Screening & Talk / Anri Sala “Le Clash” / October 12, 2021 / Harabel Contemporary / Destil, Tirana
Harabel Contemporary Art Platform invited artist Anri Sala to present two of his short films Le Clash (2010) and Tlatelolco Clash (2011) for the Albanian public, at the premises of Destil, Tirana. The presentation of the films was followed by a conversation between the artist and the public.
Le Clash (2010)
In Le Clash the performers play a part of the song “Should I Stay or Should I Go” outside an abandoned concert hall in Bordeaux, France.
Two musicians walk near the concert hall, slowly rotating the handle of a barrel organ which emits sounds through the perforated papers that are placed in it.
In the same space a man wanders around holding a white box under his arm. As he approached the concert hall, he slowly rotates a small handle which is installed in this music box, emitting the sounds of a different version of the song.
The echo element is approached in its two dimensions: that of time and that of space, as the same music is reproduced decades later and at the same time the music is (re)brought to the walls of this abandoned place where it was once performed.
Tlatelolco Clash (2011)
Tlatelolco Clash shows scenes among the ruins of the Tlatelolco archeological site in Mexico City, while a group of people become part of it holding a perforated sheet of music containing the result of the aforementioned melody from The Clash.
Although the sheets are coded with the same piece of music, when placed on the barrel organ, each of them creates a different melody, thus giving a different rhythm to the song.
In the end, the perforated sheets are placed in one line and when united together they form the correct sounds of this musical melody.
Anri Sala created this movie by exploring the content of the historical memory and the context of physical space. He believes that the environment and architecture play an important role for the performance of sound in his works.
This event was realized with the support of the Ministry of Culture.
Anri Sala was born in Tirana, Albania, in 1974. He studied painting at the National Academy of Arts in Tirana. Later he studied video at the Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs in Paris, followed by film directing at Le Fresnoy – Studio National des Arts Contemporains – in Tourcoing, France. In 2001 he received the Young Artist Award at the 49th Venice Biennale. His works have been widely exhibited in various international institutions. Anri Sala has had solo exhibitions at the Musée d’art Contemporain, Montreal, Canada (2011); The Museum of Contemporary Art in North Miami (2008) and the ARC Musée d ‘art modern de la ville de Paris (2004). He also participated in numerous international group exhibitions, including: Venice Biennale (2001, 2003 and 1999), Yokohama Triennale (2001) and Manifesta 3, Ljubljana (2000). Anri Sala won several awards: Vincent (2014); Mario Merz Award (2014); 10th Benesse Prize (2013); Absolute Art Award (2011).
While exposing the slowness, the serenity and the intimate details, Sala explores the boundary between documentary and fiction. His works of art reveal a sub stream of tension that speaks of political and social realities, articulating on loss and alienation through the specification of a place and the cultural context that seems rooted in memory and history.
***
Projektim filmi & Bashkëbisedim me artistin / Anri Sala “Le Clash” / 12 tetor, 2021 / Platforma HARABEL / Destil, Tiranë
Platforma e Artit Bashkëkohor HARABEL ftoi artistin Anri Sala për të prezantuar për publikun shqiptar dy prej filmave të tij me tituj Le Clash (2010) dhe Tlatelolco Clash (2011), në ambientet e Destil, Tiranë. Pas prezantimit të filmave me metrazh të shkurtër, u bë një bashkëbisedim mes artistit dhe publikut.
Le Clash (2010)
Në Le Clash interpretuesit luajnë pjesë nga kënga Should I Stay or Should I Go (Të qëndroj apo të shkoj?) në ambientin jashtë një salle koncertesh të braktisur në Bordo, Francë.
Dy muzikantë shëtisin pranë sallës së koncerteve duke rrotulluar ngadalë dorezën e një organoje e cila lëshon tinguj më anë të letrave të shpuara që janë të vendosura në të.
Në të njëjtën hapësirë shfaqet një burrë që endej duke mbajtur në krah një kuti të bardhë. Teksa afrohej pranë sallës së koncerteve, ai kthen ngadalë një dorezë të vogël e cila është e instaluar në këtë kuti muzike prej të cilës nisin të lëshohen tingujt e këngës në një tjetër version.
Çështja e jehonës afrohet këtu në dy dimensionet e saj: në atë të kohës dhe atë të hapësirës, meqenëse riprodhohet e njëjta muzikë dekada më vonë dhe njëkohësisht duke (ri)sjellë muzikë në muret e këtij vendi të braktisur, ku është performuar dikur.
Tlatelolco Clash (2011)
Në filmin Tlatelolco Clash shfaqen pamje midis rrënojave të sitit arkeologjik Tlatelolco në qytetin e Meksikës, ku pjesë e saj bëhet një grup njerëzish që mbajnë në duar një fletë muzikore të shpuar që përmban rezultatin e melodisë së lartpërmendur nga The Clash.
Megjithëse fletët janë të koduara me të njëjtën pjesë muzikore, kur vendosen në organon lëvizëse secila prej tyre krijon një melodi të ndryshme duke i dhënë kështu një ritëm tjetër këngës.
Në përfundim fletët e koduara vendosen në një linjë me njëra-tjetrën të cilat duke u bashkuar formojnë tingujt e saktë të kësaj melodie muzikore.
Anri Sala ndërton këtë film duke eksploruar mbi përmbajtjen e kujtesës historike dhe kontekstit të hapësirës fizike. Ai beson se mjedisi dhe arkitektura kanë një rol të rëndësishëm për performancën e tingullit në veprat e tij.
Ky event u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Anri Sala ka lindur në Tiranë, Shqipëri në vitin 1974. Ai studioi pikturë në Akademinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, video në Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs në Paris dhe regji filmi në Le Fresnoy – Studio National des Arts Contemporains – në Tourcoing, Francë. Në 2001 ai mori çmimin e Artistit të Ri në Bienalen e 49-të të Venecias. Punimet e tij janë ekspozuar gjerësisht në institucione të ndryshme ndërkombëtare. Anri Sala ka pasur ekspozita solo në Musée d’art contemporain, Montreal, Kanada (2011); Muzeu i Artit Bashkëkohor në North Miami (2008) dhe ARC Musée d ‘art moderne de la ville de Paris (2004), si dhe shfaqjen e punës në ekspozita të shumta në grup ndërkombëtar, përfshirë: Bienalen e Venecias (2001, 2003 dhe 1999), Triennale Yokohama (2001) dhe Manifesta 3, Ljubljana (2000). Anri Sala gjithashtu është fitues i çmimeve: Vincent (2014); Çmimin Mario Merz (2014); Çmimin e 10 -të Benesse (2013); Çmimin Absolut të Artit (2011).
Duke vënë në dukje ngadalësinë, qetësinë dhe detajet intime, Sala eksploron në kufirin midis dokumentarit dhe trillimit. Veprat e tij artistike zbulojnë një nën-rrymë tensioni që flet për realitetet politike dhe shoqërore, duke artikuluar mbi humbjen dhe tjetërsimin nëpërmjet specifikimit të një vendi dhe konteksti kulturor që duket i rrënjosur në kujtesë dhe histori.