraqesin jo vetëm forma dhe objekte të estetikës të zakonshme, por gjithashtu edhe ngjarje e dukuri shoqërore. Emiliano Perino dhe Luca Vele kanë marrë pjesë për çmimin “Onufri” (2017-2018) në vitin e 23-të të zhvillimit të tij në Shqipëri.