Talk / Gabi Scardi / Harabel Contemporary Art Platform, Italian Institute of Culture / Tuesday / December 18th, 2018 / 7:00 pm / Tirana
Harabel Contemporary Art invites curator and writer Gabi Scardi for Harabel December Talk this December 18th 2018, at 7:00 pm. For decades, within the vast panorama of contemporary art, a special meaning exists: one that is reproduced by artists who see their work as real solid opportunity to adhere to reality and interfere with the public sphere. These artists, sensitive to social and urban transformation and quality of life, respond to the needs of the present by evoking the possibility of transformation, particularly at the level of civil, territorial and collective life; paying particular attention to specific contexts and people living there.
The Talk aims to promote reflection on the character and role of these forms through some Italian and international examples. In particular, we will look into the case of the restoration of Alberto Burri’s public work, “Teatro Continuo” conceptualized in 1973 at the XV Triennale in Milan: a kind of a stage machine located in the city’s space, planned for free and independent use from citizens.
About the curator
Gabi Scardi is an art critic, curator and writer. Her main field of scientific research is an intersection between art, anthropology, architecture, design and urban culture. Scardi was the curator at MAXXI – National Museum of XXI century, Rome. She worked with institutions and museums such as Royal Academy, London; Hangar Bicocca, Milan; Museum of the Novecento, Milan; Chiostri di Sant’Eustorgio, Milan; Autograph, London; Louisiana Museum, Copenhagen; Mart Museum, Rovereto.
Among her recent curated exhibitions are those of artists Jimmie Durham, Nasan Tur, Adrian Paci, and Maria Papadimitriou. She curated Greece’s Pavilion at the 56th Venice Biennale (2015). Scardi investigates contemporary collaborative interdisciplinary methodologies. She was involved in European projects and curated public and intercultural artistic projects. Among them: “Cibo che unisce, il cibo che divide”, the “Feltrinelli” Foundation, “Expo 2015 Laboratory”, artistic and anthropological seminars by Emilio Fantini, Adrian Paci, Maria Papadimitriou, Steve Piccolo in collaboration with the University of Studies in Milano Bicocca, 2014; “Side Effects”, Louisiana Museum, Copenhagen 2011; The Biennial of Lyon 2009; Alfredo Jaar, “Questions Questions”, Milan 2008; “Voyages Croisés” (Dakar, Milan, Biella, Turin, Rome, Zingonia, Senegal and Italy; “Initinere”, Lecce; Gabi Scardi collaborated on the EU-Roma project.
She curated the restoration of Alberto Burri’s “Teatro Continuo”, Milan 2015. She is also a writer who helped with revisions and features of many publications and exhibition catalogues. Among her publications are: Alberto Burri’s “Teatro Continuo” (ed. Corraini), 2015; “Paesaggio con figura: Arte, sfera pubblica, trasformazione sociale” ed. Allemandi & C., 2011.
***
Bashkëbisedim / Gabi Scardi / Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel, Instituti Italian i Kulturës / E martë / 18 dhjetor 2018 / 19:00 / Tirana
Harabel Contemporary Art fton për bashkëbisedim kuratoren dhe shkrimtaren Gabi Scardi më 18 dhjetor 2018, ora 19:00. Prej disa dekadash, brenda një panorame të gjerë të artit bashkëkohor, ekziston një kuptim i veçantë: ai që riprodhohet nga artistë që shohin në punën e tyre një mundësi konkrete për t’iu përmbajtur realitetit dhe një mundësi ndërhyrjeje në sferën publike. Këta artistë, të ndjeshëm ndaj rasteve të transformimit social dhe urban dhe ndaj cilësisë së jetës, u përgjigjen nevojave të së tashmes duke evokuar mundësinë e transformimit, veçanërisht në nivelin e jetës civile dhe kolektiviteteve territoriale; duke u kushtuar vëmendje të veçantë konteksteve specifike dhe njerëzve që jetojnë atje.
Përmes disa shembujve italianë dhe ndërkombëtarë, takimi synon të nxitë pasqyrimin mbi karakterin dhe rolin e këtyre formave. Në veçanti, do të shqyrtohet shembulli i restaurimit të veprës publike “Teatro Continuo” të artistit Alberto Burri, konceptuar në vitin 1973 me rastin e Trienales XV të Milanos: një lloj makine skenike e vendosur në hapësirën e qytetit, përgatitur për përdorim të lirë dhe të pavarur nga qytetarët.
Rreth kuratores
Gabi Scardi (Gabi Skardi) është kritike arti, kuratore dhe shkrimtare. Fusha e saj kryesore në kërkimin shkencor është arti në kryqëzim me antropologjinë, arkitekturën, dizajnin dhe kulturën urbane. Scardi ka qenë kuratore te MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve të shekullit XXI në Romë. Ajo punoi me institucione dhe muze të tilla si: Royal Academy (Akademia Mbretërore), Londër; HangarBicocca, Milano; Museo del Novecento (Muzeu i Nëntëqindtës), Milano; Chiostri di Sant’Eustorgio (Kuvendet e Shën Eustorxhos), Milano; Autograph (Autograf), Londër; Louisiana Museum (Muzeu i Luizianës), Kopenhagë; Mart Museum (Muzeu Mart), Rovereto.
Ndër ekspozitat e kuruara prej saj kohët e fundit, përmenden ato të artistëve: Jimmie Durham, Nasan Tur, Adrian Paci, Maria Papadimitriou. Ajo kuroi pavijonin e Greqisë në Bienalen e 56-të të Venecias (2015). Scardi heton metodologjitë ndërdisiplinore bashkëpunuese bashkëkohore. Ajo është përfshirë në projekte europiane dhe ka kuruar projekte artistike publike dhe ndërkulturore. Midis tyre: “Ushqimi që na bashkon, ushqimi që na ndan” (Cibo che unisce, il cibo che divide), fondacioni “Feltrinelli”, “Laboratori Expo 2015”, seminare artistiko-antropologjike nga Emilio Fantini, Adrian Paci, Maria Papadimitriou, Steve Piccolo në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve në Milano-Bicocca, 2014; “Ndikimet anësore”, Muzeu i Luizianës (Louisiana Museum), Kopenhagë 2011; Bienalja e Lionit 2009; Alfredo Jaar, “Pyetje Pyetje”, Milano 2008; “Voyages Croisés” (“Udhëtimet e kryqëzuara”), Dakar, Milano, Biella, Torino, Romë, Zingonia, Senegal dhe Itali; “Initinere”, Lecce (Leçe); Gabi Scardi bashkëpunoi në projektin europian EU-Roma.
Ajo ka kuruar restaurimin e “Teatro Continuo”-s të Alberto Burri-t, Milano 2015. Ajo është gjithashtu një shkrimtare, e cila ka ndihmuar në rishikime dhe veçori për shumë botime dhe katalogë ekspozimi. Ndër botimet e saj: “Teatro Continuo” i Alberto Burri-t (ed. Corraini), 2015; “Paesaggio con figura: Arte, sfera pubblica, trasformazione sociale” (“Peizazh me figura: arte, fushë e përbashkët, shndërrim shoqëror”), ed. Allemandi & C., 2011.