HARABEL
  • About
  • Blog
  • Projects
    • Talk
    • Screening
    • Public Art
    • Workshop
  • Artists Archive
  • Contact

Public Art / N’dritë / at the former internment camp in Tepelena / August 23rd, 2018 / 17:30 – 24:00

August 15, 2018

 

Public Art / N’dritë / at the former internment camp in Tepelena / August 23rd, 2018 / 17:30 – 24:00

N’dritë / In the light: Collaboration of Security Files Authority with IIPP, Harabel and MEMO 

This August 23rd, at the former concentration camp in Tepelena, HARABEL will cure the presentation of three very important art pieces: “Even Walls Have Ears” by Alketa Xhafa Mripa and “As If Mother” & “We Belong to Each Other”, by Ema Andrea, Ervin Kotori, Gjon Radovani and Agron Tufa. The performances will be followed by a music concert by “Asgjë Sikur Dielli and “3 Mosketieret” as a celebration of life over pain and death imposed by the former Albanian communist regime. This will be our most challenging contemporary art presentation so far, inside of a former concentration camp firstly open for the wide public, discerning our historical memory of brutal mental and physical pain, of fear and absence of freedom; on an August sunny day, as life slowly progresses towards acceptance and forgiveness, towards light.

The history of the camp

In the former internment camp no. 6 in Tepelena hundreds of people lost their lives.

The origins of the museum complex is marked by two barracks built by the Italian fascist army in 1939. The barracks served as the military base for the fascist army in the Italian-Greek war.After the end of World War II and the installation of the communist dictatorship in Albania, this military unit was converted into a concentration camp in 1949 and served as such until 1953. From 1953 to 1990 it served as a military unit for the army of the People’s Republic of Albania and after 1990 this complex lost its function.

According to testimonies, approximately 300 minorslost their lives in this camp, mostly from starvation and ill-treatment. These children ended up in this brutal internment center with the only “guilt” of being the children or grandchildren of parents,  grandparents and cousins, who for the Regime were categorized as political enemies. These children were also deprived of the right to have a grave, they were burried  on the river banks, so that the river waters would flush away the remains, thus eradicating the traces of this ghastly massacre.

The objective

Purpose of this project is awareness of public opinion about the painful stories of this camp and all the innocent lives lost in it.

Programme

17:30 – 18:00     “If mother…”  by MEMO

19:00 – 19:30     “Bed  room”  by MEMO

“Labor path”  by MEMO

19:30 – 20:00     “We belong to each other” by MEMO, Ema Andrea, Gjon Radovani, Agron Tufa, Ervin Kotori.

19:30 – 20:30    “Even Walls Have Ears” by Alketa Xhafa Mripa, Kristale Ivezaj Rama.

21:00 – midnight | Music: Celebrating life and triumph of human dignity

Music bands: ASGJË SIKUR DIELLI ( listen to their music here https://www.youtube.com/watch?v=wNCMDZ4grR4 ) and 3 MUSKETIERS ( listen to their music   https://www.youtube.com/watch?v=lyD9blkpfOU )

Please, confirm your participation at Bianka.Hada@autoritetidosjeve.gov.al

***

Art Publik / N’dritë / Ish-kampi i internimit në Tepelenë / 23 gusht 2018 / 17:30 – 24:00

N’dritë / në bashkëpunim me Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve me IIPP, Harabel dhe MEMO

Këtë 23 gusht, në ish-kampin e përqendrimit në Tepelenë, HARABEL do të kurojë paraqitjen e tri pjesëve të rëndësishme të artit: “Edhe muret kanë veshë” nga Alketa Xhafa Mripa; “Sikur mama” dhe “I përkasim njëri-tjetrit” nga Ema Andrea, Ervin Kotori, Gjon Radovani dhe Agron Tufa. Në vijim do të zhvillohet një koncert muzikor nga “Asgjë Sikur Dielli” dhe “3 Musketierët”. Gjithçka si një festë e jetës mbi dhimbjen dhe vdekjen, kushtëzuar nga ish-regjimi komunist shqiptar. Kjo do të përbëjë paraqitjen më sfiduese të artit bashkëkohor nga ana jonë deri më tani, brenda një kampi të mëparshëm përqendrimi të hapur për herë të parë për publikun e gjerë, duke mprehur kujtesën tonë historike ndaj dhimbjes brutale mendore dhe fizike, frikës dhe mungesës së lirisë; në një ditë me diell gushti, ndërsa jeta ecën ngadalë drejt pranimit dhe faljes, drejt dritës.

Historia e kampit

Ish-kampi i internimit i Tepelenës i përngjan një kampi përqendrimi në të cilin janë humbur qindra jetë.

Zanafillën e ndërtimit të kompleksit muzeal e shënojnë dy kazerma të ndërtuara nga ushtria fashiste italiane në vitin 1939. Kazermat shërbyen si bazë ushtarake e ushtrisë fashiste në luftën italo-greke. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, në vitin 1949 ky repart ushtarak u shndërrua në kamp internimi dhe shërbeu si i tillë deri në vitin 1953. Nga viti 1953 deri në vitin 1990 ai shërbeu si repart ushtarak për ushtrinë e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe pas vitit 1990 ky kompleks humbi çdo funksion.

Në kampin e Tepelenës kanë ndërruar jetë rreth 300 fëmijë, kryesisht nga uria dhe keqtrajtimi. Fëmijët përfunduan në këtë qendër brutale internimi me të vetmin “faj” se ishin fëmijë ose nipa të prindërve, gjysheve ose kushërinjve që për pushtetin popullor ishin kategorizuar si armiq politikë. Këtyre fëmijëve iu hoq edhe e drejta e pasjes së një varri, duke i varrosur buzë lumit, me qëllim që ujërat e Vjosës t’ua merrnin eshtrat më vete, duke i zhdukur kështu gjurmët e këtij makabriteti.

Qëllimi

Qëllimi i projektit është ndërgjegjësimi i opinionit publik për historitë e dhimbshme të këtij kampi dhe të gjitha jetëve të pafajshme të humbura në të. 

Programi

17:30 – 18:00     “Sikur mama…” nga MEMO

19:00 – 19:30     “Shtrati dhomë”  nga MEMO

“Dru me pre”  nga MEMO

19:30 – 20:00     “I përkasim njëri-tjetrit” nga MEMO, Ema Andrea, Gjon Radovani, Agron Tufa, Ervin Kotori.

19:30 – 20:30    “Edhe Muret Kanë Veshë” nga Alketa Xhafa Mripa, Kristale Ivezaj Rama.

21:00 – deri në mesnatë | Festojmë jetën dhe fitoren e dinjitetit të njeriut         

Grupet muzikore: ASGJË SIKUR DIELLI (dëgjoni muzikën e tyre këtu https://www.youtube.com/watch?v=wNCMDZ4grR4) dhe 3 MUSKETIERËT (dëgjoni muzikën e tyre këtu    https://www.youtube.com/watch?v=lyD9blkpfOU )

Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën:  Bianka.Hada@autoritetidosjeve.gov.al

 

 

 

Categories: Projects Public Art
  • Share:
Exhibition / Edison Çeraj / “Colouring” / Gallery 70 / November 19th – December 13th, 2020 / Tirana
January 4, 2021
Exhibition / Gazmend Leka / “Noe” / FAB Gallery / 11th - 30th November 2020 / Tirana
December 10, 2020
Exhibition / Bib Frrokaj, Lori Lako, Floida Skraqi, Vangjush Vellahu / “Ardhje” Award / “Zeta” / November 12th - December 4th, 2020 / Tirana
November 26, 2020
Previous post
Next post