Exhibition / Steve McCurry / On Reading / COD / June 3 – July 31, 2022 / Tirana
On Reading is an exhibition by artist Steve McCurry, which was opened at the Center for Openness and Dialogue, curated by Biba Bottazzi and installed by Peter Bottazzi. This exhibition will remain open from June 3 to July 31, 2022.
The exhibition is an homage to photographer André Kertész and consists of 71 pictures exposed throughout the space of COD. The pictures were shot India, Afghanistan, Africa, Cuba, Turkey, Italy and USA, and they reflect various realities and cultures with the common subject of books and reading. The shots were realized from 1978 to 2019.
65 photographs are installed in a geometric aluminum structure along the COD hall and the “Meet the artist” hall. These photographs reflect moments when young and elders are involved in reading, breaking away from the reality that surrounds them and lost in a completely intimate situation. The book is always in their hands. Although they are often in unusual places, they manage to concentrate even if they are in the open and bombed premises of schools, surrounded by the sounds of cars or the presence of animals.
The images are accompanied by an audio emitting a soft sound of constant whispering and sometimes the chanting of Quran verses. This audio becomes comprehensive, as a narrator of the situations documented with images.
In the corridor to the left there are five portrait photographs, among McCurry’s most famous taken in: Peshawar, Pakistan (1984); Srinagar, Kashmir (1998); Xigaze, Tibet (2001); Peshawar, Pakistan (2002); Afghanistan (2007).
*Steve McCurry was born on April 23, 1950, in the suburbs of Philadelphia, Pennsylvania. McCurry is an American photographer and photojournalist. He studied film at Pennsylvania State University and became one of the most prominent names in contemporary photography. His photographs have appeared in many magazines, books and exhibitions around the world.
McCurry’s photographs reflect diverse events that took place in different countries and cultures, yet they always preserve the human element. All of his images are human centered and McCurry believes that there is always a commonality between people and thus he focuses on their state of mind. An example of this is the Afghan girl who was on the cover of National Geographic several times.
McCurry has been awarded with several prizes, including: the Robert Capa Gold Medal; National Press Photography Award; Centenary Medal for Lifetime Achievement, from the Royal Photographic Society, London; winner of four first prizes from the Wold Press Photo contest. The French Minister of Culture has also named McCurry a Knight of the Order of Arts and Letters. In 2015, he was hired by Microsoft to take photos in areas of New Zealand, which were later used as backgrounds in Windows 10. He has also published several books with photos, such as: Stories & Dreams: Portraits of Childhood; In Search of Elsewhere; Steve McCurry, Animals; A life in Pictures, published in several different languages.
***
Ekspozitë / Steve McCurry / On Reading / COD / 3 qershor – 31 korrik, 2022 / Tiranë
On Reading mban titullin ekspozita e artistit Steve McCurry, e hapur në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), e kuruar nga Biba Bottazzi dhe instaluar nga Peter Bottazzi. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur gjatë periudhës 3 qershor deri më 31 korrik 2022.
Ekspozita On Reading (Për leximin), realizohet në homazh të fotografit Andre Kertesz, duke ekspozuar 71 fotografi të vendosura në të gjithë hapësirën e COD. Fotografitë e shkrepura në: Indi, Afganistan, Afrikë, Kubë, Turqi, Itali dhe SHBA, pasqyrojnë realitete dhe kultura të ndryshme me subjekt të përbashkët librin dhe leximin. Këto fotografi janë të realizuara që prej vitit 1978 deri në vitin 2019.
Përgjatë hollit të COD dhe sallës “Tako artistin” janë të instaluara 65 fotografi në një skelet gjeometrik prej alumini. Fotografitë e ekspozuara në të, pasqyrojnë momente teksa të rinj e të moshuar janë të përfshirë në lexim, duke u shkëputur prej realitetit që i rrethon dhe të përhumbur në një situatë krejtësisht vetjake. Libri gjendet gjithnjë në duart e tyre. Edhe pse shpesh ndodhen në vende të pazakonta, ata arrijnë të përqendrohen edhe nëse janë në ambiente shkollash të hapura e të bombarduara, të rrethuar prej zhurmave të makinave apo nga prezenca e kafshëve përreth.
Një audio bëhet bashkëshoqëruese e imazheve të shfaqura duke lëshuar një tingull të lehtë pëshpërimash të vazhdueshme e herë të tjera këndimin e Kuranit. Kjo audio bëhet gjithëpërfshirëse, si rrëfimtare e situatave të dokumentuara me imazhe.
Ndërsa në korridorin majtas qëndrojnë pesë fotografi portretesh, ndër më të njohurat e McCurry-t të realizuara në: Peshawar, Pakistan (1984); Srinagar, Kashmir (1998); Xigaze, Tibet (2001); Peshawar, Pakistan (2002); Afghanistan (2007).
*Steve McCurry lindur më 23 prill 1950, në periferi të Filadelfias, Pensilvani. McCurry është fotograf dhe fotoreporter amerikan. Studioi film në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë dhe u bë ndër emrat më të lakuar të fotografisë bashkëkohore. Fotografitë e tij janë shfaqur në shumë revista, libra dhe ekspozita në mbarë botën.
Fotografitë e McCurry-t pasqyrojnë ngjarje të larmishme të ndodhura në vende e kultura të ndryshme, megjithatë ato ruajnë gjithmonë elementin njerëzor. Tërësia e imazheve të tij ka në qendër njeriun dhe McCurry beson se ka gjithmonë një të përbashkët midis njërëzve dhe në këtë mënyrë ai fokusohet në gjendjen shpirtërore të tyre. Një shembull për këtë është dhe vajza afgane e cila u bë disa herë pjesë e kopertinës së National Geographic.
McCurry është vlerësuar me çmime të ndryshme, ndër të cilat: Medaljen e Artë Robert Capa; Çmimin Kombëtar të Fotografisë të Shtypit; Medaljen e Njëqindvjeçarit për Arritjet e Jetës, nga Shoqëria Mbretërore e Fotografisë, Londër; fitues i katër çmimeve të para nga konkursi Wold Press Photo. Ministri i Kulturës Franceze e ka emëruar gjithashtu McCurry-n Kalorës të Urdhrit të Arteve dhe të Letrave. Në vitin 2015 u punësua nga Microsoft për të bërë fotografi në zona të Zelandës së Re, të cilat u përdorën më pas si sfonde në Windows 10. Ka botuar disa libra me fotografi të titulluara: Stories & Dreams: Portraits of Childhood; In Search of Elsewhere; Steve McCurry, Animals; A life in Picture, të botuara në gjuhë të ndryshme.