Talk / Kobi Ben-Meir, Adrian Paci / “Broken Words”, Haifa Museum of Art / Harabel Contemporary, Italian Council / 31st May, 2022 / Tirana
On May 31th, Harabel Contemporary hosted a talk with artist Adrian Paci and curator Dr. Kobi Ben-Meir who presented the project Broken Words and the exhibition Adrian Paci: Still Voices. The talk took place at Harabel’s premises.
The exhibition, on view at Haifa Museum of Art, is a wide survey of video works by world-renowned Albanian artist Adrian Paci, starting with his earliest work from 1997 and concluding with two world premieres of his recent works from 2021.
Ben-Meir presented works by Paci exploring the primacy of body language over verbal language in the artist’s oeuvre, while focusing on his 2018 work Broken Words, that at the end of the project will be acquired by the Centro per l’Arte Contemporanea Luigi Pecci. Via sensitive aesthetic research of the medium of video, Paci fills textual voids with images and sounds that articulate what words fail to communicate.
Photo credits: Adrian Paci, Broken Words, 2018, 6:49 min, Courtesy of the artist, Kaufmann Repetto Milan, New York, and Galerie Peter Kilchmann, Zürich, Project realized with the support of Italian Council (2021).
This project was supported by the Italian Council (10th edition, 2021), a program to promote Italian contemporary art around the world by the Directorate-General for Contemporary Creativity of the Italian Ministry of Culture.
About the guests:
Dr. Kobi Ben-Meir is the Chief Curator of Haifa Museum of Art, one of the largest cultural institutions in Israel. Before joining the Haifa Museum of Art in 2021, Ben-Meir worked for 17 years at the Israel Museum, Jerusalem, in diverse curatorial and educational positions. Ben-Meir is a scholar of contemporary art, and earned his PhD from the Hebrew University of Jerusalem. Between 2017 and 2019 he served as a research fellow at the Department of Art History of the Free University of Berlin.
Adrian Paci (born in 1969 in Shkodër, Albania) studied painting at the Academy of Arts of Tirana. In 1997 he moved to Milan where he lives and works.
Throughout his career he held numerous solo shows in various international institutions such as: Kunsthalle Krems (2019); Museo Novecento, Florence (2017) MAC, Musée d’Art Contemporain de Montréal (2014); Padiglione d’Arte Contemporanea – PAC, Milan (2014); Jeu de Paume, Paris (2013); Kunsthaus Zurich, Zurich (2010); Bloomberg Space, London (2010); The Center for Contemporary Art – CCA, Tel Aviv (2009); Museum am Ostwall, Dortmund (2007); MoMA PS1, New York (2006) and Contemporary Arts Museum, Houston (2005). Amongst the various group exhibitions, Adrian Paci’s work has also been featured in the 14th International Architecture Exhibition – La Biennale di Venezia (2014); in the 48th and the 51st edition of the International Art Exhibition – La Biennale di Venezia (respectively in 1999 and 2005); in the 15th Biennale of Sydney (2006); in the 15th Quadriennale di Roma, where he won first prize (2008); in the Biennale de Lyon (2009); and in the 4th Thessaloniki Biennale of Contemporary Art (2013).
Adrian Paci teaches painting and Visual Arts at Nuova Accademia di Belle Arti NABA, Milan. He has been teaching art classes at Accademia Carrara di Belle Arti Bergamo, 2002-2006, IUAV, Venice 2003-2015 and has been giving lectures and workshops in many Universities, Art Academies and Institutions in different countries.
***
Bashkëbisedim / Kobi Ben-Meir, Adrian Paci / “Broken Words” / Muzeu i Artit Haifa / Platforma Harabel, Italian Council/ 31 maj 2022 / Tiranë
Më 31 maj, platforma Harabel zhvilloi një bashkëbisedim me artistin Adrian Paci dhe kuratorin Dr. Kobi Ben-Meir, i cili prezantoi projektin Broken Words dhe ekspozitën Adrian Paci: Still Voices. Bashkëbisedimi u zhvillua te hapësira e Harabel.
Ekspozita, e paraqitur në Muzeun e Artit në Haifa, është një studim i gjerë i veprave të mediumit të videos nga artisti shqiptar me famë botërore Adrian Paci, duke filluar me punën e tij më të hershme të vitit 1997 dhe duke përfunduar me dy premiera botërore të veprave të tij të fundit të vitit 2021.
Ben-Meir prezantoi vepra të Paci-t duke eksploruar përparësinë e gjuhës së trupit mbi gjuhën verbale në veprën e artistit, duke u fokusuar ndërkohë në veprën e tij të vitit 2018, “Fjalë të thyera”. Nëpërmjet kërkimit të ndjeshëm estetik të mediumit të videos, Paci mbush boshllëqet tekstuale me imazhe dhe tinguj që artikulojnë atë që fjalët nuk arrijnë të komunikojnë.
Ky projekt u mbështet nga Këshilli Italian (edicioni i 10-të, 2021), një program për promovimin e artit bashkëkohor italian në botë nga Drejtoria e Përgjithshme për Krijimtarinë Bashkëkohore të Ministrisë së Kulturës Italiane.
Rreth të ftuarve:
Dr. Kobi Ben-Meir është Kryekuratori i Muzeut të Artit në Haifa, një nga institucionet më të mëdha kulturore në Izrael. Përpara se t’i bashkohej Muzeut të Artit të Haifës në vitin 2021, Ben-Meir punoi për 17 vjet në Muzeun e Izraelit, Jerusalem, në pozicione të ndryshme kuratoriale dhe edukative. Ben-Meir është një studiues i artit bashkëkohor dhe ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. Midis 2017 dhe 2019 ai shërbeu si studiues në Departamentin e Historisë së Artit, në Universitetin e Lirë të Berlinit.
Adrian Paci (lindur më 1969 në Shkodër, Shqipëri) ka studiuar për pikturë në Akademinë e Arteve të Tiranës. Në vitin 1997 u transferua në Milano ku jeton dhe punon.
Gjatë karrierës së tij ai ka realizuar ekspozita të ndryshme vetjake në institucione ndërkombëtare si: Kunsthalle Krems (2019); Museo Novecento, Florence (2017) MAC, Musée d’Art Contemporain de Montréal (2014); Padiglione d’Arte Contemporanea – PAC, Milano (2014); Jeu de Paume, Paris (2013); Kunsthaus Zurich, Cyrih (2010); Hapësira Bloomberg, Londër (2010); Qendra për Art Bashkëkohor – CCA, Tel Aviv (2009); Museum am Ostwall, Dortmund (2007); MoMA PS1, New York (2006) dhe Muzeu i Artit Bashkëkohor, Hjuston (2005). Ndër ekspozitat e ndryshme në grup, veprat e Adrian Paci-t janë paraqitur gjithashtu në Ekspozitën e 14-të Ndërkombëtare të Arkitekturës – La Biennale di Venezia (2014); në edicionin e 48-të dhe të 51-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia (përkatësisht në 1999 dhe 2005); në Bienalen e 15-të të Sidneit (2006); në edicionin e 15-të të Quadriennale di Roma, ku ai fitoi çmimin e parë (2008); në Bienalen e Lionit (2009); dhe në Bienalen e 4 të Artit Bashkëkohor të Selanikut (2013). Adrian Paci jep leksione për pikturë dhe arte pamore në Nuova Accademia di Belle Arti NABA, Milano. Ai ka dhënë orë mësimore arti në Accademia Carrara di Belle Ari Bergamo, 2002-2006, IUAV, Venecia 2003-2015 dhe ka mbajtur leksione dhe seminare në shumë Universitete, Akademi Arti dhe Institucione në vende të ndryshme.