Talk / Alessandra Pioselli / Harabel, Italian Institute of Culture / February 6th 2019 / 7:00 pm / Tirana
Harabel Contemporary Art Platform, in collaboration with Italian Institute of Culture, invites art critic and curator Alessandra Pioselli to have a talk at Harabel living room this February 6th 2019, at 7:00 pm. The start point for this talk is the publication of her book “Art in Urban Space. Italian experience from 1968 to present”.
This talk critically addresses the notion of participation and of involvement of people, as well as the relationships between artistic practice and territory. The question is how and with what objectives art deals with the comprehensiveness of social, political, administrative and cultural dynamics which play a role in territories under transformation.
About the art critic:
Alessandra Pioselli is currently director of the Accademia di Belle Arti G. Carrara in Bergamo. She teaches History of Contemporary Art at the same Academy and Public Art at the Master in Management of Art and Cultural Heritage of the Sole24Ore in Milan.
Also she works as an art critic and curator, and collaborates with Artforum magazine. In 2015 she published the book “L’arte nello spazio urbano. L’esperienza italiana dal 1968 ad oggi” (“Art in Urban Space. Italian experience from 1968 to present”). (Johan & Levi, Monza).
***
Bashkëbisedim / Alessandra Pioselli / Harabel, Instituti Italian i Kulturës / 6 shkurt 2019 / 19:00 / Tiranë
Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel fton për bashkëbisedim kritiken e artit dhe kuratoren Alessandra Pioselli më 6 shkurt 2019, ora 19:00. Kjo veprimtari zhvillohet në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës. Alessandra Pioselli vjen në këtë bashkëbisedim duke pasur si pikënisje botimin e librit të saj “Arti në hapësirën urbane. Përvoja italiane prej vitit 1968 deri më sot”.
Bashkëbisedimi i përmbahet në mënyrë kritike kuptimit të pjesëmarrjes dhe përfshirjes së njerëzve, si dhe marrëdhënieve midis veprimit artistik dhe territorit. Çështja është se si dhe me cilat qëllime arti mund të merret me gjithëpërfshirjen e lëvizjeve shoqërore, politike, administrative dhe kulturore, të cilat luajnë rol në vendet në shndërrim.
Rreth kritikes së artit:
Alessandra Pioselli është aktualisht drejtore e Akademisë së Arteve të Bukura “G. Carrara” në Bergamo (Itali). Ajo jep lëndën e Historisë së Artit Bashkëkohor në të njëjtën akademi, si dhe lëndën Art Publik në nivelin “master” në degën e Menaxhimit të Artit dhe Trashëgimisë Kulturore në “Sole24Ore” në Milano (Itali).
Ajo punon si kritike arti dhe kuratore. Po ashtu, Pioselli bashkëpunon me revistën “Artforum”. Në vitin 2015 ajo botoi librin “L’arte nello spazio urbano. L’esperienza italiana dal 1968 ad oggi” (“Arti në hapësirën urbane. Përvoja italiane prej vitit 1968 deri më sot). (Johan & Levi, Monza).