Public Art / Alban Muja / Enough Is Enough / Harabel Contemporary Art Platform / March 19th, 2021 / 16:00 / Tirana
This Friday, March 19th, 2021, was inaugurated the public art installation “Enough Is Enough” by the artist Alban Muja, a Harabel Contemporary Art Project and curated by the latter.
This artwork is part of an ongoing project of Harabel focused on giving to public spaces contemporary art installations, aiming to set a close interaction between the public and contemporary art, as well as to create an open dialogue between urban space and art.
“Enough is Enough” is the second artwork that takes part in this project that has started last year in November, with the inauguration of “The Calligraphy” by Adrian Paci.
The concept
This oeuvre, the first of its kind for the contemporary artist Alban Muja, is an iron sculpture, which connects the two banks of the Lana River in one of the most crossed areas of the capital. The work, – a sculpture more than an installation -, consisting of the forming letters of the phrase Enough is Enough, is about 15 meters long and each letter is 1.8 meters high. Nevertheless, it carries a discreet monumentality, as it is not visible from the roads on either side of the river that it connects, but can only be seen by pedestrians on the nearby bridges, or by those seeking to look at it among the surrounding vegetation. This placement is certainly intentional: the unification of the two sides is a rhetorical gesture, but also a parallelism that responds to the truth of two nations connected since always and forever; on the other hand, the almost hidden placement of a monument of such large dimensions, calls again another great truth: that of the Albanian hospitality of the exodus of Kosovo during the war, great but elegantly silent.
The themes of memory, the Kosovo war and the material representation of pain are continuous subjects in Alban Muja’s artistic research. Enough is Enough, is in its shape unusual for him, but in its essence is a continuation of the discourse that Muja initiates in his work, confronting the public with major issues, like: war, emigration and division, but at the same time with the importance of humanistic values, such as collective aid, or being there for others during refugee crisis.
The birthplace is the secure starting point of Muja’s work, same as the war, as a lived truth of his, but Enough is Enough is not only a monument of Kosovo’s relationship with Albania, but also an echo of the situation of every refugee in the world today. From this perspective, Enough is Enough is a political act that surpasses the territory where it is born, a rebellion towards today’s socio-political models, which tend to emphasize more on (territorial) borders than human life and the universal right to security and stability. The intention of this work is not the recollection of war, but the approach with its consequences to the affected people and the problematics of power as a purpose.
Enough is Enough is a work of public art by the artist Alban Muja, which originates from the statement made by President George Bush during his visit to Tirana in 2007: “At some point in time, sooner rather than later, you’ve got to say enough is enough, Kosovo is independent!”, giving a clear message to all international politics, but also reminding once again the linked fates of Kosovo and Albania.
Enough is Enough approaches as a historical memory after two decades, and as such it may seem belated, but it is precisely the evidence of a slightly changing world, almost an artifact of the great refugee crisis that the Balkans experienced and that apparently had little impact on international political behavior, as the world constantly sees the birth and the expansion of acute areas of humanitarian crisis. In this context, Enough is Enough comes not only as the answer that the American President gave to Kosovo’s independence status, but also as a questioning of the long-term relationship between power and human freedom.
(Curatorial text by Ajola Xoxa)
About the artist
Alban Muja (born 1980) is a Kosovan contemporary artist based in Berlin and Prishtina. Influenced primarily by the social, political and economic transformation processes in the wider surrounding region, he investigates history and socio-political themes and links them to his position in Kosovo today.
Selected exhibitions include: Ludwig Museum, Budapest; Maxxi Museum, Rome; 3rd Industrial Art Biennial, Istria, Croatia ; MOMus Experimental Center for the Arts, Thessaloniki; Kumu Art Museum, Tallinn; Guangdong Museum of Art; Museum Of Contemporary Art – Skopje; MeetFactory, Prague; Forum Stadpark, Graz; James Gallery, New York; City Art Gallery of Ljubljana; Zhejiang Art Museum, Hangzhou; Museum of Fine Art, Split; Trieste Contemporanea; Museum of Modern and Contemporary Art, Rijeka; Zachęta National Gallery of Art, Warsaw; ‘2ndBiennial of Contemporary Art in the Atomic shelter in Konjic, BiH; Škuc Gallery, Ljubljana; National Gallery of Kosovo; Museum of Fine Art, Split; Gagosian Gallery, Beverly Hills; Slovak National Gallery; Staatliche Kunsthalle, Baden-Baden; 28th Ljubljana Graphic Biennale; nGbK, Berlin; National Gallery of Arts, Tirana; Cetinje Biennale and others.
Muja in 2019 represented Pavilion of Republic of Kosovo at the 58 Venice Biennale with project called “Family Album”.
***
Art Publik / Alban Muja / Enough Is Enough / Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel / 19 mars, 2021 / 16:00 / Tiranë
Të premten, më 19 mars, 2021, u përurua vepra publike me titull “Enough Is Enough” nga artisti Alban Muja, projekt i Platformës së Artit Bashkëkohor HARABEL dhe kuruar po nga kjo e fundit.
Kjo vepër vjen në kuadër të një projekti afatgjatë të Harabel që ka nisur përgjatë vitit 2020 dhe përmban një seri veprash arti të realizuara nga artistë bashkëkohorë, të cilat do të vendosen në hapësirat publike të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë. Ky projekt ka si qëllim vendosjen e publikut në ndërveprim të afërt me artin bashkëkohor, si dhe krijimin e një dialogu të hapur mes hapësirës urbane dhe artit.
“Enough Is Enough” është vepra e dytë që bën pjesë në këtë projekt, i cili ka nisur me përurimin e veprës “Bukurshkrimi” të artistit Adrian Paci, në nëntorin e vitit të kaluar.
Koncepti
E para e këtij lloji për artistin bashkëkohor Alban Muja, kjo vepër është një skulpturë në hekur e cila, si një urë, lidh dy brigjet e lumit të Lanës, në një prej zonave më urbane të kryeqytetit. Vepra, që më shumë se një instalacion është mirëfilli një skulpturë, e përbërë prej gërmave formuese të togfjalëshit “Enough is Enough”, është rreth 15 metra e gjatë dhe secila gërmë 1,8 metra e lartë. Pavarësisht kësaj, ajo mbart një monumentalitet diskret, pasi nuk është e dukshme prej rrugëve në të dy anët e lumit që lidh, por mund të shihet veçse prej kalimtarëve në urat që ka pranë, ose prej atyre që kërkojnë ta shohin mes bimësisë që e rrethon. Kjo vendosje është sigurisht e qëllimtë: bashkimi i dy brigjeve është një gjest retorik, por një paralelizëm që i përgjigjet të vërtetës së dy vendeve të lidhur prej gjithnjë e përgjithmonë; nga ana tjetër, vendosja thuajse e fshehur e një monumenti me përmasa kaq të mëdha, thërret sërish një tjetër të vërtetë të madhe: atë të mikpritjes shqiptare të eksodit të Kosovës gjatë luftës, e madhe por pa zhurmë.
Temat e kujtesës, luftës së Kosovës dhe përfaqësimit material të dhimbjes janë tema të vazhdueshme të hulumtimit artistik të Alban Mujës. “Enough Is Enough” është e pazakontë për të në formë, por një vazhdimësi e diskursit që ngre Muja në punën e tij, duke e vendosur publikun përballë çështjeve të mëdha të luftës, emigrimit e ndarjes, por edhe rëndësisë së vlerave humaniste, si ndihmesa kolektive, gjendja e njeriut për njeriun.
Vendlindja është pikënisja e sigurtë e punës së Mujës, sikurse është dhe lufta, si një e vërtetë e jetuar e tij, por “Enough Is Enough” nuk është vetëm një monument i lidhjes së Kosovës me Shqipërinë, por edhe një eko e situatës së çdo refugjati sot në botë. Në këtë kondvështrim, “Enough Is Enough” është edhe një akt politik universal që tejkalon territorin ku lind, një kundërvënie ndaj modeleve të sotme socio-politike që vendosin kufirin (territorial) përpara jetës së njeriut dhe të drejtës së tij për siguri dhe stabilitet. Synimi i veprës nuk është rikujtesa e luftës, por përqasja me pasojat e saj tek popujt e prekur dhe problematizimi i pushtetit si qëllim.
“Enough Is Enough” është një vepër arti publik e artistit Alban Muja, e cila lind prej deklaratës së bërë prej Presidentit George Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 2007: “Ka ardhur koha, madje sa më shpejt, që të themi “Mjaft më!” Kosova është e pavarur!” (“At some point in time, sooner rather than later, you’ve got to say enough is enough, Kosovo is independent!”), duke i dhënë një mesazh të qartë të gjithë politikës ndërkombëtare, por edhe duke rikujtuar edhe një herë fatet e lidhur të Kosovës e Shqipërisë.
“Enough Is Enough” vjen si kujtesë historike pas dy dekadash, e si e tillë mund të duket e vonuar, por ajo është pikërisht dëshmi e një bote që ndryshon pak, një thuajse artefakt i krizës së madhe refugjate që përjetoi Ballkani e që me sa duket pati pak impakt mbi sjelljen politike ndërkombëtare, duke qenë se bota sheh vazhdimisht lindjen dhe zgjerimin e zonave akute të krizave humanitare. Në këtë kontekst, Enough is Enough nuk vjen vetëm si përgjigjja që Presidenti Amerikan i dha statusit të pavarësisë së Kosovës, por edhe si vënie në pyetje e marrëdhënies afatgjatë mes pushtetit dhe lirisë së njeriut.
(Teksti kuratorial nga Ajola Xoxa)
Rreth artistit
Alban Muja (i lindur në 1980) është një artist bashkëkohor kosovar që jeton mes Berlinit dhe Prishtinës. I ndikuar kryesisht nga proceset e transformimit shoqëror, politik dhe ekonomik në rajonin e gjerë përreth, ai shqyrton historinë dhe temat socio-politike dhe i lidh ato me pozicionin e tij në Kosovë sot.
Disa prej ekspozitave të zgjedhura ku ai ka marrë pjesë janë : Muzeun Ludwig, Budapest; Muzeu Maxxi, Romë; Bienaleja e 3-të e Artit Industrial, Istria, Kroaci; Qendra Eksperimentale MOMus për Artet, Selanik; Muzeu i Artit Kumu, Talin; Muzeu i Artit Guangdong; Muzeu i Artit Bashkëkohor – Shkup; MeetFactory, Pragë; Forum Stadpark, Graz; Galeria James, New York; Galeria e Arteve e Qytetit të Lubjanës; Muzeu i Artit Zhejiang, Hangzhou; Muzeu i Arteve të Bukura, Split; Trieste Contemporanea; Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor, Rijeka; Galeria Kombëtare e Artit Zachęta, Varshavë; Ien Bienaleja e 2-të e Artit Bashkëkohor në strehën Atomike në Konjic, BiH; Galeria Škuc, Ljubljana; Galeria Kombëtare e Kosovës; Muzeu i Arteve të Bukura, Split; Galeria Gagosian, Beverly Hills; Galeria Kombëtare Sllovake; Staatliche Kunsthalle, Baden-Baden; Bienaleja e 28-të Grafike e Lubjanës; nGbK, Berlin; Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë; Bienalja e Cetinje dhe të tjerët.
Muja në vitin 2019 përfaqësoi Pavionin e Republikës së Kosovës në Bienalen e 58-të të Venecias me projektin e quajtur “Albumi i Familjes”.