Exhibition / “Punto di Rugiada” / Stefano Romano / ALPHA Gallery / August 6th – September 10th, 2021 / Vlora
Near an area known as the Historic Neighborhood in Vlora, officially named Justin Godard Street, ALPHA Gallery displays the exhibition “Punto di Rugiada”, which means dew drop. The exhibition features paintings by artist Stefano Romano and will remain open to the public until September 10th, 2021.
The exhibition comes as a result of the awareness that the Italian Institute of Culture wants to spread in the memory of the event of 6th -9th August, 1991, where over 20,000 Albanians landed in the city of Bari on board of the Vlora ship, an event that affected a whole generation of Italians. The IIC intends to commemorate this event on its 30th anniversary, addressing its opposite, the arrival of Italians in Albania. These journeys with different means resemble in their expectations and hopes.
The curator Francesco Scasciamacchia and the historical-documentary researcher Davide de Notarpietro, co-founders of the Cijaru (Otranto) Cultural Association, have guided the artist Stefano Romano in the realization of the works. The artist, who has been living in Albania since 2003, was inspired from his personal experience of emigration and the study of the water currents near the Strait of Otranto. The artistic result is motivated by the termo-dynamic phenomenon which allows the state of equilibrium between the water and the steam to be manifested on the sea surface, hence it was entitled dew drop. This coexistence serves as a metaphor for the movement of the immigrants from a place to another, their position between what they left behind and what they expect to find, with the purpose of reaching the balance of the sea surface.
Three groups of works form the complete experience of the exhibition at the ALPHA Gallery:
“Punto di Rugiada” (Dew drop, 2021), located in the center of the space, is an installation that aims to offer to the visitors the aesthetic and emotional experiencing of travel. The work features several sails made of tracing paper and set in motion by ventilators, the sounds of which are amplified by several wooden tubes, thus recreating the noise of a ferry engine. Immersed in a light which changes during 10 hours (the time it takes for the ferry to arrive to Bari from Durrës), the visitors will see how the light penetrates 12 shades of blue, imitating the journey from midnight to dawn.
“Dei viaggi e di cio che resta” (About travelling and on what remains, 2021) involves 6 rapidograph drawings on tracing paper, further sewn on a square of isothermal fabric, the same material used to protect the immigrants from the cold. Drawn subjects exist in a state between the man and other objects. Respectively the drawings are entitled : Lamp-Man, Parabola-Man, Tree-Man, Chair-Man, Cupboard-Man and Sink-Man. The anatomy of the subjects coincides with the titles. They appear as human objects, whose limbs, head or body do not follow their natural appearance but that of the object which accompanies the noun “man” in each of the works. They unconsciously identify with the objects of everyday life. Each of the drawings is accompanied by a “travel note” with phrases taken from books dedicated to the idea of travel and the subsequent identity transformation, which in Stefano Romano’s drawings has resulted in physical transformation.
“Note a Margine” (Notes on edge, 2021) consists of the digital processing of various Italian magazines and newspapers, designed as provisions. The author has selected newspapers that once covered the event of the beaching of the ship Vlora in Bari, but has intervened in them by adding or removing visual elements which had influenced the readers’ point of view on the event. He sheds a purely aesthetic light on the issue of migration, an essentially political phenomenon, but this time it appears free from the media narratives and the original notes.
*Stefano Romano operates in visual artistic media of performance, installation, video and photography. His work is driven by the purpose of presenting unexpected events and contradictions from the everyday social reality. The artist emigrated to Albania in 2003, thanks to a cultural exchange program at the Carrara Academy in Bergamo. He is dedicated to the performing arts. He has long been involved in the interest of contemporary art, often visual and public, as a freelance artist and as the founder of T.I.C.A (Tirana Institute of Contemporary Art), DZT (Two Zero Three) and MAPS (Mobile Archive of Public Space). His works have been exhibited in many international galleries and museums.
***
Ekspozitë / “Punto di Rugiada’’ / Stefano Romano / Galeri ALPHA / 6 gusht – 10 shtator, 2021 / Vlorë
Pranë zonës që njihet si Lagjia Historike në Vlorë, zyrtarisht Rruga Justin Godard, Galeri ALPHA shfaq për publikun ekspozitën “Punto di Rugiada”, që në shqip do të thotë pikë vese. Ekspozita përmban piktura të artistit Stefano Romano dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 10 shtator 2021.
Ekspozita është rezultat i ndërgjegjësimit që Instituti Italian i Kulturës do të shpërndajë mbi kujtesën e eventit të 6 – 9 Gushtit 1991, ku mbi 20,000 shqiptarë zbarkuan në qytetin e Barit me anijen Vlora, një ngjarje që ndikoi tek një brez i tërë italianësh. IIC synon ta rikujtojë këtë ngjarje në 30-vjetorin e saj, duke trajtuar të kundërtën e saj, ardhjen e italianëve në Shqipëri. Këto rrugëtime me mjete të ndryshme, ngjasojnë në pritshmëri dhe shpresa.
Kuratori Francesco Scasciamacchia dhe kerkuesi historiko-dokumentar Davide de Notarpietro, bashkëthemelues të Shoqatës Kulturore Cijaru (Otranto), kanë drejtuar artistin Stefano Romano në realizimin e veprave. Artisti, që jeton në Shqipëri prej vitit 2003, është frymëzuar nga përvoja personale e emigrimit dhe nga studimi i rrymave ujore pranë Kanalit të Otrantos. Rezultati artistik motivohet nga fenomeni termo-dinamik i cili lejon që në sipërfaqen e detit, të manifestohet gjendja e ekuilibrit midis ujit dhe avullit, andaj vjen titulli pikë vese. Kjo dyqenësi shërben si një metaforë për lëvizjen e emigrantëve nga një vend në tjetrin, pozicionimin e tyre mes asaj çka lanë pas dhe asaj që presin të gjejnë, me synimin që të mbërrijnë ekuilibrin e sipërfaqes detare.
Tre grupe veprash formojnë përvojën e plotë të ekspozitës pranë Galerisë ALPHA:
“Punto di Rugiada” (Pikë Vese, 2021), e pozicionuar në qendër të hapësirës, është një instalacion që synon t’i ofrojë vizitorëve përjetimin estetik dhe emocional të udhëtimit. Realizuar me anë të letrave kalk, vepra shfaq disa vela të vëna në lëvizje nga ventilatorë, tingujt e të cilëve amplifikohen nga disa tuba druri dhe rikrijojnë zhurmën e motorrit të një trageti. I zhytur në një dritë e cila ndryshon përgjatë 10 orëve (koha që i duhet tragetit të mbërrijë nga Durrësi në Bari), vizitorët do të shohin se si drita përshkon 12 nuanca të blusë, duke imituar udhëtimin nga mesnata në agim.
“Dei viaggi e di cio che resta” (Mbi udhëtimet dhe mbi atë çka mbetet, 2021) përmban 6 vizatime me rapidograf mbi letër kalku, të qepur më tej mbi një kuadrat pëlhure izotermike, i njëjti material që përdoret për të mbrojtur emigrantët nga i ftohti. Subjektet e vizatuar ekzistojnë në një gjendje midis njeriut dhe objekteve të tjera. Përkatësisht vizatimet titullohen Njeri-Abazhur, Njeri-Parabolë, Njeri-Pemë, Njeri-Karrige, Njeri-Bufe dhe Njeri-Lavaman. Anatomia e subjekteve përkon me titujt. Ata shfaqen si njerëz-objekte, gjymtyrët, koka ose trupi i të cilëve nuk vijon natyrshëm, por si objekti i cili shoqëron fjalën njeri në secilën nga veprat. Ata njësohen me objektet e përditshmërisë në mënyrë të pavetëdijshme. Secili nga vizatimet shoqërohet me nga një “shënim udhëtimi”, fraza të nxjerra nga libra që i dedikohen idesë së udhëtimit dhe transformimit identitar që pason, çka në vizatimet e Stefano Romanos ka rezultuar në transformim fizik.
“Note a Margine” (Shënime në Skaje, 2021) konsiston në përpunimin digjital të revistave dhe gazetave të ndryshme italiane, projektuar si dispozitiva. Autori ka përzgjedhur gazeta të cilat trajtuan dikur ngjarjen e zbarkimit të anijes Vlora në Bari, por ka ndërhyrë në to duke shtuar apo hequr elemente pamorë, të cilët patën ndikuar këndvështrimin e lexuesve mbi ngjarjen. Ai hedh një dritë krejt estetike mbi çështjen e migrimit, një fenomen thelbësisht politik, por i zhveshur këtu nga narrativa mediatike dhe nga shënimet origjinale.
*Stefano Romano operon në mediumet artistike pamore të performancës, instalacionit, videos dhe fotografisë. Puna e tij drejtohet nga synimi pë të paraqitur ngjarje të papritura dhe kontradiktat e realitetit shoqëror të përditshëm. Artisti ka emigruar drejt Shqipërisë në vitin 2003, falë një programi të shkëmbimit kulturor të Akademisë së Carraras në Bergamo. Ai i është dedikuar artit performues. Prej kohësh angazhohet në interes të artit bashkëkohor, shpesh pamor dhe publik, si artist i lirë dhe si themelues i T.I.C.A (Tirana Institute of Contemporary Art), DZT (Dy Zero Tre) dhe MAPS (Mobile Archive of Public Space). Veprat e tij janë ekspozuar në shumë galeri dhe muzeume ndërkombëtare.