Exhibition / Robert Aliaj Dragot / “Inevitable” / COD / June 4th-19th 2021 / Tirana
“Inevitable” is the last project of Robert Aliaj Dragot, which was displayed at COD in Tirana, during the period of June 4th-19th, 2021, curated by Klod Dedja.
“The wall protects me, but also isolates me. Should I be grateful? Or do I have to be fearful?” The work representing the “Inevitable” stands at the front of the hall at COD: a brick wall extended across the space. At the opening of the exhibition the artist made a performance creating a bridge of communication through the visible and the invisible. He uses the wall as a symbol of barriers: those of communication, the mental, physical ones, etc., all products of our unconscious, the overcoming of which becomes a serious obstacle. The climax of the performance is reached when the artist approaches the wall and stops in front of it in hesitation to touch it, knock it down or kiss it. In the opening performance of the exhibition, the artist kissed the wall for a long while, whereas in the following days of the exhibition this performative act was materialized in a bronze sculpture with the actual size and appearance of the artist, placed where the performance happened.
Other authentic works of Robert Aliaj were also displayed in the COD space. Another performance takes place in the small hall on the right, inspired by the artist’s performance in 2014, Qyteti i mbrapshtë (The city backwards), which was reconceptualized in this hall: a boy traverses every corner of the space as he walks backwards, while the public is sitting in the middle of the hall; the hall door closes and the performance lasts a few minutes creating a stifling situation for the public.
On the left you could notice another work, 6080K310I (2010), a video where a Brazilian actor in the role of a police officer, performs a self-abusive act. The series from the artist’s archive follow along the corridor: Discrete Elements (2008), a cycle of works composed from nine paintings, closely related to the concept of the symbol and the antisymbol, widely found in the artist’s work. The target in the midst of urban chaos is a recurring element. Homomigratus (2016) is another work focusing on violence and abuse. This work is part of a series that concentrate on the relationship between power and the abuse happening through it; the victims have no identity while being exposed in the offices of police institutions. At the end of the corridor there are two more works, two oil paintings on the surface of an iPad. Their subject relates to the frequencies of abandonment and falling: Homomigratus (2016), Inevitable (2021).
*Robert Aliaj Dragot was born in Tirana on February 18, 1960, in an environment with a tradition in the painting field. He currently lives between Tirana and Brussels, where he engages in his artistic activities. He studied painting at the Artistic Lyceum of Tirana. Later he developed his artistic activity abroad. During the 80s-90s he began painting. In the late ‘90s, after a long career as a pop singer, he engaged as a visual artist, handling shocking social events of that period of political transition in the country and the region. Dragot’s work is multidimensional. He experiments in different mediums and techniques, such as: photography, film, performance, installation, moving images, animation, sound, contemporary painting and television. He had a considerable number of solo exhibitions in several European countries, such as Greece, France, Switzerland and Belgium. Some of his works are: Les Duex Moite (2007), Discrete elements (2008), 6080K310I (2009), Notes on Performative Urbanism, La Tulip de Gerdec (2009), Hyena (2010), I am of another world (Unë jam i një bote tjetër) ( 2013), Punch me (2013), Qyteti i mbrapshtë (2014), The Intellectual Decapitation of Image (Dekapitimi intelektual i imazhit) (2015), Homomigratus (2016), Leaflet (2016), Horizontal Tirana (Tirana Horizontale) (2017).
***
Ekspozitë / Robert Aliaj Dragot / “Inevitable” / COD / 4-19 qershor, 2021 / Tiranë
COD në Tiranë, gjatë periudhës 4 deri më 19 qershor 2021, mbajti të ekspozuar projektin e fundit të Robert Aliaj, titulluar “Inevitable” (“E pashmangshme”), kuruar nga Klod Dedja.
“Muri më mbron, por njëkohësisht edhe më izolon. Duhet t’i jem mirënjohës? Apo duhet t’i trembem?”. Vepra që përfaqëson ekspozitën “E pashmangshme” qëndron në ballë të hollit në COD: një mur tullash i shtrirë përgjatë hapësirës. Në hapjen e ekspozitës artisti performoi duke krijuar një urë komunikimi nëpërmjet të dukshmes dhe të padukshmes. Ai e përdor murin si një simbol të barrierave: atyre të komunikimit, atyre mendore, fizike, etj., të gjitha produkt i të pavetëdijshmes sonë, e kapërcimi i të cilave bëhet një pengesë serioze. Çasti kulmor i performancës arrin kur artisti i afrohet murit dhe ndalon përballë tij në hezitimin për ta prekur, shembur apo puthur. Në performancën hapëse të ekspozitës artisti e puth për një kohë të gjatë murin, ndërsa në ditët në vijim të ekspozitës ky akt performativ është materializuar në një skulpturë me përmasat dhe pamjen reale të artistit, derdhur në bronz, vendosur në vendin e performancës.
Në hapësirën e COD janë ekspozuar gjithashtu edhe vepra të tjera autentike të Robert Aliaj. Në sallën e vogël në të djathtë, zhvillohet një tjetër performancë: ajo merr shkas nga performanca e artistit në vitin 2014, Qyteti i mbrapshtë, dhe vjen në këtë sallë e rikonceptuar: një djalë, teksa ecën mbrapsht, përshkon çdo skaj të hapësirës, ndërkohë që publiku është i ulur në mes të saj; dera e sallës mbyllet dhe performanca zgjat disa minuta, duke krijuar për publikun një situatë mbytëse.
Në anën e majtë shohim veprën 6080K310I (2010), një video ku një aktor brazilian, në rolin e një polici, performon një akt vetë-abuzues. Përgjatë korridorit vijon seria nga arkiva e artistit: Elemente diskrete (2008), një cikël veprash prej nëntë tablosh, që lidhen ngushtë me konceptin e simbolit dhe antisimbolit, gjerësisht të gjendur në veprën e artistit. Element përsëritës është shënjestra në mes të kaosit urban. Homomigratus (2016), një tjetër vepër ku kryefjala është dhuna dhe abuzimi. Kjo vepër është pjesë e një serie veprash ku në qendër ndodhet marrëdhënia e pushtetit dhe abuzimit përmes tij; viktimat janë pa identitet, duke qëndruar të ekspozuara në zyrat e institucioneve policore. Në fund të korridorit paraqiten dy vepra, të realizuara si pikturë vaji mbi iPad. Subjekti i tyre lidhet me frekuencat e braktisjes dhe rënies: Homomigratus (2016), E pashmangshme (2021).
*Robert Aliaj Dragot ka lindur në Tiranë më 18 shkurt të vitit 1960, në një mjedis me traditë për sa i takon pikturës. Aktualisht jeton mes Tiranës dhe Brukselit, ku angazhohet në veprimtaritë e tij artistike. Kreu studimet për pikturë në Liceun Artistik të Tiranës. Më pas zhvilloi veprimtarinë e tij artistike jashtë vendit. Gjatë viteve 1980-90 fillon të merret me pikturë. Në fund të viteve ‘90, pas një karriere të gjatë si këngëtar i muzikës pop, angazhohet si artist pamor, duke trajtuar ngjarje tronditëse sociale të asaj periudhe tranzicioni politik në vend dhe rajon. Puna e Dragotit është multidimensionale. Eksperimenton në mediume dhe teknika të ndryshme, si: fotografia, filmi, performanca, instalacioni, imazhet lëvizëse, animacioni, tingulli, piktura bashkëkohore dhe televizioni. Ka kryer një numër të konsiderueshëm ekspozitash vetjake në disa vende të Europës, si: Greqi, Francë, Zvicër dhe Belgjikë. Disa prej punëve të tij janë: Les Duex Moite (2007), Discrete elements (2008), 6080K310I (2009), Notes on Performative Urbanisim, La Tulip de Gerdec (2009), Hyena (2010), Unë jam i një bote tjetër (2013), Punch me (2013), Qyteti i mbrapshtë (2014), Dekapitimi intelektual i imazhit (2015), Homomigratus (2016), Fletërrufe (2016), Tirana horizontale (2017).