Screening / DokuFest / from Harabel Contemporary Art Platform at the Tennis Court near the Grand Park of Tirana / 28th of July 2021 / 20:30 / Tirana
Harabel Contemporary Art Platform and DokuFest are pleased to invite you for some film screenings on the evening of July 28, 2021, at 20:30, at the Tennis Court near the Grand Park of Tirana.
After several years in a row, DokuFest is back in Tirana to show some of the selected films from the 2021 program. The theme of this year is “Re: set Re: mix Re: act”, containing three words with the letters RE as a central notion in their roots. The festival will explore aspects of their use in the context of the world reemerging from the pandemic and (re)imagining itself in a new situation.
Starting from 21:00 pm, the movies that will be screened during the evening are : “Bushi”, Hana Sedoli & Ben Gorani (Kosova, 2021);“More Than Two Hours”, Ali Asgari (Iran, 2013); “In Between”, Samir Karahoda (Kosova, 2019); “Vever (For Barbara)”, Deborah Stratman (USA, 2019); “Push This Button If You Begin To Panic”, Gabriel Böhmer (UK, 2020).
At the end, the screening will be followed by a talk between the festival executives and the public, during which the festival program will be unveiled.
The 20th edition of DokuFest will take place in the historic city of Prizren and also on the online platform from 6th to 14th August 2021. From a record number of over 3,000 applications, the festival will present 106 films from 60 different countries around the world, which will compete in 8 categories, displaying some of the best documentaries, as well as an excellent collection of short and experimental films recently produced, making it the largest film screening platform in the country.
***
Projektim / DokuFest / nga Platforma e Artit Bashkëkohor HARABEL te Fushat e Tenisit pranë Liqenit Artificial të Tiranës / 28 korrik 2021 / ora 20:30 / Tiranë
Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel dhe DokuFest kanë kënaqësinë t’ju ftojnë për disa projektime filmike mbrëmjen e 28 korrikut 2021, ora 20:30, te fushat e tenisit pranë Liqenit Artificial të Tiranës.
DokuFest vjen për të disatin vit radhazi në Tiranë, për të shfaqur disa prej filmave të programit të ri të vitit 2021. Tematika e këtij viti është “Re:set Re:mix Re:act”, përbërë nga tri fjalë të cilat në qendër kanë si nocion shkronjat RE në rrënjën e tyre, me të cilat festivali do të eksplorojë aspekte të shumta në kontekstin e botës që rishfaqet nga pandemia dhe (ri)imagjinon veten në një situatë të re.
Duke filluar nga ora 21:00, mbrëmja premton shfaqjen e filmave të mëposhtëm:
“Bushi”, Hana Sedoli & Ben Gorani (Kosovë, 2021);“More Than Two Hours”, Ali Asgari (Iran, 2013); “In Between”, Samir Karahoda (Kosovë, 2019); “Vever (For Barbara)”, Deborah Stratman (SHBA, 2019); “Push This Button If You Begin To Panic”, Gabriel Böhmer (MB, 2020).
Si përmbyllje, do të ketë një bashkëbisedim ndërmjet drejtuesve të festivalit dhe publikut të pranishëm përgjatë të cilit do të shpaloset edhe programi i festivalit.
Edicioni i 20-të i DokuFest do të zhvillohet në qytetin historik të Prizrenit dhe në platformën online në datat 6 – 14 gusht 2021. Nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantojë 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë, si dhe një koleksion të shkëlqyeshëm të filmave të shkurtër dhe atyre eksperimentalë, të prodhuar kohëve të fundit, duke e bërë atë platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend.